Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, e cila humbi jetën dy javë pas lindjes së djalit të tyre, vijon të kërkojë drejtësi edhe pas 11 vitesh.
Nëna e saj, Hamide Haka, e përlotur në seancën gjyqësore, tha:
"Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi. Pati një ballafaqim mes ekspertëve, pyetje-përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova e fola në seancë. Shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh.
Më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar, por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi. Ju lutem gjyqtar, më shikoni, kam të drejtë. Nuk dua gjë tjetër, vetëm drejtësi, drejtësi pa fund.”
Edhe babai i saj, Enver Haka, akuzon gjykatat për zvarritje të procesit:
“Kam 11 vite që robtohem nëpër gjykata, nuk di si ta shpjegoj. Presim nga Gjykata e Apelit të na jepet një drejtësi që nuk po na jepet. Po na sorollatin, shtyhen seancat. Po bëhet 3 vjet që çështja është në Apel.
Dua vetëm drejtësi dhe nuk do t’i ndahem derisa të kem jetën, derisa të mbyll sytë. Nuk e fal kështu, drejtësi vetëm drejtësi. Shikoj nga gjykata, hap sytë vetëm nga gjyqtarët si po japin vendimin.”
Ndërkohë, avokati i familjes, Bashkim Sulstarova, deklaroi për News 24 se trupa gjykuese e Apelit ka dëgjuar ekspertët dhe se pret një vendim të drejtë.
Fatekeqesi sa ska ku te shkoje...Te mjeret ata qe perjetojne ngjarje te tilla nga Englizhenca e Mjekeve ! gjithsesi Zoti nuk haron , vonon por nese ka qen gabimi i Mjekeve ! do ta vuajne vete nga Zoti..
I nderuar, Po e thua ti që vdiq nga mjekët, se gazetari.... ëhë, nuk ka dashur t'a thotë. Demek e ka lënë mister? Sipas gazetarit këtë gruan e shkretë edhe mund ta kenë vrarë, mund ta kete perplasur njeri me makinë, madje edhe alienët....., por ai nuk e thotë. Është burrë, ç'i do llafet. O idiot gazetar, po shkruajë "ishte e shtruar ne maternitetin [emrin] dhe vdiq papritur. Mjekët deklaruan [këtë] si shkak vdekjeje." Ose, "doli nga materniteti, dhe vdiq ne shtëpi pa pritur. Mjeku ligjor ka dhënë kete shkak vdekjeje." Kush t'a ka dhënë shkollën dhe punën? Babi me lekë? Më respekt per te shkretën që vdiq. Mos e shkruaj vetëm sa per te mbushur faqet.
Gazetar koti.Nuk k vixion te saaroje dicka Ku si perse dhe tz tbote.Shume gazdtare koti.
Mekati me i madh eshte qe femijen e asaj alamet goce do e rrise nje krye bunder e shnderruar ne islamiste si Ciljeta. Kur kurvat behen islamike eshte shenja me e madhe qe jane skizofrene.