Ministrja Koçiu: Ndërtuesit pa leje, do futen në listën e zezë: Objektet do prishen ose konfiskohen

14 Nëntor 2025, 17:12Sociale TEMA
Ministrja Koçiu: Ndërtuesit pa leje, do futen në listën e

Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre. Kështu është shprehur ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë inspektimit të operacionit për ndërtimet pa leje në zonën e Farkës.

Ministrja Koçiu theksoi se ndryshimet ligjore në fuqi janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretim.

“Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë një detyrim të vetëm zbatimin e plotë të ligjit", tha ajo.

Gjatë inspektimeve të deritanishme janë evidentuar një sërë shkeljesh, që variojnë nga mungesa e dokumentacionit teknik dhe e akteve të kontrollit, deri te moszbatimi i planeve të organizimit të kantierit dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit me shtesa në sipërfaqe. Për të gjitha këto raste, masat janë të menjëhershme dhe të paracaktuara në ligj.

"Vendosja e subjekteve shkelëse në listën e zezë, duke u pamundësuar marrjen e lejeve të reja të ndërtimit, detyrimi që të gjitha kostot e prishjes t’i paguajë subjekti përgjegjës, konfiskimi i objektit për interes publik ose për strehim social, kur parashikohet nga ligji", theksoi drejtuesja e MPB-së.

Ministrja Koçiu nënvizoi gjithashtu se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por një operacion i pandalshëm për vendosjen e rregullit dhe standardit në territor.

“Askush nuk do të tolerohet. Do të ndëshkohet çdo shkelje, duke përfshirë edhe rastet kur autoritetet lokale ose funksionarë publikë implikohen apo mbyllin sytë ndaj paligjshmërisë,” u shpreh ajo.

Operacionet e kontrollit dhe ndërhyrjes ndaj veprimtarisë së ndërtimeve pa leje kanë nisur në fillim të nëntorit në gjithë vendin do të vijojnë pa ndërprerje. 

5 Komente

  1. S
    Sadiu

    Mos i prishni por konfiskoini, vërini në shërbim të komunitetit dhe të shtetit. Të shkatërrosh një gjë që e ke gati nuk është gjë e mirë por përfitim i disa milion euro. Mashtruesit mos i lini të marrin frymë

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emilia

      Një kompani e shkëlqyer për rikuperimin e investimeve ka nevojë për një ekip të shkëlqyer, dhe vetëm kur një ekspert u shërben klientëve me integritet dhe besim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Udhëtimi im filloi kur pa e ditur investova në një skemë kriptomonedhash, i joshur nga fitimet e premtuara. Në fillim, pashë fitime, kështu që investova më shumë, duke pritur të fitoja miliona brenda pak muajsh. Megjithatë, ishte një mashtrim. Pavarësisht se kërkuan një rimbursim deri në 50%, ata më manipuluan që të dërgoja më shumë derisa kuptova se donin të më mashtronin. I raportova tek autoritetet dhe kontakti i FBI-së më referoi te TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM. Fillimisht isha skeptik ndaj kësaj kompanie për shkak të burimit. Nga fillimi deri në fund, ekipi i tyre financiar punoi profesionalisht për të rikuperuar të gjitha fondet dhe fitimet e mia të vjedhura. Jam ende i shokuar nga rezultati. Kontakti: [email protected]

        1. t
          troc

          e ke ne krah ate qe ka ndertuar pa leje

          Përgjigjjuni
          1. d
            diella

            hahaha..shfaqe e peshtire.,.po cfar bete me pallatin e Lul Morines dhe te Lilos, i pari skish fare leje dhe e kishte ndertuar 10 kate, ndersa i dytiu ne qender te tiranes 8 kate shtese.. I amnistuat ose u thate qe paguani m2 me 300 euro dhe ti gezoni... O mortja qe su ha.. e qani propoganden mashtruese per miqte tuaj qe ju mbajn me leka dhe ju sigurojne fushatat me vota te blera.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje