Zinxhiri prind- fëmijë-mësues është këputur. Arsimtarja Sanie Korini ngre shqetësimin se dhuna në shkolla është kthyer në normalitet.“Po rritet dhuna në mënyrë të ndjeshme dhe vetë familjet po e përkundin. Ne mësuesit përballemi çdo ditë me situata dhe me paaftësinë tonë për të rehabilituar këtë dhunë që është shumë më thellë sesa një zënkë fëmijësh në shkollë. Rastet degradojnë edhe nga mungesa e komunikimit që kanë fëmijët me prindërit, prindërit ndërmjet tyre, situata që dalin nga kontrolli në çdo moment dhe shkolla është e pafuqishme për të reaguar”.
Në punën e saj të përditshme me stafin pedagogjik si drejtuese shkolle, Korini shikon se mungon respekti ndaj figurës së mësuesit dhe po çedon sjellja edhe te nxënësit me nota maksimale.
“Anomalitë janë të përditshme edhe nga nxënës shumë të mirë të cilët në momentin e një ballafaqimi shikon që nuk ka gjuhë pozitive për të hapur rrugë, për të bashkëpunuar, për të gjetur zgjidhje”.
Një kombinim i papërgjegjshmërisë, presionit ekonomik, boshllëkut emocional dhe mungesës së besimit tek institucionet ka krijuar një terren ku konfliktet mes të miturve shpërthejnë me forcë shkatërruese.
“Shpeshherë fëmijët i sjellin në shkollë dhe nuk njohin as mësuesin kujdestar dhe nuk vijnë të interesohen asnjëherë për ecurinë e fëmijëve. Mjaftohen me ato njoftimet në SMIP apo me grupin e whats app. Shkolla, mësuesit apo drejtuesit vendosen në pozicionin e arbitrit. Por shkolla nuk mund të menaxhohet kështu se kemi të bëjmë me jetë fëmijësh. Nuk mund të fërshëllejmë bilbilin dhe të ngremë kartonin se në fund të fundit të dy palët, fajtori dhe viktima, janë fëmijë”.
Të gjitha ngjarjet që po ndodhin bëhen nga fëmijë nga familje nga veriu...... Sigurisht që shkolla ka përgjegjësitë e sajë por baza është familja .... Populli thotë dardha bie nën dardhë...
Makoket ne bjeshka rrinin izoluar e nuk shkaktonin probleme. na i beri peshqesh sali berisha ketu te gjithe. ne nje vend te mbipopulluar si Tirane te sjellesh njerez qe asnjehere s kane pasur lidhje me qytetin sjell frustrime te medha. Respekte per njerezit e sakte nga veriu, s e kam me ata problemin. Por ata qe jane me toke te zaptuar, u duhet prishur shtepia, te ngelen rrugeve te emigrojne e te na pastrojne vendin.
Fajin e ka familja,malokëria vriten me njëri tjetrin për një fjal.Nuk kanë çfarë të bëjn mësuesit apo policia,të kontrollojn fëmijët një nga një se çfarë kanë në çantë apo në trup mësimi duhet të filloi në orën 13.Shteti të vendosi një ligj,prindrit të mbajnë përgjegjsi deri në moshën 18 vjeç për veprimet e fëmijve