VIDEO/ Denar Biba ankohet: S'kemi tualete në zyrë, nuk mban më. 35 zonja shkojnë në një tualet

13 Nëntor 2025, 11:20Sociale TEMA
VIDEO/ Denar Biba ankohet: S'kemi tualete në zyrë, nuk mban

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ngritur shqetësimin e mungesës së ambienteve në institucionin që ai drejton.

Në seancë dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare për buxhetin, Biba tha ndër të tjera se jemi në kushtet e problematikave higjienike.

Ai u shpreh ndër të tjera se në institucion nuk ka tualete dhe 13 gratë që punojnë aty shkojnë  në një tualet të përbashkët.

“Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49. Jemi në po të njëjtat ambiente.

Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më. 

Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë”, tha ndër të tjera Biba.

8 Komente

  1. A
    Agushkari

    sa,shume dhisni o Dinar Bibja tere diten ne hale rrini dhe nuk.beni asnje pune

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kar agushi

      Ti qenke tamam agush kari

      Përgjigjjuni
    2. a
      aleks

      ishin 13 parazite sot jane 49 parazite, zgjedhje ne shqiperi nje here ne 2 vjet dhe keta parazite kerkojne edhe banja. ptuuu race zvarranikesh parazite

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleks xinxo

        Po ik o aleks fshi qurret. Se paske kohe te komentosh

        Përgjigjjuni
      2. L
        Linza

        Ky debili e ka mendjen tek WC-te, nderkohe Vodafone dhe One po i rrjepin shqiptaret. Ptuuu….parazite.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vodafoni keshillon

          Merni per sejcilen nga nje OTURAK , ja e zgjidhet problemin ? Jallah problem halesh ? Halet kerkojne hale , mos ju duhen per ndonje pune tjeter se elbete jemi ne kohen moderne , ne monizem skishte nga keto probleme , nuk ndihej nevoja e mungeses se haleve , siduket ju qenkan liruar burgjite , kur te shuroni ndonje dite pa vet- dije atehere merni bebelina per cdo eventualitet ????

          Përgjigjjuni
          1. l
            labi

            Institucion pa kurrefare vlere.Vodafoni cmimet me te larta dhe rregulla te pa pranueshme .Nuk do zgjatem shume ,me falni per krahasimin:Jetoj ne izrael kam paketen time individuale ne celular 50 Giga ne 30 dite internet paguaj 10.5 euro INternet nuk harxhoj me shume se 1/4 Beheni vehte llogarine Shqiperia ka institucine superstrukture per te rjepur popullin Me respekt bashkeatdhetari

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari

              Hidhuni ne greve ore çfare prisni? Ta shohi ky vend a funksionon dot pa autoritet konkurence. Edhe mos ju pergjigjni cdo komenti qe behet ketu se do kujtojne njerezit se jeni te ngeshem.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje