Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë, uji dhe dritat vetëm pas certifikatës

3 Tetor 2025, 12:00Sociale TEMA
Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, prezantoi masat e reja të qeverisë për kontrollin e territorit dhe mbrojtjen e hapësirave publike, duke paralajmëruar fundin e ndërhyrjeve të paligjshme në ndërtim.

“Duam t’i japim fund njëherë e mirë ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin. Kjo është një qasje që shtrihet në të gjitha drejtimet dhe do të na japë rezultate të konsiderueshme, pasi krijon kushtet për disiplinimin e mëtejshëm të gjithë procesit të ndërtimeve,” deklaroi Rama.

Një nga risitë është rritja e përgjegjësisë së arkitektëve, të cilët do të përfshihen detyrimisht me ligj si garanci për zbatimin e projekteve. “Arkitekti kthehet në subjekt të ligjit dhe mban përgjegjësi të plotë. Në rast se i shmanget detyrimeve, është ai që paguan pasojat,” tha kreu i qeverisë.

Po ashtu, do të formalizohet mënyra e njoftimit për institucionet, duke siguruar dokumentim të plotë të çdo faze. Kontrollet do të ndahen në katër faza të qarta, ndërsa certifikata e përdorimit do të jepet vetëm pas verifikimit përfundimtar.

Një tjetër masë e fortë është vendimi që lidhja e ujit dhe energjisë elektrike të kryhet vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Sipas Ramës, kjo është arsyeja pse shumë qytetarë mbeten pa hipotekë, pasi ndërtuesit shpesh nuk respektojnë rregullat ligjore. 

6 Komente

  1. K
    Keli

    Mos te lejohet shitja apo kontratat ne ndertim e siper, por vetem mbasi eshte certifikuar dhe regjistruar ne Regjistrin e pasurive te paluajteshme objekti. Kjo i mbron me shume bleresit fundore.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa vlere

      Sa shpejt qe u kujtove. Bravo. Ja per 15 vjet pushtet dhe e kape menjehere si problem. Shume i zoti duke menduar formimin twnd si basketbollist dhe pak piktor. Suksese teorikisht. Se per realizimin flasim...

      Përgjigjjuni
      1. E
        ERTV

        Ehh merr artist, pikturist, skicist, sharlatanist! Mbasi bone 12 vjet kryetar bashkie e betonizove krejt TR. Mbasi bone 12 vjet kryeministër dhe I legalizove gjithë badërditë ose I mbushe me ndërtime tu mbyll sytë. Po del dhe thua atë që kemi 20 vjet që themi. Kjo tregon pse të gjithë oligarkët merren me ndërtime. Dhe se ti punon për ta ! Tanimë shiko Baldushkun dhe Vorën... dhe Shupalin se s'ka ngel më gjë pa u betonu.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          O Rama mos na lodh duke ja futur kot dhe ti e di qe asgje nga ato qe ti thua nuk do te realizohen.Çao o llapaqeni i katunit!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Tani u kujtove o bythqire qe ske lene nje pellembe toke pa betonuar.

            Përgjigjjuni
            1. n
              nope

              Tirana eshte shkaterruar e mbipopulluar nga kafshe ne fytyra njeriu ......its over piktor

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje