Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë,
Dëshiroj të ndaj një përvojë personale që besoj se reflekton një problem më të gjerë në sistemin shëndetësor publik, me qëllimin e vetëm për të kontribuar në përmirësimin e tij.
Para dy javësh, pas rekomandimit të pediatres në maternitet, kërkova një eko për djalin tim 2 muajsh përmes mjekut të familjes. Takimi u caktua, por në pediatri u informova se nuk ishte për eko, por për konsultë. Për të siguruar një ekzaminim që duhej bërë menjëherë, më u tha se duhej të prisja 1 deri në 2 muaj. Për këtë arsye, u detyrova ta kryej ekzaminimin në mënyrë private.
Kjo vonesë nuk është e pazakontë. Në rastin e prindërve të mi, për një vizitë kardiologjike, procesi përfshinte disa hapa të ndërlikuar dhe të shpërndarë në kohë:
- Mjeku i familjes → Kardiologu (pritje 1 muaj)
- Kardiologu → Mjeku i familjes për analiza (pritje 2 muaj)
- Analizat → Kardiologu për interpretim (pritje 1-2 muaj)
- Kardiologu → Mjeku i familjes për recetë
Në total, për një diagnozë të plotë dhe trajtim, duhen 6 deri në 9 muaj. Kjo kohë është e papërshtatshme për pacientë me nevoja të menjëhershme dhe shpesh i detyron qytetarët të zgjedhin shërbimin privat.
Një tjetër problem është mungesa e integrimit të të dhënave shëndetësore.
Vizitat dhe diagnozat në spitalet private nuk pasqyrohen në kartelën e mjekut të familjes, duke krijuar një boshllëk të rrezikshëm në historikun mjekësor të pacientit.
Sugjerime për përmirësim:
1. Protokolle të qarta
P.sh. për fëmijët deri në moshën 6 vjeç, ku mjeku i familjes mund të referojë direkt për ekzaminime pa ndërmjetësime të panevojshme.
2. Kartelë shëndetësore të unifikuar mes spitaleve publike dhe private, ku çdo ekzaminim, vizitë apo shtrim të reflektohet automatikisht në sistemin e mjekut të familjes.
Qëllimi i kësaj letre nuk është kritikë për kritikë, por një thirrje për reflektim dhe përmirësim. Shëndeti është një e drejtë themelore, dhe çdo vonesë apo pengesë burokratike mund të ketë pasoja serioze për qytetarët.
Jam plotësisht dakord me shqetësimin që ngre autori. Artikulli pasqyron me realizëm vështirësitë që hasin qytetarët në sistemin shëndetësor dhe e trajton temën me ton të matur e konstruktiv. Sugjerimet e dhëna janë të arsyeshme dhe tregojnë dëshirë të sinqertë për përmirësim real të shërbimit ndaj pacientëve.
Problemi që ngre artikullshkruesi është shumë i vërtetë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse. Një rast nga eksperienca ime personale: Për të përcaktuar dozën e mjekimit të hipotiroidizmit, unë duhet të kryej periodikisht analizën e gjakut për të vlerësuar TSH, T3 dhe T4 e në vartësi të këtyre vlerave mjeku specialist i përcakton ato. Pasi mora mjekimin sipas përcaktimeve të mjekut specialist, sipas rregullit, duhet të bëja kontrollin periodik pas tre muajsh, nëpërmjet të cilit mjeku ripërcakton mënyrën dhe dozën e mjekimit. POR proçedura e ndjekur në sistemin publik e bën të pamundur një ndjekje të rregullt të kësaj sëmundje. Në ditët e fundit të periudhës tremujore të mjekimit shkova tek mjeku i familjes për të marrë rekomandimin e nevojshëm për vizitën tek mjeku specialist. Nga mjeku i familjes mora rekomandimin për vizitën tek specialisti pas një muaji e gjysmë. Kur vajta tek specialisti ai më dha rekomandimin për të kryer analizat e TSH, T3 dhe T4. Po atë ditë laboratori i spitalit më përcakton një datë (pas rreth një muaji) kur duhet të paraqitem për të marrë datën e saktë kur do të kryej analiza. Pas një muaji më njoftuan datën e saktë dhe konkretisht pas një jave do të kryej analizën. Ditën e caktuar më morën mostrën e gjakut dhe të nesërmen mora fletë përgjigjen e analizës së TSH, T3 dhe T4. Tashmë këtë përfundim të analizës duhet ta vlerësojë mjeku specialist për të konkluduar për vijimin e mjekimit. Por tashmë kanë kaluar gjashtë muaj nga fillimi i mjekimit dmth tre muajt e fundit unë kam vazhduar mjekimin jashtë kontrollit dhe analiza tregon që TSH si rezultat i mjekimit me dozën e pakontrolluar për tremujorin e dytë është në nivele më të ulura se vlera normale.. Preveç sorollatjeve kjo procedurë që ndiqet në sistemin tonë shëndetësor sjell edhe dëme të shëndetit të pacientëve.
Po e njejta gje eshte edhe me te semuret e kardiollogjise pas nje nderhyrje te koronografise dhe vendosjes se unazave dhe kur ka probleme me ene te tjera gjaku te bllokuara qe duhet te ndiqet nga mjeku i familjes ne bashkepunim me kardiollogun pas nderhyrjen qe eshte bere ? Ka nje regull ne marjen e ilaceve sepse jepen ne baze te parametrave te analizave te nje gjaku komplet plus Yndyrnat per kolesterolin ? Pacienti mer ilacet per hollim gjaku dhe mbajtjen ne nivel te kolesterolit gje qe duhet bere te pakten nje here ne muaj per te mbajtur ne ekujliber parametrat , ne te kundert eshte thike me dy presa se mund te ndodh nje hemoragji e brendeshme dhe te ruat gjithe ai mundim dhe harxhim se jane shume te shtrenjta keto lloj ilacesh , plus jeta ne rezik .!!!!!! Autori i shkrimit ka ngritur nje problem qe duhet pare me shume seriozitet ? Te jap nje shembull : shkon pacienti tek mjeku i familjes dhe ne baze te shenjave klinike qe ka per nje tension te larte e te tjera i kerkon nje analize gjak komplet plus per yndyrnat per te pare nivelin e kolesterolit qe ti paraprije nje ATAKU ne zemer apo ne Tru ? Mjeku i familjes i thot nuk ka radhe shko beje tek privati , ca do me thene kjo per nje penioniste? Kjo eshte ndrgjegja e mjekut te familjes ne bashkepunim me specialistin dhe humanizmi I tyre ? Mjeku i familjes duhet te jete sa me prane pacientit te vet per te cilin paguhet dhe sherben , kj duhet te regullohet per nje mbarevajtje te mire dhe shpetim jetesh te pacientit i cili eshte viktime e ketyre burokracive nuk po them pa ndergjegje ????
Jam plotësisht dakord me shqetësimin që ngre autori. Ky është një problem mbarëkombëtar, i cili prej dekadash vazhdon pa gjetur zgjidhje të qëndrueshme në sistemin tonë shëndetësor. Artikulli e pasqyron qartë këtë realitet të përditshëm të qytetarëve, duke e trajtuar me maturi, përgjegjësi dhe me sugjerime të arsyeshme që meritojnë vëmendje serioze nga institucionet. Ky është një problem që kërkon një zgjidhje imediate.