VIDEO/ Si ndëshkimi pozitiv e ndihmon fëmijën të krijojë empati

1 Tetor 2025, 17:10Sociale TEMA
VIDEO/ Si ndëshkimi pozitiv e ndihmon fëmijën të

Në një fragment nga episodi i ri i Apostrof Podcast, psikologia, psikoterapistja dhe psikologia ligjore Valentina Telhaj flet për mënyrën si prindërit duhet të qasen ndaj sjelljeve problematike të fëmijëve.

Sipas saj, “ndëshkimi” nuk duhet të nënkuptojë dhunë fizike apo verbale, por një formë ndëshkimi pozitiv – një mjet edukimi që nuk dëmton, por i mëson fëmijës pasojat e veprimeve të tij.

Telhaj e ilustron me një shembull të thjeshtë: nëse fëmija shfaq një sjellje të papërshtatshme, prindi mund t’i heqë një aktivitet që ai e pëlqen shumë, siç mund të jetë një ndeshje futbolli apo një sport i preferuar. Ky lloj ndëshkimi e detyron fëmijën të reflektojë dhe të kuptojë lidhjen mes sjelljes së tij dhe pasojave që sjell ajo.

“Është një përforcim pozitiv,” shpjegon Telhaj, “sepse i ndihmon fëmijët të ndërtojnë jo vetëm reflektim konjitiv, por edhe empati emocionale – ta kuptojnë se veprimi i tyre i gabuar ka sjellë një humbje konkrete.”

Ky qasje është një alternativë ndaj metodave tradicionale, ku ndëshkimi shpesh barazohej me frikë dhe dhunë. Për Telhajn, edukimi i shëndetshëm nuk qëndron te frika, por te kuptimi i pasojave.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:

"Neglizhenca lë plagë më të thella se dhuna fizike te fëmijët" | Valentina Telhaj | Apostrof #37

Lini një Përgjigje