Kryetari i shoqatës “Vatra e shqiptarëve”: Në Adana, 2 pallate ku banojnë shqiptarë janë shembur

6 Shkurt 2023, 21:40Sociale TEMA

Kryetari i shoqatës “Vatra e shqiptarëve”: Në Adana,

Bora Zukali, kryetari i shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll tha në një intervistë për Euronews Albania se 2 pallate në Adana të Turqisë janë shembur plotësisht nga tërmeti.

Zukali u shpreh se ende nuk kanë një informacion për fatin e bashkatdhetarëve të tyre pas tërmetit shkatërrimtar që ka lënë pas më shumë se 2500 viktima.

“Kemi marrë një lajm nga Adanaja se dy pallate ku jetojnë shqiptarë të Sanxhaku janë rrëzuar dhe shqiptarët që jetojnë në krahun tjetër nuk kalojnë dot për t’iu ardhur në ndihmë. 

Nuk kemi informacion nëse ka viktima apo kanë shpëtuar. Deri në drekë ka pasur 180 palëkundje, pas drekës 350 paslëkundje. Në orën 12 ose 1 ka pasur një lëkundje të fortë”, tha Zukali.

Lini një Përgjigje