Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ

1 Tetor 2025, 16:56Sociale TEMA
Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ. 

Në pamjet e publikuara nga Rama, oficerja e sigurisë e shkollës ‘Kosova’ në Tiranë, ka deklaruar se roli i oficerit të sigurisë është i rëndësishëm në shkolla, pasi monitoron dhe shmang incidentet dhe situata të rrezikshme mes nxënësve. 

Po ashtu ajo tha se falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsitmit dhe Ministrisë së Brendshme, tashmë shkollat kanë suportin e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake 

“Kryesisht në punën tonë, e cila fillon në orën 7 e 30, ne monitorojmë hyrjen e nxënësve në shkollë dhe njihemi me prindërit në këtë mënyrë. 

Në mëngjes bëhet mbledhja e celularëve nga mësuesit kujdestarë. Unë kaloj nëpër klasa dhe pyëes nëse janë dorëzuar të gjitha celularët. Oficeri i sigurisë, monitorin gjithë territorin, oborrin, palestrën ambientet ku bëhet pushimi i madh dhe territorin jashtë shkollë 

Falë Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit, jemi trajtuar mbi çështjen e sigurisë së fëmijëve të shkollës. Ne kemi suportin e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake. Të dyja monitorojnë mbarëvajtjen e procesit të mësimit. 

Besoj se vërtetë se roli i oficerit të sigurisë në shkolla, ka sjellë ndryshim jo vetëm në monitorim por edhe në parandalim të incidenteve dhe situata të rrezikshme” ”, tha oficerja e sigurisë e shkollës Kosova. 

Ndërsa Rama thekson se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të bëjnë bëjnë edhe monitorimin e hapësirave brenda perimetrit të shkollave. 

“Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online 

Falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike, ku suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e  incidenteve të ndryshme”, shkruan Rama. 

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Shkolle per femije,qe te mesojne shkrim e te marrin dituri e ka emrin "Kosovo"!!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site....!?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Behavioral sink

      I vetmi shtet në botë dhe e vetmja shoqëri që kemi oficerë sigurie në shkolla. Dëshmi i rrënimit total të institucioneve, shtetit, ligjit dhe moralit shoqëror. Jemi të rrezikshëm për fëmijët tanë por jo për grekët dhe serbët. I vetmi faktor stabiliteti në Ballkan është shoqëria dhe politika pedofile shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. E
        E VERTETA

        Patronazhistet e kane gjetur nje pune ku te rehatohen pas fushates se lodhshme zgjedhore. Nuk bejne asgje ,vetem dredhin zinxhirin dhe lene femijet te masakrohen me njeri-tjetrin.Rastin e vrasjes se 14-vjecarit ne mes te Tiranes si duket e harroi RAMUTI se nuk i dhemb shpirti per femijet e botes.Patronazhistet jane te punesuar njekohesisht ne 3-4 vende dhe normal qe nuk kane si te menazhojne kohen , aq me teper kur nuk ja kane haberin dhe kualifikimin per punen qe bejne.

        Përgjigjjuni
        1. d
          doktori

          Po shume e vertete eshte sapo lexova nje lajm te fresket qe nxenesit ne kamez jane perleshur me thika

          Përgjigjjuni
          1. I
            I semuri i surrelit

            Nje i cmendur, qe nuk don tja dije se cfare behet me kete vend te mbaruar, por ne ndikimin e hashashit mendor, sheh ne mes te dites endra madheshtore, kur kembet i ka ne mut.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje