Unë katrani me bojë dhe "ushtria" e Saliut

6 Shkurt 2023, 11:50Sociale TEMA

Unë katrani me bojë dhe "ushtria" e Saliut

Nga Artan Lame

Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake, apo xhaketa ushtarake me hije civile. Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit.

Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të shkuara. Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar. E në fund?!

 Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen dhe ata që aq duan, fillojnë: “-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. - Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Cfar e ka Putinin sa shume i ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi. -Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. - Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. - Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt. -Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.

S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje. Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare. Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti këndonjë?

 Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë, për një të vetëm fare çqipëtar?!” Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte mëhalla me gurë.

S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit, mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve. Duam s’duam, duhet të vazhdojmë edhe në këtë ambient të themi tonën e të bëjmë përpara me universin njerëzor, se mendoni sikur qoftë larg Noli ti ishte dorëzuar arsyes së Faik beut.

Sot s’do kishim Rubairat, Don Kishotin, Hamletin, Poen, Makbethin, e kushedi sa përkthime të tjera të arta. Edhe unë do vazhdoj në dashurinë time për historinë e ushtrisë së vendit tim dhe t’ua jap një ditë ta këndojnë atyre që do duan ta dinë.

46 Komente

  1. b
    ben.

    Artan o katrani me boje i rilindjes. Atdheut nderin me te madh mund tia besh duke mos vjedhur ,pronat e shqiptareve per banditet e rilindjes. Thjesht MOS VIDH. Sa per historine delenxhinj, patetike nostalgjike komunizmi si puna jote vetem i bejne dem.

    1. S
      Satër

      Z.lame duhet të bëhesh merak për ato çka ke bërë keq gjat punës në shtet ndërsa për 'uniformat' mos e rruj fare çfar dhjet nga goja sali kërma! Si duket kérma nuk ka pasur ndonjë gjë më të ngrënshme për turmën e pasbythës dhe u hodhi fotot e tua me uniformë! Lëri a derbardhë të mbyten e zën fuckën pak orë derisa shtēmbaluqi me diarre t'ua servis ushqimin e radhës!.

      1. E
        E verteta dhemb....

        Vari kkkkkkk ketij laros turke Lamash,fundja ki njethundrak arab eshte,korrak sido qe te vishet apo qethet vari kkkkkkk....pune arabesh. Por cmenduriiiiiiiii eshte kur pash foton me corapekuqin me bezh kostum!!!! Citjone dhe xhaket XXL me kollaro....!!! Tmerr!!

      2. K
        Keti

        Kujdes prezencen e Gorrilles, kërrmes se sistemit te vjeter Eduart servil Kelemndi, pastron para duke vjedhur oborre shkollash me ndertime pallatesh , hyn e del neper zyrat e hipotekes duke i ulerit punonjesve si te ishin Manola apo Shirli shkret.

        1. x
          xheJ. eN. Bi.

          Uaaaa o beno.... Ku e kishte parashikuar Artan katrani që ti do ishe këlyshi Saliut.

          1. O
            O Berat ç’e pate fat

            Na çate karin o Mero me kete dashnorin e Buxhukur. Nje me dy dhe nxirrni ket loqen Artan Lame.

          2. R
            Roland

            Ne fakt fejsbuku ka edhe te mira,psh,:informohet publiku ne kohe reale(dhe nuk ka nevoje per qarkore)per:halellikun qe u be ne Golem,per poshtersine(turpin) e spostimit te Zyres Kadastrale te Durresit ne Rinas,ne funksion te unifikimit te te ashtuquajturit Durana,te vazhdimit te aplikimit te ndertimeve pa leje(tani)sikur jane ndertuar 20 vite me pare,ect.,ect...

            1. E
              Eni

              O Lame bej mire detyren qe te kane ngarkuar....kjo mjafton...kolenksioni eshte ceshtje personale dhe hobi I shtrenjte....mos e ngaterro me detyren qe taksapaguesit paguajne...se shume te dine historian pa shkolle...si pune Dhamudhi te historise...

              1. Z
                Zana

                Eni me sa duket nuk e kini lexuar shkrimin ,aty nuk flet fare per punen e tij shteterore.Shume domethënëse eshte pergjigja qe F.Konica i ka dhene F.Nolit qe fatkeqësisht na ndjek edhe sot.

                1. K
                  Keti

                  Kujdes prezencen e Gorrilles, kërrmes se sistemit te vjeter Eduart servil Kelemndi, pastron para duke vjedhur oborre shkollash me ndertime pallatesh , hyn e del neper zyrat e hipotekes duke i ulerit punonjesve si te ishin Manola apo Shirli shkret.

              2. L
                Ladi

                Urime per shkrimin qytetar Artani. Vazhdo rrugen qe enderron ti dhe çdo qytetar qe e do Shqiperine. Shqiperia do te behet per inat te hajvaneve.

                1. A
                  Artan Lame

                  Faleminderit vëlla

                  1. K
                    Keti

                    Kujdes prezencen e Gorrilles, kërrmes se sistemit te vjeter Eduart servil Kelemndi, pastron para duke vjedhur oborre shkollash me ndertime pallatesh , hyn e del neper zyrat e hipotekes duke i ulerit punonjesve si te ishin Manola apo Shirli shkret.

                  2. A
                    Agim

                    ????????????????

                  3. H
                    Himarioti

                    Z. Lami, je gjigand! Ke treguar një të vërtetë të madhe, mbi injorancën e militantëve të kryekriminelit të kombit tonë Sali Shpellar Berisha.

                    1. I
                      I juaji Artan Lame

                      Rrofsh shoku Himaridjot

                      1. K
                        Keti

                        Kujdes prezencen e Gorrilles, kërrmes se sistemit te vjeter Eduart servil Kelemndi, pastron para duke vjedhur oborre shkollash me ndertime pallatesh , hyn e del neper zyrat e hipotekes duke i ulerit punonjesve si te ishin Manola apo Shirli shkret.

                    2. M
                      Muzaka i Ri

                      Lame vere nje gure ne kete te shkreten shqiperi, sa do I vogel por vere me llac te fort ama, se ata, po u turren ata, nuk vijne me duar ne xhepa, kur ju turren dhe shtepise se tyre me varre cfar prete tjeter.

                      1. E
                        Emiljano

                        Ej se mos del rrugeve te tiranes me uniforme se do te cojne ne spital psikiatrik

                        1. P
                          Paraja buz liqenit

                          Injoranca eshte promovim i koheve moderne ne vendin ton, mos u merzit vazhdo siç e ke nisur.

                          1. S
                            Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                            Po mor gjigand, po nuk je pergjegjes për uniformat, as me tall carin me popullin shqiptar, bashke me saliun dhe edin. Je te Hipoteka dhe keni 30 vjet qe talleni.

                            1. b
                              blenard

                              Puna ka nje kontrate dhe etike.

                              1. E
                                Ethem Lalaj

                                OK,A.Lame: 1.Një gërdall plak idiot i pa punë do merret me shpifje,Si Arixhofkat e GABIT(nderim për to)që jërtasin për të shitur brekët e Sb pasi i hedh poshtë pas jashtqitjes urinës në UTURAK pasi nuk është në gjendje për një plan shpëtimi për PD-në dhe jo më për Shqipërinë. Si ish ushtarak-të përgëzoi për koleksionin e unifmave ushtarake-Krenari e Kombit gjat LNÇL dhe pas saj deri sot. -Sa më shumë Sb del në TV(2-3 herë në ditë) mbi 600 herë në muaj e shpif për këdo e pa fakte aq herë PD do ngeli në opizitë deri sa Sb të ket në kurriz non gratën Amerikane,Angleze,Europiane..! -Mjere Ata b..lëpirsa që i shkojnë nga pas për të përfunduar si Ai..dru me preh..!

                                1. B
                                  Bato

                                  Artan, ju jeni e do mbeten nje qytetar i denje i ketij vendi, i kulturuar, i afte dhe besnik ndaj vendit tend! E do we te argetojne sharjet e fyerjet, por nuk i lejon vetes te biesh ne nje shteg me budallenjte e fshatit, qe fb u dha mjete te shfryhen...suksese Artan ne detyre e pasionin e koleksionimit!

                                  1. T
                                    T

                                    Arritjet e qeverive rama: Merremi me saliun,mengjes,dreke e darke. Vec saliu Ka 10 vjet qe s eshte ne pushtet,e akoma saliu e Ka fajin. Ish zogu per komunistet,pastaj revizionizmi e kapitalizmi,pastaj e kish fajin komunizmi,me Pas fatos nano per CA vjet,tashi e Ka saliu. Vec shqiptaret bar hane e akoma besojn te partite....

                                    1. P
                                      Per se mbrapi

                                      Polic Shemja i Korces

                                      1. P
                                        Pensionisti

                                        Artan djali mos u rrudh, vet e thua por unë bërtas e ulërij për ngjajshmërinë por jo për mundesinë. Ata që përdorin ato epitete që shkruan nuk lexojnë as shikojnë vetëm mbajnë në punë mullirin e Don Kishotit me iluzione e fjalor prevers, ti bëne atë që ke nisur, bitise, çoje deri në fund, nuk besoj se Shqipëria do mbetet kaq arkaike, edhe në se po ato që ke bërë dhe bën ti nuk i bën dot askush dhe vëndit i duhen siç i duhet deti, lumenjtë, malet e kodrat etj etj . Ka më keq se ti shëmbull jam unë anonimi qe kam shkruar plot, shpenzuar plot kohë dhe lekë të bukës së gojës, dhe ato që kam botuar vetëm gjysmat janë shitur, një tjetër i dixhitalizuar mbetet i magazinuar sepse në të 600 faqet është dija dhe praktika profesionale e një aktiviteti 45 vjeçar profesional personal dhe i zhvillimeve në botë. Unë jam minimumi 15 vjet më i madh se ti, por punën time e respektoj dhe, edhe pse nuk po përdoret nuk fyet as kalbëzohet dhe nuk rritet më shumë kostua sepse e magazinoj të dixhitalizuar Nipër, e stërnipër , mbesa e stërmbesa le ta ruajnë kujtim e ndoshta ti kenë edhe nxitje për veten e tyre.. Ato vlejnë dhe shumë më tepër, mos u anko dhe mos lexo budallenj , prej tyre nuk përfiton as ti por as ata sepse ti nuk ke çgjen tek ata dhe ata njk kanë kapacitete të marrin nga ti.

                                        1. X
                                          Xoni

                                          Nuk eshte faj te jesh injorant apo I paditur por budalla kur hiqesh si I ditur...Berisha nuk eshte budalla por fajtor tinezar ( sot quhet zotesi) qe perdor injorancen per qellime personale.

                                          1. K
                                            Keti

                                            Zoti Lame, kujdes nga falanga e sistemit te vjeter Eduart Kelmendi, ky sekser i kjoskave te kohes se sali kelemdit , hyn e del neper zyrat e hipotekes si te ishte ne shtepin e tij duke shantazhuar punonjesit

                                            1. ….

                                              Shkrimi ishte brilant, kam qeshur me lot, komplimente Lame

                                              1. J
                                                Jugu

                                                O Artan eshte dicka personale dhe private cfare pelqen ti te besh edhe nese ti e mendon se po ben apo tregon dhe ruan histori te vendit tend apo timit. Cfare ti ben eshte nje hobi e quajne ne perendim qe te ben mire ty per te kaluar kohen sa me shendetshem. Problemi jot dhe i atij qe te ka emeruar, Rames, eshte qe po e tallni kete popull cdo dite dhe po e hajdutosni me ato probat sa qe nuk ka me keq. Per kete merakosu ti dhe jo per uniformat dhe Saliun, se ai ne fund te fundit eshte opozite dhe do te fitoj pike ne cdo raste. Por njerezit ty te urrejn jo per uniformat, por per punen e dobet ne detyren qe ke. Per rremujen me pronat, per kalimin e prones shtetit te njerezit e pushtetit dhe Rames, per korrupsionin qe ka kap institucionin qe ti drejton dhe kuptohet edhe tyja si te parin e vendit aty.

                                                1. t
                                                  tetovari2

                                                  Jugu,mish-mashin me pronat e bëri Sali tradhëtari, me qëllim që t'i hasmërojë popullin.E ka patur detyrë shtëpie nga UDB-a sërbe dhe ato greke!Ja arriti qëllimit. Dhe ti kërkon ta përmirësoj gabimin që e ka bërë kryetradhëtari Sali,e pamundur. P.S.Një budalla që hedh një gur në pus,se nxjerin dot 100 të mençur!

                                                2. K
                                                  Keti

                                                  Kujdes prezencen e Gorrilles, kërrmes se sistemit te vjeter Eduart servil Kelmendi, pastron para duke vjedhur oborre shkollash me ndertime pallatesh , hyn e del neper zyrat e hipotekes duke i ulerit punonjesve si te ishin Manola apo Shirli shkret.

                                                  1. B
                                                    BABO

                                                    Drejt e ke o Lamçe, mos e rruaj fare, pasi i kini bërë mutin detyrës, Shqipërisë, tani e kanë radhën uniformat për t'u ndriçëruar.Jepi djali babos, mos u ndal! Për babon mundohu të kërreç uniformën e Ballaban Baderës e të Xhike Qamilit...Hë krriçi babos që nuk u bëre dot gomar të shijosh edhe ti ndonjë gjëmbaç bashkë me shokët...Hë evlat që ju martë muti shalët të tërve, majtas e djathtas, se na nxitë jetën, farë e mallkuar...

                                                    1. V
                                                      Vlora

                                                      Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                      1. V
                                                        Vlora

                                                        Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                        1. V
                                                          Vlora

                                                          Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                          1. V
                                                            Vlora

                                                            Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                            1. V
                                                              Vlora

                                                              Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                              1. V
                                                                Vlora

                                                                Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                                1. V
                                                                  Vlora

                                                                  Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                                  1. V
                                                                    Vlora

                                                                    Oficeri ishte nje kompleks ripash ku ripi me i gjere ishte vete.

                                                                    1. S
                                                                      Sfinksi

                                                                      Del edhe Lamja, mos ngelet mbrapa ne tymnajen e lajmeve te Temes, me te cilat, kjo e fundit, kerkon te shmang vemendjen nga skandali planetar i liderit nderplanetar!! Eh qe s’me bie nje pike!! Ik or kalec muti!! Mire te paskan thene neper komente se nuk meriton me shume nje letyre si puna jote, urith i nentokes dhe grabitqar i mbitokes

                                                                      1. A
                                                                        ABC

                                                                        Bej nje artikull, kur do na ndash certifikatat e pronesise. Se per kete paguhesh.

                                                                        1. F
                                                                          Fatmiri

                                                                          Humor i kendshem.

                                                                          1. P
                                                                            Platon

                                                                            Urime, zoti Artan Lame! Në çdo vepër apo punë të mirë në interes të Kombit dhe Historisë së tij idiotët, injorantët dhe pisat antishqiptarë do të afrohen ose shfaqen, për të "dhënë kontributin e tyre". Këta pisa kanë kontribut PISLLËKUN, NDOTJEN, FËLLIQËSINË, që në rastin konkret merr emrin antishqiptarizmë. Habitem! Sa shumë antishqiptarë dhe antishqiptarizmë kemi sot! Këmbëngulja juaj në këtë temë është epike dhe i ngjan asaj të kolosit Theofan Stilian Nolit. Pa vullnetin dhe punën e shkëlqyer të Fan Nolit nuk do t'i kishim as sot kryeveprat e letërsisë botërore... Ju uroj shëndet dhe vijimësi të suksesshme në punën e realizimit të temës tuaj të uniformave kombëtare, temë e paprekur nga askush në përmasat tuaja. "Qentë do të lehin, karvani shkon përpara" - është thënia më e mençur e popullit tonë për rastin konkret.

                                                                            Lini një Përgjigje