
Memorial përjetësie buzë Vjosës në Sajmolë, pranë fshatit Peshtan të Tepelenës, kushtuar birit të shquar të këtij fshati, të rënë për liri dhe të shpallur me titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut”.
Tre ditë më parë, në prag të festave të 29-29 Nëntorit, në vendin e rënies dëshmor të Kristo Sotir Mërtirit, përbri lumit Vjosa në fushën e Sajmolës – atje ku derdhen dritëhijet e shumë luftërave – është ngritur memoriali për “Dëshmorin e Atdheut”.
Një pllakatë madhështore mbi një shkëmb që sfidoi 78 vite, ku bashkohen ujërat dhe erërat e Zagories me Vjosën, në fshatin e rrethuar nga pesë male e dy lumenj, do t’ju flasë brezave për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Kristo Sotir Mërti u ekzekutua nga nazistët buzë lumit Vjosa dhe u hodh në greminë, në vendin ku tashmë është ngritur memoriali. Por gjaku që derdhi biri i Peshtanit nuk u harrua.
Në ceremoninë e nderimit të dëshmorit morën pjesë kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Këlcyrës Klement Ndoni, nënprefekti i Përmetit Edvin Tuçi, Bujar Sula, Aristotel Meshini, Profesor Zaho Golemi, gazetari Mero Baze, nipat e dëshmorit, Leonidha e Kristo Mërtiri, kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të rrethit të Gjirokastrës, Shkëlqim Guçe, shumë bashkëfshatarë të fshatit Peshtan, si dhe të ftuar të tjerë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Gjirokastra e Vlora.
Pas zotit Guçe, folën me radhë Tërmet Peçi, Leonidha Mërtiri, Prof. Zaho Golemi, Kristo Mërtiri dhe në fund Kryetari i OKDA dega Tepelenë. Bujar Sula, së bashku me Zaho Golemin, u dorëzoi familjarëve certifikatën e dëshmorit, për Kristo Sotir Mërtirin.
Po pse asnjë fjalë për veprimtarine antinaziste të deshmorit...
Loni, po tani i kemi miq nazistet e rinj. E, si ka ardhe kjo bote, kokes i thote bythe
Akoma. keta me sorrat. partizane. Deshmori. i. atdheut kunder. kujt. na. paska. luftuar se. gjermonet. iken. ne. punet e. tyre
I paharruar emri i ketij deshmori te Atdheut dhe i 28 mije deshmoreve te te gjithe Shqiperise, qe rane ne lufte me pushtuesit per çlirimin e vendit. Rrofte 29 Nentori, Dita e Ҫlirimit te Shqiperise nga pushtuesit nazifashiste dhe bashkepunetoret e tyre ballisto-zogiste!