“Goditja ka qenë e tmerrshme”, flet ambasadori shqiptar në Turqi

6 Shkurt 2023, 13:29Sociale TEMA

“Goditja ka qenë e tmerrshme”, flet ambasadori shqiptar në

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo ka rrëfyer në Euronews Albania përjetimet e tërmetit 7.8 ballë që goditi mëngjesin e kësaj të hënë Turqinë.

Robo tha se tërmeti u ndje dhe në Ankara, ku qytetarët dolën të terrorizuar nga banesa. Ai nënvizoi se deri në këto momente nuk raportohet për humbje jete të shtetasve shqiptarë.

Në bazë të komunikimeve që ambasada ka pasur me komunitetin shqiptar në zonën e tërmetit, ai tha se qytetarët u kishin rrëfyer se përjetuan një tmerr.

“U ndje pak në zonën ku ndodhet ambasada, por në zona të tjera të Ankarasë është ndjerë dhe qytetarë të Ankarasë kanë dalë të terrorizuar nga banesa. Goditja u ndje relativisht e fortë.

Ne jemi përpjekur të marrim informacion nëpërjmet kontakteve që mbajmë me shoqatata e komunitetit shqiptar, por në zonën e afektuar nga tërmeti, zona e Gazientepit dhe Hatayt, prania e shqiptarëve është relativisht e vogël.

Ne kemi pasur komunikime me përfaqësues të komunitetit aty dhe na kanë thënë që goditja ka qenë e tmerrshme, shprehimisht “ne sot kemi parë një tmerr”, tha ambasadori.

Lini një Përgjigje