“Doja të vdisja, më mbajtën fëmijët” - Rrëfimi Agron Llakajt për humbjen e gruas: E përcollëm si nuse të bukur

10 Nëntor 2025, 09:45Sociale TEMA
“Doja të vdisja, më mbajtën fëmijët” -

Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim prekës dhe rrëqethës për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Në një intervistë të dhënë në podcastin e Grida Dumes, Llakaj foli me emocione të forta për periudhën më të vështirë të jetës së tij – ndarjen nga gruaja që ai e quajti “zemra e familjes”.

“Nuk mora amanet nga Kostandina, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet. Nuk mund të pranoja idenë e ndarjes, të fundit, të ikjes së saj.”

Ai kujtoi me dhimbje udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresat për shërim u shuan plotësisht:

“Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë e më tha se mbaroi. I thashë, ti the 5-6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për jetën e Kostandinës.”

Për dy javë, aktori e mbajti të vërtetën vetëm për vete, duke gënjyer me qëllim që të mbronte fëmijët dhe bashkëshorten e tij nga realiteti i dhimbshëm.

“Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë. Unë dilja në emision, qeshja në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’”

Një nga momentet më të ndjera që ai ndau ishte ai i lamtumirës së fundit me bashkëshorten:

“I thashë vajzës: ‘Zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur.’ I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar.”

Periudha pas ndarjes ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për aktorin, i cili nuk e fshehu se ka kaluar momente dëshpërimi të thellë:

“Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj. Doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: ‘Babi, jemi ne.’”

Me këtë rrëfim të ndjerë, Agron Llakaj ka prekur zemrat e publikut, duke dhënë një shembull të rrallë dashurie, përkushtimi dhe dhimbjeje të thellë për një njeri që ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij.

13 Komente

  1. L
    Lexuesi

    Me vjen keq qe kishe kete fatkeqesi ndoshta shume heret por keto jane gjera qe njeriu nuk i parashikon dhe nuk i kontrollon dot. Kemi kaq kohe qe lexojme lajme per kete fakt sikur edhe zotit ti kish ndodhur nuk do te perseriteshin kaq shpesh me gjithe keqardhjen por u be pak si shume….jeta vazhdon nuk je i vetem ne kete bote…….

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      I madhi Agron Llaka, si kudo ne jete edhe ne kete gjeme familjare.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gonia si perjashtim

        Agron! Ndihesh si nje engjell njerzor, brenda nje kopshti zologjik, si brenda familjes arnamute,deri ne kufijt e vilajetit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          llakaj gjakdhjeri i perket atij gruppi gjakdhjeresh qe kane marre persiper te dhkaterrojn artin dhe teatrin shqiptar.....

          Përgjigjjuni
          1. N
            Njeri i rradhe me te gjitha vyrtytet.

            Fatekeqesi si ne shume raste te tillla....shume-shume prekese ... Zoti ju dhente te gjithve shendet dhe sukese ne jete..

            Përgjigjjuni
            1. N
              Njeri i rradhe me te gjitha vyrtytet.

              Fatekeqesi si ne shume raste te tillla....shume-shume prekese ... Zoti ju dhente te gjithve shendet dhe sukese ne jete..

              Përgjigjjuni
              1. .
                ......

                se c'burre je ti te njeh gjithe memaliaj mor kelysh bredharak.....

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lani

                  Cfar burri eshte na I thuaj qe ta dim edhe ne ..se ne e njefim per burre te mire ne ekrane

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lani

                  Bravo dashuri e paster me shoqen e jetes Zoti ta shperbleft Agron. Zoti te ruajt cfar ke tani ..

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    D.DIDANI

                    Njerzit e artit e perjetojne dyfish,trefish njeqindfish dhembjen. Kete nuk mund ta kuptoj nje komentus ....(OSE NJE HIC NJERI). 6 pika njeri,fundrine! ndarjen nga jeta te bashkshorteve e perjetojne keq bashkeshortet e vertete>

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Njerezimi ka shkuar per leshe !

                      Mirja ja ktheve pergjigjen atij me pikkkkarit.... ! Ai mesiguri kalon kohen ! ju kane mbaruar leket e socialit qe mere ! dhe shfryn nervat ketu me njerez qe nuk i njeher fare ! Secili duhet te gtregoje Respket te pakten.... per raste ngjarje vdekje... Ha po te kishte ngrodhur penecilina Ai ish Diktatori i djeshem dhe Demokrati i sotem Sali , i jepja ketij me pikkkkarit te drejte te shkruante gjithcka...se mbi te gjithe Ai eshte kriminel dhe i ka duart e lyera me gjake...

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Njerezimi ka shkuar per leshe !

                        Mirja ja ktheve pergjigjen atij me pikkkkarit.... ! Ai mesiguri kalon kohen ! ju kane mbaruar leket e socialit qe mere ! dhe shfryn nervat ketu me njerez qe nuk i njeher fare ! Secili duhet te gtregoje Respket te pakten.... per raste ngjarje vdekje... Ha po te kishte ngrodhur penecilina Ai ish Diktatori i djeshem dhe Demokrati i sotem Sali , i jepja ketij me pikkkkarit te drejte te shkruante gjithcka...se mbi te gjithe Ai eshte kriminel dhe i ka duart e lyera me gjake...

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dea

                        E rende eshte, nga laberia dikur mallkonin: "Te lente gruaja ne pleqeri". Ishalla nuk ke pendesa dhe gjynahe prej saj sepse ju burrat shqiptare, vecanerisht leberit, e trajtojne gruan si prone dhe dytesore, shume vendime i marrin vete, ne emer te burrerise, pavaresisht disbalances intelektuale ne shume raste. Ua dini vlerat grave vetem kur i humbisni sepse mbeteni pa shoqerues, pa kujdestar, pa kuzhinier, pastrues, e te tjera. Kete e kam ne pergjithesi dhe nga eksperienca personale. Cdo gje tek burrat shqiptare vertitet rreth tyre, derisa nje dite gruaja largohet heshturazi, me dinjitet, pa u ankuar per ti lene kohe shqiptarit kokeforte te analizoje humneren e marredhenieve qe kishte krijuar. Te te rrojne femije e niper, mbesa, qe i ke te mrekullueshem; Jeta vazhdon dhe nuk je as i pari e as i mbrapmi. Gruaja R.I.P

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje