Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës në Njësinë 5, ku foli për angazhimin e qeverisë për të qenë më pranë komuniteteve dhe për zbatimin e premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.
Rama është shprehur se të gjithë pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit para festave të dhjetorit.
"Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar dhe këtë vit e do ta marrin përsëri, përpara Vitit të Ri. Bonusi do të shpërndahet përpara festave. Nga janari do të nisë rritja e masës që do të merrni me një progresion.
Pensioni i plotë urban do të bëhet 40 mijë lekë. Pensionet do rriten progresivisht çdo muaj e çdo vit. Pensioni i plotë rural do të shkojë në 18 mijë lekë. Pensioni gjithashtu do të indeksohet.
Vetëm për indeksimin do shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme. Vetëm për pensionistët në katër vitet e ardhshme do shpenzohen 1.7 miliard euro.", tha Rama.
Dmth … dhjetor 2026 nuk do te kete bonus?!?! Vetem kete vit do te kete.Mot bonusi do te shperndahet gjate muajve . Mirẽ e kam kuptuar unẽ?!?
Jo , ti nuk e ke kuptuar hiç mirë . Rritja e pensioneve do të fillojë gradualisht qysh në janar 2026 , me qëllim që , në vitin 2030 të arrijë mesataren evropiane . Kjo nuk ka fare lidhje me bonusin e fundvitit , i cili do të jepet çdo vit , sipas një VKM- je të vitit 2024 .
RROFSH DASHO . BESOJ QE JE I MIRINFORMUAR.
Po nuk e tha Milva Ikonomi, une nuk e besonj .
U lodhe se foluri o kryeminister , duke thene : pensioni i plote urban do te ritet deri me 2030-ten 40 000 leke ? Une sot e kam pensionin e plote urban (minimal me ligjin e vitit 1993 ) 18400 leke , kur koleget e mija kane dale ne pension pas 2014-tes e kane dyfishin tim ? Si i behet kur kemi punuar ne te njejtn vend ne shendetesi me aresim te njejte por ne kohe te ndryshme , ka derman kjo pune ? Mua do te me veje pensioni deri ne 2030-ten 40000leke ? Me gjithe ate “ lume kush te rroje ta shohe ZONJE “?????
Po tẽ thash mor zotẽri . Milva Ikonomit drejtohu .
Ore, do kete apo jo planifikim per bonuse ne vitet e ardhshēm?