E ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, sociologia Marsi Simo sjell një reflektim mbi presionet e padukshme që mbart njeriu modern në një shoqëri, e cila në pjesën më të madhe të rasteve duket se është ndërtuar mbi imazh dhe performancë. Gjatë një fragmenti nga biseda në Apostrof, sociologia Simo përshkruan përditshmërinë e ngarkuar me pritshmëri, ku individi, veçanërisht gruaja, jeton i mbërthyer mes një sërë “etiketash” që përcaktojnë vlerën e tij në sytë e të tjerëve.
"Më imagjinoni mua. Unë jam një grua rreth të 40-ave, një nënë, dhe sikur kam letra të verdha që më kanë ngjitur, që do të thotë se duhet të jem e aftë në punë, të siguroj disa të ardhura, por duhet të jem në kohë edhe për drekën, për darkën kur të vijë bashkëshorti, po për fëmijën duhet të jem e gjendshme, por gjithashtu etiketë tjetër më thotë që duhet t'i kontrollosh detyrat djalit në darkë, të jesh e komunikueshme, të mirëmbash familjen... Flas për këto etiketime që kryesisht ia vendosin gruas shqiptare, ashtu si edhe burrat kanë etiketime të tjera të ngjashme: Duhet të jesh një prind shumë i mirë, duhet të sjellësh të ardhura, duhet që këto të ardhura t'i rrisësh. Nëse ti ke këtë hapsirë në shtëpi, pas pesë vitesh duhet ta zgjerosh, të bësh mobilie më të mira, duhet t'i sigurosh familjes pushime," shprehet Simo, duke vënë në dukje se këto role të shumta shndërrohen në barrë emocionale. Sipas saj, ky ritëm i pandalshëm i kërkesave dhe auto-kritikës na shkëput nga e tashmja, duke na bërë të jetojmë me mendjen në të shkuarën dhe atë çfarë nuk arritëm të bëjmë më mirë.
"Të gjitha këto na rëndojnë emocionalisht. Na çojnë pastaj në mendime ndërhyrëse dhe na na bëjnë gjithmonë të jemi me kokën pas, në të shkuarën, duke pyetur veten se pse nuk e gëzova unë më shumë fëmijën? Po pse nuk e bëra unë më mirë këtë? Kur ti je pikërisht këtu, dhe ti tani mundet ta shijosh, sepse ky moment po çohet dëm, duke menduar gjithmonë për ato që kanë ikur."
Episodi i plotë me sociologen Marsi Simo publikohet të dielën, ora 17:00
Presioni për të qenë prind, partner dhe njeri “perfekt" | Marsi Simo | Apostrof #38
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

Nuk keni ndonje perralle tjeter per te treguar? Te gjithe e dine se po investove ne nje firme „fake“, ato para nuk i sheh më me sy. Ka firma si kjo që ju rekomandoni, qe kerkojne si paradhenje shuma te medha gjoja per te gjemuar firmen „fake“ , por ne fakt te rrjepin edhe qindarken e fundit qe te ka mbetur.