Nga Elvis Hila
Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime kolektive. Rreth 70 punonjës të nëntokës në Spaç kanë bojkotuar punën dhe kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre. Kompania nga ana e saj nuk ka pranuar që të ulet në bisedime, duke pretenduar se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore.
“Jo vetem që nuk kanë pranuar të ulen në bisedime, por kompania turke ka nisur edhe të hakmerret ndaj nesh. Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim dhe pastaj na kanë kominikuar vendimin përmes telefonit,” tha minatori Dritan Lleshi.
“Pretendimi është se kemi bojkotuar punën pa paralajmërim. Po veprimet e tyre janë antiligjore dhe ne nuk e njohim këtë vendim, sepse jemi në protestë,” shtoi Lleshi.
Në të njëjtën linjë është edhe minatori Kastriot Prenga, i cili paralajmëroi se reagimi i tyre do të përshkallëzohet deri në greve urie.
“Po na bëjnë shantazh dhe presion me largime nga puna, por ne nuk do të tërhiqemi. Po kërkojmë një të drejtë që na takon me ligj dhe Kodin e Punës. Ata vijojnë të mos pranojnë të ulen në bisedime, por ne do të përshkallëzojme reagimin tonë,” tha Prenga.
Në mbështetje të minatorëve, deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë turke, por pa arritur një marrëveshje.
Gjoni tha se kërkesat e minatorëve për njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive janë të drejta ligjore, pasi këto mekanizma u mundësojnë punonjësve mbrojtje dhe të drejta të plota në vendin e punës.
“I kërkova kompanisë që të nisë menjëherë dialogun me përfaqësuesit e minatorëve, sepse zgjidhja e konfliktit është në interesin e të dyja palëve,” tha Gjoni, ndërsa kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të ndërmjetësojnë për të garantuar një proces të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Sa keq më vjen për ju punëtorë të minirës së Spaçit që po mashtroheni dhe beheni copash për interesat e një palo sindikalisti si Kol Nikolla. Për interesat e tij të ngushta po ju përdor duke ju dërguar drejt humbjes së vendeve të punës që keni vite që i mbani me mundin e djersën tuaj. Mos u tregoni dritëshkirtër që për interrs të pleshtit Kol Nikolla të dogjni jorganin tuaj. Respekte për ju.
Ta bllokojne, te mos lejojne kend te futet miniere apo...! Dhemb per dhemb.
BOLL PUNUAN TE BURGOSURIT E DIKTATURES PER JU TANI NE DEMOKRACI SHTRENGONI BYTHET