“Kremlini po bën mobilizim sekret”, Rusia gati të sakrifikojë 100 mijë ushtarë: Mos u tërhiqni

27 Nëntor 2022, 14:56Sociale TEMA

“Kremlini po bën mobilizim sekret”, Rusia gati të

Raketat ruse nuk ndalojnë së godituri Ukrainën. Trupat pushtuese vijojnë me bombardimet dhe këtë herë në shënjestër përfundoi infrastruktura e transportit në Kryvyi Rih, në rajonin jugor të Dinpropetrovsk, ku raportohet vetëm për dëme materiale.

Bombardime ka pasur edhe në Kherson, ku janë goditur sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë në errësirë thuajse të gjithë banorët.

Sulmet kanë qenë të vazhdueshme në këtë rajon, duke bërë që civilët të detyrohen të largohen në masë.


Dimri i ashpër po ndikon edhe planet e Moskës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se njëqind mijë ushtarë rusë gati për t’u sakrifikuar në të ftohtin e acartë të Ukrainës.

Urdhri i Kremlinit për ta është që të mos tërhiqen, në asnjë mënyrë, në pritje të ofensivës së pranverës, madje ka raportime se Rusia po përgatit një mobilizim tjetër sekret për të forcuar grupet e saj të ushtarëve në frontin e luftës kundër Ukrainës.

Ndërkohë, qeveria britanike thotë se përdhunimet gjatë luftës janë po aq krime të rënda sa përdorimi i armëve kimike.

Lini një Përgjigje