Rehabilitimi dhe elektrifikimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028”. Afatet janë bërë me dije nga zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit 60.5 mln euro nga Bashkimi Evropian, për këtë projekt hekurudhor.
Granti shoqërohet me një kredi prej 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve, që do të ndihmojnë në modernizimin e linjës hekurudhore prej 34 km. Ndërkohë që, për realizimin e plotë të projektit do të akordohet edhe një kredi me vlerë 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120.5 mln euro.
Për këtë, në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, që gjithashtu do të duhet të miratohet nga Kuvendi. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.
2028? Sa shpejt?! Thashe se ne 2228...!
Jua tregon DoktorMortja hekurudhen!
Sot pash një video në you tube , e cila tregonte sesi Kina bënte 10 km linjë hekurudhore në një ditë..... Në 10 ditë 100 km..... Tiranë - Durrës do ta bënte për 4 ditë..... Ne kemi 5 vjet që e kemi filluar, u dashkam edhe 3 vjet të tjerë... . Linjën ekzistuese, Enveri e bëri në vitin 1950 për dy vjet.....
Po ai Tirane - Durres ?
Merjani Saliut,Ballukut,Usiut shupenzes dhe nese i ka ngel ndonje Edi Rames
Autostrada durres tirane pse nuk ka elektrifikim, po thumane kashar qe e quani rruge europiane pse nuk ka drita!!!!!!!
Ca treni o mjeshter?!Ata kan 7 vjet po merren me afersisht 50 kilometra per Tirane-Durres,shkulen njeher hekurudhen e vjeter pa le nga e shiten per skrap,tani po eglendisen aty kismet per nja 35 vjet kur te dalim ne pension mbarojne!Pu pu pu me delenxhinj te mbaruar zorr se gjen ne bote se ne shqiptaret.
Kujt i sherben kjo linje?