“Mamaja s’ka patur bukë me ngrënë”, flet djali i “boses” që i doli emri tek inceneratorët: Ajo ka vdekur…

6 Korrik 2022, 18:37Sociale TEMA

“Mamaja s’ka patur bukë me ngrënë”, flet djali

ABC News ka bërë një tjetër intervistë me një tjetër familje e cila është përmendur në denoncimet e bëra nga LSI, si pjesë e skemës së inceneratorëve.

Gazetari Simon Shkreli, ka intervistuar djalin e familjes Serrmi, Marketin Serrmin, pasi emri i nënës së tij. Gjyste Serrmi, ka dalë në skemën e inceneratorëve, ku rezulton se asaj gjatë viteve 2016-të dhe 2017-të, i janë  shitur dy kompanitë “Elvis 03” dhe “Frangaj Internacional”.

Djali i Gjyste Serrmit, e cila disa muaj pasi i ishin shiture kompanitë ka ndërruar jetë, tha për Abc se nënë e tij jetonte në varfëri, dhe se të ardhurat be saj ishin vetëm 117 mijë lekë, të cilat i merrte nga pensioni.

Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension  117 mijë lekë”.

Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?

Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”

Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.”

Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?

Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.”

Të katër kompanitë e familjes Ymeraj kanë krye sipas Kryemadhit evazion fiskal në vlerën 7.5 milionë dollarëve. Bie në sy se këto biznese që iu shitën të moshuarve janë regjistruar në QKB me objekt veprimtari, si, ndërtim, tregti, hoteleri apo dhe eksport të frutave dhe perimeve.

8 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Emisioni nga e para kupton ndryshimin e një familjeje. Kjo është mënyrë e re shanci mediatik.

    Përgjigjjuni
    1. d
      drini

      Te semes ,kjo qeverri joe vetem e korruptuar por e pameshireshme...as buke per emrat fallco te milionave euro...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk ka më budallenj rrugeve. Jane të gjithë ne Fol

        Ti Drini i Monikes je? O kungull. Qeveritaret ne këtë mes marrin lekë nga firmat. Është ai qe ka bere korrupsionin se gjoja ka shitur firmen tek Gjystja qe nuk ka patur meshire as t'i jape Gjystes nja 500 mije lekë të vjetra të pakten. Qeveritaret qe kane marre lekë, i kane marre fshehurazi me zarfe, dhe nuk kane pyetur "po asaj plakes, i keni dhene gje"? Vetem ti dhe Monika keni shpirt te madh dhe ndani korrupsionin me skuadrën. Pra ju jeni të korruptuar me shpirt, ndersa qeveritaret jane pa shpirt! ???????????? Hajde gallof hajde. Nuk na the, Monika nga i di të gjitha keto? Ah, po. I ka bere edhe vete. Natyrisht. Qeveri e poshter.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bubulina

        Komedia e shekullit. Netflix.

        Përgjigjjuni
        1. G
          GEZUAR BAFTAJAR

          ORE MIRE MUND TE JETE E VERTETE POR KAQ KOLLAJ NUK ESHTE. AJO PLAKA TEK 5 MAJI QE HIQEJ SI PABUKESE KISHTE CUNAT ME PASURI MILIOA EURO.???

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje