Pengesa në qarkullimin e mjeteve priten gjatë orëve të natës në aksin rrugor Durrës-Elbasan, për shkak të transportimit të një mjeti të rëndë.
Përmes një komunikate publike, Policia Rrugore ka dhenë njoftimin, duke shpjeguar se prej orës 22:00, pengesat do të jenë të mëdha në këtë segment rrugor.
Ato do të fillojnë nga Porti i Durrësit, për të vijuar në rrugën e plazhit, Plepa, Rrogozhinë e më tej në Elbasan.
Mjeti i rëndë i transportuar do të jetë një vinç, sipas njoftimeve dhe duke qenë se ai është jashtë normave të lejuara të qarkullimit rrugor, kërkohet mirëkuptimi nga ana e drejtuesve të mjetit, të cilët do të përdorin këtë aks.
Lidhur me mjetet e tonazhit të rëndë, këshillohet që ato të evitojnë tërësisht aksin Durrës-Elbasan dhe të zgjedhin rrugë alternative.
Ndërsa, mjetet e vogla, mund të hasin ngadalësim të madh të trafikut dhe ndalesa të shpeshta.
Lini një Përgjigje