Organizatat i kërkojnë Ramës që të mos dobësojë ligjin për Barazi Gjinore

17 Tetor 2025, 21:10Sociale TEMA
Organizatat i kërkojnë Ramës që të mos

Nga Vladimir Karaj

Një koalicion i gjerë organizatash në mbrojtje të të drejtave të njeriut iu drejtuan me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe të gjithë deputetëve, duke shprehur “shqetësimin e thellë për përpjekjet e vazhdueshme për të dobësuar Projektligjin për Barazinë Gjinore”.

Deklarata vjen pas një debati të nxehtë publik të mbushur me spekulime dhe paralajmërimit të Partisë Socialiste për të bërë amendime në projektligjin e propozuar fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë.

“Çdo ndryshim që minon këto parime do të ishte një hap prapa për shoqërinë shqiptare. Çdo pengesë apo dobësim i ligjit me kërkesë nga grupe të caktuara nuk duhet të na shenjojë si shoqëri dhe është një kërcënim për përparimin e mundimshëm 30-vjeçar të grave shqiptare,” thuhet në deklaratë.

Projektligji i ri, i cili synon të harmonizojë legjislacionin shqiptar me standardet e BE-së dhe konventat ndërkombëtare, u bë objekt i një debati të ashpër publik dhe po ashtu objekt dezinformimi.

Drafti fillestar, i mbështetur nga organizatat, përditësonte terminologjinë ligjore duke përfshirë koncepte si “identiteti gjinor” dhe “shprehja gjinore”, përtej përcaktimit klasik binar “burrë e grua”. Kjo shkaktoi reagim nga grupe konservatore dhe fetare, të cilat pretendojnë se ligji po “krijonte gjini të reja” dhe po cenonte “familjen tradicionale”.

Organizatat nënshkruese i janë kundërpërgjigjur kësaj fushate dezinformimi duke vënë në dukje se projektligji forcon barazinë në punë, arsim e vendimmarrje, adreson stereotipet gjinore dhe nuk krijon gjini të reja e as nuk ndryshon jetën familjare.

“Ne shprehim shqetësimin e veçantë për faktin se amendimet e propozuara nuk mund të jenë pjesë e një ligji që synon barazi dhe respekt të të drejtave të njeriut,” theksojnë organizatat.

Megjithatë si pasojë e këtij debati publik të mbështetur në qëndrime edhe nga deputetë të opozitës, grupi parlamentar i Partisë Socialiste njoftoi depozitimin në Parlament të amendamenteve që sipas propozimit do të saktësonin terminologjinë, duke hequr termat e kontestuar si “diversiteti gjinor” dhe duke u rikthyer në një përkufizim që njeh vetëm dy gjini.

Por shoqëria civile i kërkon Kuvendit miratimin e ligjit pa ndryshimet që e cenojnë atë dhe kërkon një debat të hapur e transparent me ekspertë, dhe një mbështetje publike të qartë të qeverisë ndaj të drejtave të njeriut si themel i integrimit europian.

Deklarata është nënshkruar nga një numër i madh organizatash, duke përfshirë Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (Tiranë), Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim (Tiranë), Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare (Tiranë), Agritra-Vizion (Peshkopi), Gruaja tek Gruaja (Shkodër), Qendrën psiko-sociale “Vatra” (Vlorë), Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza (Tiranë), Forumin Gruas Elbasan (Elbasan), Shoqatën “Jona” (Sarandë), Shoqatën “Unë Gruaja” (Pogradec), YËCA Albania (Tiranë), Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, Qendrën për Advokim Social, AËA (Gruaja Shqiptare në Audiovizual), Shoqatën e Grave “Refleksione”, Organizatën Ura të Reja, Qendrën A.L.T.R.I. (Albanian Legal and Territorial Institute Research), Institutin për Kontratën Sociale, Institutin për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare, Komitetin Shqiptar i Helsinkit, Nismën ARSIS, Qendrën për Zhvillim dhe Integrim Europian (CEDI), Fondacionin Së bashku, Qendrën “Strehëza Edlira Haxhiymeri” dhe Aleancën LGBT.

6 Komente

  1. L
    Liu

    Të gjitha organizata shushunjash! I kane pire gjakun dhe i kane marre fytyrën ketij populli per 2 pare fonde e honorare me shume... Si ajo organizata qe para 15 vjetesh kishte mashtruar ne Suedi per leke se ne Shqiperi kishte 200 mije familje ne gjak... Mjafton te shoh kush jane per tu bindur qe ligji duhet amenduar me patjeter...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Boboooobo! Gjithë këto shoqata ku vegjetojnë zhurmues gjoja në emër të të drejtave grave, gjinive të sajuara e gjithfarëllojesh, por që gjithçka bëhet për të justifikuar paratë që marrin nga ata që duan medoemos të shkatërrojnë familjen që është baza e riprodhimit të shoqërisë njerëzore, e dashurisë së vërtetë e të natyrshme dhe e moralit tradicional. E kam shkruar edhe gjetkë: kushdo që nuk pëlqen gjininë me të cilën ka lindur, e dukshme nga seksi mashkullor apo femëror, por pëlqen të bëjë rolin e kundërt, le ta bëjë. Me këtë rast, femra që luan rol burri s'ka pse ofendohet të pranojë atë emërtim (rolin e do emërtimin përkatës jo), po ashtu, mashkulli që pëlqen të luajë rol femre, s'ka pse të ofendohet po të emërtohet grua. Gjithçka është e thjeshtë, por ndërlikohet qëllimisht për të sajuar gjinira artificiale me qëllim shkatërrimin e familjes natyrore, dhe kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë. Pik.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lgbetiti

        Pas nenshkrimit nga qibythat parlamenti te kete kujdes se qibytha mund ta japin bythen freem urraaaaa perpara, revolycioni i qibythave , kane berdhi. paloka, ina zhupja,

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yyyppp Xhixhi

          U leshuan OJQ Motrat qe financohen nga shoqatat qe shtyjne axhendat LGTBQYZZH neper bote dhe ulerasin se po shkelen te drejtat grave jur ne fakt bythqirat meshkuj qe ndihen femra fyejne edhe vet nocionin e femres e jo me te drejtat e tyre. Nejse qeni leh atje ku ha dhe keto OJQMotrat do i bejne hysmet xhepit. Pppptttuuuuuu shkerdhata me probleme identitare.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hani mut

            Te gjitha keto organizata kane dy themeluese: Xheni KARaj dhe Delina Fico

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajde merre vesh

              Nis si kërkesë për të drejtat e grave dhe përfundon me kërkesa për bythqirët. hajde merre vesh!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje