Në debatin për gjininë, Elton Ilirjani i qëndron mendimit se ka vetëm dy: mashkull dhe femër.
Ai vetë tha qartazi në emisionin “Opinion” se është mashkull. Sipas tij, çështja e gjinisë është kthyer në një çështje politike dhe lufta më e madhe e komunitetit LGBT ka qenë që të pranohen si të barabartë për të drejtat.
Ilirjani ka treguar se të ndryshuarit e seksit kushton 3 milionë dollarë, të cilat i financon shteti i New York-ut. Sipas tij, këtu bëhet fjalë edhe për interesa të forta financiare.
Elton Ilirjani: Kjo është ekstremi i majtë që ka edhe pak nuanca korruptive në mes se këtu nuk është politika, por është edhe ana financare.
Unë do t’ju them vetëm një shembull. Të ndryshuarit e seksit në Shtetet e Bashkuara kushton mesatarisht 3 milionë dollarë.
I paguan shteti i New Work-ut me taksat e taksapaguesve për të ndryshuar gjininë. Janë programe specifike të cilat ndihmojnë personat që duan.
Blendi Fevziu: Pse duhet ta bëjnë këtë?
Elton Ilirjani: Këtu lind edhe pyetja që kanë konservatorët. Kjo vjen sepse është e majta ekstreme, së bashku me interesa të forta financiare.
Blendi Fevziu: Kush është tejkalimi i së majtës në të drejtat?
Elton Ilirjani: Ka pasur dy probleme që ka filluar edhe pjesa konservatore e shoqërisë, që ka filluar një luftë të pandalshme kundër komunitetit. Momenti i parë ka qenë sesi është trajtuar çështja e transgjinorëve në SHBA dhe aty ka filluar gjithë problemi dhe tjetra ka qenë në lidhje me edukimin e fëmijëve sa u përket të drejtave të transgjinorëve.
Transgjinorët, shpjegon Ilirjani, janë persona që e ndryshojnë gjininë nga mashkull në femër e anasjelltas përmes ndërhyrjes. Sigurisht, kjo gjini e zgjedhur nuk është e përcaktuar nga natyra dhe kjo ka krijuar përçarje edhe mes vetë komunitetit. Ilirjani thotë se ka një tejkalim në atë sesi i janë qasur shoqërisë.
Elton Ilirjani: Këtu ka lindur problemi i madh midis komunitetit tonë të gjerë LGBT+ dhe konservatorëve kundër nesh.
Blendi Fevziu: Edhe komuniteti LGBT në vetvete ka një pakënaqësi kundër sjelljes së transgjinorëve?
Elton Ilirjani: Nuk është se ka një pakënaqësi me transgjinorët si koncept. Një pjesë e komunitetit tonë, ku jam edhe unë, mendojnë se është tejkaluar çdo masë sesi i jemi qasur shoqërisë.
Po' è ka bere amerika, o burra, ta bejme dhe ne. Tani e kupton pse ai filmi western e ka titullin "te gjithe ne perendimit Jane vellezer... nga baba". Kurvellekun ka qene kaq I hapur sa... pillnin kurvat vellezer. Pasta u shtuan shume baballaret sa filluan seks in me meshkuj se nuk u dilni kurvat. Dhe I legalizuan si "e drejte e njeriut"
Fakti qe Iliriani pranon qe ka vetem dy gjini, mashkull dhe femer, i jep atij sh pike dhe nuk ke perse te mos e vleresosh. Pastaj se si e ben jeten e tije private, nuk na takon ne ta gjykojme.
Merre si te dashur meqense i jep dhe pike.
Po pse je percudnuar per vete? Me gjithe ate intelekt dhe mprehtesi qe ke, pse i ke dhene kaq shume rendesi pamjes qe nuk perkon me shumicen normale? Kur seksualiteti eshte vetem nje fragment i jetes, pse duhet te fokusoheni kaq shume ne te? Jam vertet kurioz ta di.
Hiqeni foton e ketij kafshes me pamje majmuni se terboi dynjane....