A rrezikon Shqipëria nga tërmeti i Turqisë? Ja çfarë thotë sizmologu

6 Shkurt 2023, 10:39Sociale TEMA

A rrezikon Shqipëria nga tërmeti i Turqisë? Ja çfarë

Mëngjesi i kësaj të hënë Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmeti i magnitudës 7.8 ballë i shkallës Rihter. Deri tani, sipas raportimeve, mbi 600 persona kanë vdekur dhe mbi 2000 të tjerë janë plagosur- teksa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë njerëzit, që janë ende pishtë rrënojave të pallateve dhe ndërtesave të shkatërruara.

ABC News zhvilloi një bisedë me Sizmiologu, Edmond Dushi, i cili tha se deri tani janë regjistruar rreth 60 pasgoditje. Ai theksoi se vihet re se ka rënie të fuqisë goditëse, por gjithsesi lëkundjet vazhdojnë deri në çlirimin e energjisë që është akumuluar.

“Turqia ka përjetuar tërmet shkatërrues, aktualisht vlerësimet japin një vlerë 7.8, sipas magnitudës. 

Turqia është e karakterizuar nga një tektonikë të zhvilluar. Kjo zonë, pra epiqendra e tërmetit ndodhet mes dy pllakave tektonike. Tërmetet e fortë janë të pasuara nga një seri, që ne i quajmë dukuri pasgoditje.

Deri tani janë regjistruar pasgoditje të moderuara, por edhe të forta. Në 8 orë nga tërmeti, janë regjistruar mbi 60 pasgoditje dhe kjo tregon për një energji sizmike shumë të lartë dhe kjo mund të shoqerohet me pasgoditje të tjera, por nuk ka tendencë për rritje të magnitudave”, tha ai.

Ai theksoi se Shqipëria është një vend me aktivitet sizmik, por shtoi se nuk është e rrezikuar nga tërmeti i Turqisë pasi vendi ynë nuk ndodhet tek e njëjta pllakë tektonike.

“Ne nuk jemi në të njëjtën pllakë tektonike, drejtpërdrejte nuk ekziston. Nuk kemi impakt të drejtpërdrejtë në territorin shqiptar. Aktiviteti sizmik në Shqipëri është i pranishëm”, tha ai.

Në fund, sizmiolugu përcolli disa këshilla se si dihet të veprojmë në rast tërmetesh, duke u shprehur se: 

“Bazike është se ne nuk mund të lëvizim gjatë tërmetit. Të gjejmë pikën më të fortë dhe të qëndrojmë larg gjërave që mund të bien, prandaj kërkohet, që duhet të ruajmë qetësinë. Në strukturat e larta lëvizjet jo në ashensor. por duhet të përdoren shkallët”, tha ai. 

 

6 Komente

  1. G
    Greqia rrezikon nji Termet si ky i Turqis

    Nji studim qe vjen nga ITA thot se Greqia ndodhet nen zonen me te Rrezikuar nga Termetet e Fuqishme qe do shkundin Rajonin kte Vite ,Pllakat Tektonike poshte teritorit te sotem Grek jane ne nji zhvendosje te papare ndonjiher . Mundet qe te dndodhi ajo qe ka ndodhur Mijra Vite me pare qe e gjitha te fundoset nga Termeti i Fuqishem .Shqiptaret e ndodhur ne gerrqi duhet te marrin masat e kthehen ne vendlindje sa me pare .

    1. M
      Mos perhap propagante ..!

      Greqia ndimohet dhe Rindertohet nga Evropa ne te tilla Katastrofe.. Eshte Pune tjeter nese mund te kete fatekeqesi ne njerez...Por dhe duke ecur rruges ne kembe apo kudo qe te jeshe..Cfare e ka shkruajtur Zoti .. Si propagante eshte qe behet te kthehen ne Shqiperi. ! Cfare do bejne me mijra vete nese kthehen. !

      1. M
        Mos perhap propagante ..!

        Greqia ndimohet dhe Rindertohet nga Evropa ne te tilla Katastrofe.. Eshte Pune tjeter nese mund te kete fatekeqesi ne njerez...Por dhe duke ecur rruges ne kembe apo kudo qe te jeshe..Cfare e ka shkruajtur Zoti .. Si propagante eshte qe behet te kthehen ne Shqiperi. ! Cfare do bejne me mijra vete nese kthehen. !

        1. G
          Grr. r.termete si ai i Turqis

          Mos pehap propagande ..! - Eh Zot i Madhe me cfar mednjesh ke te besh ne kte hale ! - O njeri ,secili komenton mbi cfar ka njohuri e lexon diku mbi ternmetet dhe s#i interesona se si do menaxhohet e nga kush do rindetohet X -shtet ! Kaq konfuze e te indoktrinuar jane njerezit sit nga ca palo pfifterinje Mesjetare e politikat e djallit grek ! - Nqs themi te kthehen ne Shqiperi ,ka te bej me ate ti shpetojne katastrofes qe po afron ne ate vend. Dhe se cfar do bejne ne Shqiperi kjo eshte nji tjeter teme ,por mesiguri qe ktu ne Shqiperi kan mjaftueshem per te bere ,qe nga hapja e bisneseve e Firmave etj etj profesion qe do t'i jepnin nji Hov te Madhe Shqiperise ,kur dihet qe Taksat ne Shqiperi jane me te favoreshme se ne gjithe Europen. - Shikojini gjerat me syrin Njerezore e jo ate fetare Mesjetare si e kan ne Mentalitet ai mut Shtet

          1. K
            Ke te drejte mendimi i juaj..

            Nuk Jam kundra te cfare do lloje mendimi..or rikthimi ne Shqiperi te shume Shqiptareve qe Jane Stabilizuar ne Jeten e tyre kudo qe ndodhen.. Rikthimi ne Shqiperi eshte Skllaverim i vjedhjeve qe juane bere Shqiptareve keto 32 vite .. Mos te dhene ndonje mendim Saliu Spiuni qe te rikthehen e TI vjedhe perseri e TI vrase sic ka vrare me mijra keto 32 vite. ! Ligji i te Deejtave te njerezimit ,,Cdo njeri ka te drehte te jetoje kudo qe ka deshire .Rrikthimi ne vendelinje Skllaverim i rrikthimit..

        2. M
          Mos perhap propagante ..!

          Greqia ndimohet dhe Rindertohet nga Evropa ne te tilla Katastrofe.. Eshte Pune tjeter nese mund te kete fatekeqesi ne njerez...Por dhe duke ecur rruges ne kembe apo kudo qe te jeshe..Cfare e ka shkruajtur Zoti .. Si propagante eshte qe behet te kthehen ne Shqiperi. ! Cfare do bejne me mijra vete nese kthehen. !

        Lini një Përgjigje