Pasojat e zjarreve në ekosistem - Po shkatërrohen pyje e kullota, kërkohet ndërgjegjësim qytetar

15 Gusht 2025, 08:34Sociale TEMA
Pasojat e zjarreve në ekosistem - Po shkatërrohen pyje e kullota,

Zjarret e këtyre ditëve në qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, kullota, mjedis dhe në ekonominë e banorëve.

Inxhinieri i pyjeve, Gligor Dushi, flet mbi shkaqet dhe pasojat në zjarreve në ekosistemet natyrore.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë jo vetëm banesat, jo vetëm kafshë shtëpiake, por edhe sipërfaqe tepër të mëdha pyjore, me pyje të larta, të cilat duan shumë kohë të rikthehen si ishin. Sipërfaqe të tëra habitatesh që instalojnë faunën e egër po na zhduken. Po na zhduken thëllëzat, lepuri, gjithçka që kemi në këto habitate. Po na dëmtohet e ardhmja!” thotë inxhinieri i pyjeve.

Dushi bën një apel të fortë për komunitetin që të tregojë kujdes dhe të bashkëpunojë me autoritetet për të parandaluar zjarrvëniet dhe për të mbrojtur mjedisin.

Kujdes o njerëz! Ta ruajmë këtë tokë. Nuk është vetëm pasuria, jeta jonë. Është e ardhmja jonë,” apelon z. Dushi.

Vetëm gjatë këtij viti, rajoni jugor ka regjistruar një numër të konsiderueshëm zjarresh me pasoja të rënda për pyjet dhe kullotat, dhe jo vetëm./rtsh.al

1 Komente

  1. R
    Rrofte ASPAK

    Duhet te ndergjegjesohen politikanett e PD ne rradhe te pare. Ata mesoje se si vihet zjarri dhe nuk mbahet pergjegjesine, si transportohet benzina Duke futur shishe benzine ne breket e deputetes. Ata frymezojne me thirrje "rrembeni armet" apo "ta ndezim zjarri ne Surrel", dmth ne parkun natyrore te Dajtit. Dhe Prokuroret kerkoje zjarreve es ne fushates e male, kur zjarrvenesit e vertete Jane ne mes te Tirane dhe nuk iu hy gjemb ligji ne kembe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje