Në një fragment nga episodi i fundit i Apostrof Podcast, psikologia Valentina Telhaj ngre shqetësimin se jo gjithmonë problemet shihen tek fëmijët më të zhurmshëm apo ekspresivë. Shpesh, ata që në dukje shfaqen më të qetë, janë ata që mbartin plagët më të rënda emocionale.
Sipas Telhajt, sjelljet e një fëmije të tërhequr, që nuk ndërvepron me bashkëmoshatarët, që rrallë ngrihet në mësim dhe që duket sikur kërkojnë të jenë të padukshëm nuk duhen neglizhuar. “Këta fëmijë mund të jenë duke kaluar një abuzim shumë të rëndë, një traumë të madhe ose një depresion. Është një minë me sahat,” thotë ajo.
Ajo thekson se ndryshe nga fëmijët më ekspresivë, të cilët shpesh e manifestojnë hapur nevojën për vëmendje, fëmijët e heshtur nuk e kërkojnë fare këtë vëmendje dhe pikërisht për këtë arsye janë më të rrezikuar të mbeten të padukshëm.
“Rëndësi ka të shohim përtej sjelljes së jashtme. Sepse ajo që nuk duket, shpesh është më e rënda,” shton Telhaj.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:
"Neglizhenca lë plagë më të thella se dhuna fizike te fëmijët" | Valentina Telhaj | Apostrof #37
Lini një Përgjigje