Kundërshtojnë prishjen e bizneseve, reagojnë banorët e 4 fshatrave në Vlorë

4 Tetor 2025, 19:34Sociale TEMA
Kundërshtojnë prishjen e bizneseve, reagojnë banorët e 4

Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë në Vlorë janë ngritur kundër aksioneve të IKMT-së, të cilat, sipas tyre, synojnë prishjen e bizneseve vendase për t’u hapur rrugë projekteve turistike që favorizojnë oligarkë të lidhur me qeverinë.

Ata u mbledhën në një takim të përbashkët, të cilin e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”, me qëllim kundërshtimin e prishjeve të bizneseve të tyre nga ana e IKMT-së.

Sipas organizatorëve, pas këtij aksioni qëndron një plan i qeverisë për t’i kaluar pronat e banorëve në duart e disa oligarkëve, përmes projekteve turistike.

“IKMT-në do ta thyejmë. Nëse duhet, edhe me përplasje fizike! Ky është vetëm fillimi,” – deklaroi organizatori i takimit, Edvioll Kulluri, ndërsa ftoi banorët të bashkohen në peticione dhe kallëzime penale, por edhe në rezistencë aktive.

Sipas banorëve, prishjet e paralajmëruara nuk kanë lidhje me ndërtimet pa leje, por me plane për t’u marrë tokat banorëve dhe për t’ua kaluar individëve me ndikim për ndërtimin e resorteve turistike.

Ata thanë se një grup i IKMT-së ka dhënë një afat verbal për largimin e bizneseve nga zona e Orikumit dhe Llogarasë deri në fund të tetorit, duke e quajtur këtë një veprim të paligjshëm dhe të pakoordinuar.

“Prishjet nuk bëhen për ndonjë shëtitore, por për resorte luksoze që do të përjashtojnë ne vendasit nga çdo mundësi zhvillimi ekonomik. Nuk jemi kundër zhvillimit, por kundër grabitjes me ligj!” – thanë të pranishmit.

Banorët gjithashtu denoncuan falsifikimin e certifikatave të pronësisë, duke pretenduar se toka u është marrë vendasve dhe regjistruar në emër të personave të lidhur me pushtetin.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit firmosën një peticion për funksionimin zyrtar të Kuvendit Komunitar dhe ngritën grupe pune për të organizuar hapat e mëtejshëm të protestës.

Ata ranë dakord të rikthehen sërish ditën e diel, ku pritet të vendosin mbi format e rezistencës dhe aksionet e ardhshme kundër vendimeve të IKMT-së.

5 Komente

  1. S
    Sunitet jan tu bo shtet(bektosh)......

    do te shkoi shurra e turkut m'gju..... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Visi

      Qendroni, mos u tutni. E drejta eshte ne krahun tuaj. Pa gjak asgje nuk fitohet.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Laberia çliroi Vloren dhe hodhi italjanet ne det. Kjo ndodhi sepse lebërit nuk janë vetëm trima. Trimi i mirë me shokë shumë - thotë populli. Pra, lebërit bashkohen me njeri tjetrin, pa dallim feje, krahine dhe ideje, kur e do interesi i perbashket ,- qe nga interesi i nje fshati apo qyteti, deri tek interesi kombetar. Oligarkët, të mbeshtetur nga qeveria, nën petkun e investitorit strategjik, kerkojne t'u marrin pronat dhe bizneset. Dy duar per nje kokë, thotë populli. Të shohim a do t'i shkojnë deri ne fund. Fakti që opozita nuk bën zë fare per pronat ne bregdet është nje ndyresi e madhe, sepse tregon që të dy palët janë kapur me oligarkët. Populli thotë "Shqipëria mbi te gjitha", ndersa qeveria dhe opozita thonë "interesi ekonomik mbi gjithshka".

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hani mut

          ..e keni kethyer bregun ne kandahar vetem beton ne pronen e popullit ku ju skeni te drejte, nuk eshte toka e juaj oooo dhiar qe te ruani karin me kercenime

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shaqo

            Ku ka Kullur ka Sali????????????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje