Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë thuajse çdo stinë të historisë shqiptare, do shembet për një projekt me kazino

10 Nëntor 2025, 09:40Sociale TEMA
Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë thuajse çdo stinë

Nga Johana Lubonja

Në buzë të detit, aty ku zhurma e dallgëve përzihet me aromën e pishave, qëndron një ndërtesë që ka parë stinë të ndryshme të historisë shqiptare, Hotel “Adriatik”, një simbol i Durrësit dhe i turizmit shqiptar si kujtim brezash

Kur u ngrit në mes të viteve ’50, ishte projektuar për të qenë hoteli më i bukur dhe më modern i vendit. Arkitektura shqiptare e atyre viteve, megjithëse dominohej nga fryma e ardhur nga Bashkimi Sovjetik, e kishte ende nën vetëdije trashëgiminë e racionalizmit italian të viteve ’30, veçanërisht në qytete bregdetare si Durrësi.

“Adriatiku” ruan disa tipare të këtij racionalizmi: linja të pastra, simetri horizontale, dritare të mëdha dhe fasadë të ndriçuar, që i japin elegancë pa ekzagjerim ornamental. Pozicioni buzë detit ndikoi që arkitektët të përfshinin elemente mesdhetare: ngjyra të çelëta, ballkone të hapura, verandë, dhe palmën ikonike përpara hyrjes.

Ndryshe nga stili i ftohtë sovjetik i disa ndërtesave të Tiranës, “Adriatiku” ka më shumë dritë, ajër dhe harmoni me mjedisin.

“Adriatiku” u kthye në vitrinën e socializmit shqiptar. Aty strehoheshin mysafirët e huaj, sportistët, shkrimtarët, delegacionet miqësore nga Lindja. Për shumë shqiptarë, një natë në “Adriatik” ishte një ëndërr e paarritshme, një privilegj i pak njerëzve. Në hollin e tij me dysheme mermeri, në tarracën që përplasej me dallgët, ndizeshin cigaret e para të ndonjë francezi apo çeku që sillte me vete aromën e botës tjetër.

Në vitet ’70 e ’80, hoteli u bë kartolina e Durrësit. Fasada e bardhë, palma e lartë në hyrje dhe shkallët e gjerë që zbrisnin drejt plazhit u bënë sfond i dhjetëra filmave shqiptarë, ku “Adriatiku” luante rolin e qytetërimit modern, një ishull i vogël luksi në brigjet e socializmit.

Pas viteve ’90, si shumë simbole të tjerë të epokës së vjetër, “Adriatiku” ra në heshtje. Zhurmat e turistëve u zëvendësuan nga qetësia e një godine të lodhur, e cila megjithatë ruante dinjitetin e saj. Ishte koha kur Shqipëria po kërkonte, pa e ditur çfarë e priste, rrugën e re. Edhe hoteli i famshëm duhej të rigjente vetveten.

Në fillim të viteve 2000, nisi ringjallja. “Adriatiku” u restaurua me kujdes, pa i prishur hijen e së kaluarës. Fasada e vjetër u ruajt, por brendësia u transformua në një hotel bashkëkohor me standarde ndërkombëtare. Mbeti ikona e Durrësit turistik, një monument i kujtesës dhe i shpresës.

Për banorët e qytetit, ai nuk është thjesht një hotel, është një pjesë e jetës së tyre. Një vend ku janë bërë dasma, janë bërë foto të para, janë pritur të afërm nga larg. Për të tjerët, është një simbol i përjetshëm i kohëve që ndryshojnë, por ëndrrat që mbeten.

Në fund të fundit, “Adriatiku” është më shumë se një ndërtesë: është një dëshmitar i heshtur i Shqipërisë që ka kaluar nga eleganca, në ashpërsinë e socializmit, e deri te dritat e turizmit modern.

Ende sot, çdo mëngjes, ai sheh detin me të njëjtin qetësim që e ka parë prej gati një shekulli, sikur të thotë se, pavarësisht gjithçkaje, jeta vazhdon, dhe dallgët kthehen gjithmonë në breg.

Kjo nuk do zgjasë dhe shumë.

Sot Shqipëria është vendi ku historia bëhet me “leje ndërtimi”. Sipas dokumenteve që janë publikuar dje në media, me miratimin e KKTU, godina e “Adriatikut” do të shembet për t’i lënë vendin një ndërtesë 12-katëshe moderne.

Në vend të kolonave që panë dekada, do të ngrihen beton e xham, dhe aty ku dikur dëgjohej zhurma e valëve, do të ndizen dritat e një… kazinoje. Po, një kazino. Vendit tonë nuk i mungojnë as hotelet, as historitë, por kumari rikthehet gjithmonë si prioritet kombëtar.

Do të ishte ndoshta më e ndershme t’i vinin emrin “Hotel Kujtesa”, që të mos harrojmë ironinë: një copë kujtese që fshihet nga faqja e dheut për t’u zëvendësuar me lluksin e dritave të bixhozit.

Ja kështu, “Adriatiku” që dikur ishte dritarja nga ku Shqipëria shihte botën, do të kthehet në një dritare nga ku bota sheh se si Shqipëria shkatërron edhe njëherë tjetër kujtesën e vet. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që fati i këtij vendi luhet me letra

(Dita)

62 Komente

  1. D
    DR

    O piktor mos e bej kte pune! O piktor ske bo gjysem gjoje 15 vjet per kte qytet mos ja prit kokën fare ....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dragani

      Johana qënke komplet out, gazetaruce vrimash. 1. Hoteli është ndërtuar në vitet 1956-58 me arkitekt Gani Strazimirin. Kishte karakteristika tipike sovjetike, por ishte mjaft i bukur, luksoz dhe dinjitoz. 2. Hoteli tashmë është pronë private dhe pronari mund të bëjë me të çfarë të dojë. 3. Çfarë të keqe ka të mos ketë edhe pjesën e kazinosë, krahas plazhit etj. Çdo vend ka jo 1 kazino, por aq sa mban tregu. Mos këpusni dokra kot. Dhe në vitet 30 o gazetaruce është ndërtuar hotel Dajti, po ti siç duket nuk di çfarë shkruan, ose janë tallur me ty.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jugu

        mund te jete privat, por ne europe nese nje objekt ka status te vecante, edhe nese eshte privat ske te drejte ta prishesh, sidmos pamjen e jashtme, pa brenda bej cte duash

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beqiri

          Per nje prone timen mu desh te kerkoja ne Arkivin e Shtetit dokumenta te periudhes se Mbretit Zog dhe midis te tjerave me beri pershtypje nje vendim i Bashkise se Tiranes qe gjobiste me 20 franga ar nje banor(emri nuk me kujtohet) se ne kundershtim me projektin e miratuar te Bashkise ai e kishte lyer me nje boje tjeter fasaden e shtepise. Shikoni sot se ca behet.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Shumë e vërtetë! Quhet trashigimi, madje në SHBA nuk të lënë të prishësh as barakat që i quajnë shtëpi, sepse nuk lejohet ndryshimi i pamjes. Maksimumi lejojnë rindërtimin identik me patjetër shfrytëzimin sado të vogël të materialeve ekzistuese.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pershendetje nga nje Tirons me Lezet!

            Ky Hotel eshte blere Qyl ( pothuajse falur) nga Gafurri.Ky Gafurr Djali me pamje nga Mali (drei)Ka dhe Repartin 3700 ne Selit ku e beri Universität (Marin Barleti ne mos gabohem.Keto horra si djathtas dhe majtas nuk lane gje pa grabitur.Po qe se do kishte nje Ankand per shitjen e kufomave dhe Arkivoleve keta Plehra do kishin vrare Femi,pleq,gra e burra vetem qe te fitojne.6 muaj protest per te denoncuar Veliajn dhe Pasta 6 Muskel Protest per ta liruar.Pse? Thjeshte jane te gjithe bythqire Hajdute.Ju shkerdhefsha Familjet dhe po ju jap lajmin e mire se Kemisha e fundit nuk ka xhepa.

            Përgjigjjuni
            1. t
              thjesht Tirons

              Tirons loqe komplet, thash se do na tregoje nai histori se si i bon milionat Zeni e Gjita, po ty perhere sahati te ref tek Erioni mer vlla ...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Selime Zaimi

                Po me me gjakftohtesi mo tirans, me me gjakftohtesi…

                Përgjigjjuni
              2. X
                Xy

                Kushe te tha QE munde te besh QA duash SE eshte prone private ooo path none ? Po te jete shtet shqiperia dhe po ta Kish fute nen mbrojtje kulturore e historike ti le QE ta demolosh po as ngjyren e jashtme as te brendshme sdo guxoje me ja ndrrue ......po edhe ashtu si eshte po te jete shtet ai vend prap pa leje komune as smundesh ta ndryshosh as ta shtoshe e as te ndertoshe te riun. Jeni shtet kaaaka oooo shtet I Baba mondi ooo duca ....une Jame NGA Kosova po SE shkeli at vend fekale QE NGA 2003 kur Isha njehere......te lahesh ose te prekesh ujin e detit ne durres eshte njejte si te futesh koken ne nje pus fekale.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Investitori

                  Hoteli tashmë është pronë private? Ka qene prone shteterore, si eshte kthyer ne private, ne cfare menyre, me ato teknikat e Rumit? Ky eshte momenti qe Spak te shohe se si eshte bere kalimi ne prone private! Pe edhe nese eshte bere kalim i rregullt (gje fare e pamundur), ti kujton se ne nje shtet demokratik privati mund te beje si i do qejfi? Eh jo, shteti ka rregulla! Edhe une kam nje pallat, po nuk kam bo 12 kate, mbasi nuk me lejuan edhe pse isha ne token time, imagjino pastaj mu ne breg te detit zone per te cilen ka rregulla teper te rrepta!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E po ja

                    Ne Shqiperi nuk ka njerez te keqinj - ka vetem koqe kandari si Dragani qe gjat dites hane lulet e baskise dhe pasdite fusin gishtin ne bythe

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teme

                      Ne perendim per disa lloj godinash pronari nuk ben dot asgje. Mos zhdukni cdo memories te njerezve.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zeça

                        Plazhi i Durrësit identifikohet me hotel Adriatikun, pyesin turistët: ku je vendosur për pushime? Përgjigjeja ka qenë nga vitet e 90 ta e deri tani; aty afër hotel Adriatikut ...Mos lejoni të humbasni një bukuri të rrallë dhe një trashigimi e kulturës shqiptare, vend për kazino ka gjithkund le bëj pronari çfar të doj por Adriatikun mos t'a prek!

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Diella

                        Të lumtë Edver Rama. Qija nonën këtij vëndi. Sot në mëngjes nuk na the cfare gjinie ndjehesh. Se e kish merak Toni Gogu I Kuçovës..

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilir

                          Me 31 dhjetor 1996, naten e vitit te ri 1997 kam qene ne darken festive te hotel Adriatik.Me kujtohet, Ishte ne ate darke Sulejman Mema. Koc Driza me orkester. Nuk mund ta imagjinoja qe ishte ajo, festa e fundit per ate hotel, ashtu sic u trashegua pa punime e restaurime. NE Mars te 1997 kalova nga Plazhi ne perpjekje per te ikur nga Shqiperia, kur thuhej qe "La Vikinga", po mbushej e do nisej per ne Itali. Adriatiku ishte sulmuar nga BARBARET qe e kishin rrjepur, (jo shkaterruar) njesoj si Vilen IKONE te Durresit, Vilen e mbretit ne koder. Si durrsak, sot me mbushen syte me lot, njelloj si ate dite marsi 97.Ne nuk njohim RESPEKT per asgje e askend, as per veten, kur behet fjale per fitim. Durresin tone e ka mbytur KATILARIA makuteria , e sa te nderrojne 7 pale lekure... duhen 200 vjete.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dyrrahu

                            Komenti me i bukur.Shpresoj qe nje dite ai deti Adriatik te nervozohet dhe me dallget e veta ti coje ne p te semes gjithe vandalet qe e katandisen Durresin si Kandahar.Bashke me ato hotelet e leshit

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              paemer

                              Jom me ty per keto qe thua,ke plotesisht te vertete????????

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Toni M.

                              Flitet qe do ruaje strukturen e tanishme si hotel... por do i shtohen dhe tete kate.. plus.. ne afersi o ngjitur ne forme L do nderfohet hotel 5 yje 12 katesh.. kuptohet me inxhenjeri bashkohore super..

                              Përgjigjjuni
                            3. E
                              E VERTETA

                              Doni me per Berkushen Cipeplasur ? Ky eshte aksioni per prishjen e historise se vendit te tij qe aq shume e urren.Fjalen e kane patronazhistet e dhe 73-istet per te cilet punon Palloshi i Gjate.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kapterri

                                Ne Amerike hotelet qe kane histori,jo qe nuk shemben,por emri fillestar i hotelit,duhet te qendroje me patjeter,panvarsisht se kush e blen.Ai ose companya qe e blen,mund te shtoje emer tjeter por edhe emri i vjete duhet te bashkangjitet me ate.P.sh. sikurHotel Adriatikun ta marri Hiltoni,do te quhej Hilton Adriatik.

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tetovari2

                                  Të vendoset me referendum a të prishet a jo nga qytetarët e Durrësit.Kështu bëhet në Europe,perëndim,ku kemi marë hyxhim të shkojmë.Kur bëhet fjalë për objekte me vlerë historike Europa pyet qytetarët(referendum)!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Q
                                    Qytenari

                                    Mire e the vella, Europa pyet qytetaret. Ama i pyet sepse jane qytetare. Ne akoma nuk jemi, e NUK JANE as ata qe na drejtojne.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. V
                                    Votusi

                                    Për shumë shqiptarë, një natë në “Adriatik” ishte një ëndërr e paarritshme, një privilegj i pak njerëzve. Po moj gazetare po se tani qe do behet rezort e kazino nje nate aty do behet enderr e arritshme dhe jo me privilegj i pak njerezve.. Si ka mundesi qe jeni kaq medioker ne shkrimet tuaja? Neveritse, u bene 35 vjet qe keta plehra per te vjedhur prona fillimisht i bejne "komuniste" apo "sovjetike" dhe pastaj i shpetojne duke i kthyeher ne kazino e rezorte per veten e tyre.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      emigranti

                                      nje shkrim mjaft i drejte, eshte TURP te prishesh ikonen e turizmit ne Shqiperi permbi 80 vjet. NUK duhet lejuar kjo prishje nese nuk e behet e plote publikisht cfare objekti do te ndertohet aty. Ka plot vend ne plazhin e Durresit per te bere ndertime te medha - por jo ne vendin e hotel Adriatikut. Shikoni se si eshte katandisur hotel DAJTI ne Tirane. Turp

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dashi

                                        Si është katandisur Dajti , o emigrant ? Hotel Dajtin ja shiti Berisha Bankës së Shqipërisë , e cila e restauroi dhe aktualisht e përdor për zyrat e saj . Ku e ke parë katandisjen ti ?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tirana

                                          Dajti eshte super sot dhe nje shembull majft i mire per te ardhmen. Me vjen keq qe nuk e hapin per publikun se mund te jet nje tjeter magnet per turizmin.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. D
                                          Dursaku

                                          Bo bo bo , por cfar beni more vandale ? Po me Hotel Adriatikun c’ keni , nuk ju mjaftone gjithe Ai beton i hedhur ne te gjitha qytetet bregdetare , o ju hengert mortja me kuc e me mac , do ndertoni kazino e keni kthyer gjithe shqiperine ne BILARDO doni edhe tju votojme ??? HAROJENI .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Deti që i dha emrin hotelit.

                                            Johanë moj Johanë. Je komplet AUT. Të kanë gënjyer, sepse ti je njomëzake dhe nuk e di origjinal. Hotel ADRIATIKU, është ngritur në vitin 1956- 1958. Është ndertuar nga brigada të burgosurish. Ky hotel, ka qenë pionieri i hotelerisë turistike jashtë e brenda vendit. Të tjerat, janë histori. Kontrollo burimet e informacionit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. c
                                              cuf dabjoni

                                              E saktë DETI.. dhe do shtoj emrin e arkitektit... Gani Strazimiri qe me vone ishte ne krye te grupit qe projektoi Hotelet Butrinti.. Kruja e Apollonia.. Prishja, ne kuadrin e zhdukjes se kujteses eshte e turpshme

                                              Përgjigjjuni
                                            2. t
                                              titi tirone

                                              e dini pse ndodh kjo sepse jemi popull barbar dhe jo qytetar sepse jemi te perdhosur dhe pa dinjitet dhe aspak europiane te ngrihet populli dhe te mbroje keto xhevahire dhe e shikon pastaj se si vendoset drejtesia me nje popullsi mbi 80 perqind fshatare dhe katunaresh, cfare mund te sjelle nje shkrim, nje liber apo nje reagim i vetem ?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Piro

                                                Mendoj se kjo ndodh gjithandej në këtë vend. Ne nuk e vlersojme të shkuarën, nuk e ruajme e te ngreme të ardhmen mbi ate baze. Ti lidhim dy kohrat e te bejme tradite. Po e fshijme të mëparshëm. Te ne kjo është fryme, një mallkim. Prishem ndërtesat, prishem kultet fetare, prishem shkollat se do i bejme të reja, prishem fabrika, kanalet vadites etj. Ne perbuzim prindin se nuk di kompjuterin dhe pastaj jetojme me shtëpinë e tij e me pensionin e tij.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. E
                                                Enea

                                                Kjo eshte ndertesa me e bukur ne Durres. Eshte simbol dhe pjese e historise se Shqiperise. Turp i madh nese shembet ajo ndertese elegante.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kinom

                                                  Nji Jo e madhe, ndaleni kete dore vrastare, mos lejoni kete prishje, ju lutem ndiej dhimbje cpo beni kemi shume kujtime te paharushme, na mbytet me betone. TURP. Ngihu populli I Durresit, zgjohuni. Pengoni kete masaker.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Bobi

                                                    Kush te ngrihet, pleqte? Vendi eshte shpopulluar nga rinia. Cudi si e paska botuar Tema kete shkrim, duke qene nje nga organet kryesore the partise shtet.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. T
                                                    Tironci

                                                    Popull i pjerdhur!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kapedani

                                                      Tironci ,qeveri e pjerdhur do thoja ,populli eshte turme qe voton o PS o PD ,qe te dyja e kane shkaterruar kete vend.Ne Durres per kete duhen bere protesta ,por jo ne emer te PD-se por ne emer te qytetarise.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tironci

                                                        Çdo popull ka qeverine qe meriton, po nejse, ketu nuk eshte pune PS-je apo PD-je sepse te dyja njesoj do te vepronin por eshte niveli kulturor i degraduar deri ne palce. Nje njeri i mençur me tha nje dite se fjala "injorance" eshte nje fjale abstrakte por ketu tek ne preket me dorë.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. P
                                                        Populli

                                                        Ti ku ben pjese ?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tironci

                                                          Jam mesues.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Z
                                                            Zbukkuroj ,nuk genjej

                                                            Te lutem cilin “popull “ ke mesuar::nga gramatika si e shkruan shqipen nuk je Tironc. ::je tiranas nga vurgu

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tironci

                                                              Tek Siri Kodra, ke Selvija kame dhene mesim, tironc dem baba dem. Por derrin e kuq eshte shume e veshtire ta civilizosh

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kola

                                                                E veshtire,, jo jo jo, e pamundur!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Nuk genjej

                                                                  Emrin e nxenesve te lutem,,,dhe ne cfar viti o zysha e dritave te kuqe,,

                                                                  Përgjigjjuni
                                                        2. F
                                                          Fatmir Sinani

                                                          Po pse ne ate vend do te ngrihet kjo ndertesa e re shume kateshe.Adriatiku ka ngel Toponim si i thone 400 karatsh puro Shqiptar prej kaq e kaq dekadash jo vitesh, i bukur me arkitekture moderne te kohes.Te gjitha vendet perqark i kane zaptuar keta te pangopurit dhe do shembet kjo pasuri kombetare. Z.Edi Rama duhet ti rezistoje kesaj grabitje pa tjeter synohet nga nje i fuqishem.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. p
                                                            pretorian

                                                            Kenete ne çdo aspekt eshte shoqeria shqiptare. Ndertoni me mire nje bordello gjigande aty, simbol te tranzicionit, demokracise, mafies politike, korrupsionit dhe prostitucionit te çdo lloji. Ndertoni nje pallosh te gjate kazinoje, me figuren e Ballukut si Rozafa, me nje gji dhe nje dore jashte. E meriton Albanistani kete degjenerim total, moral, shoqeror dhe politik.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Go West

                                                              Adriatiku si gjithe pasurite kombetare, nuk u leshuan me qera, nuk u vune ne dispozicion te nje fondi sovrane kombetar, por u shiten per dy lek. Edhe ato qe kishin mbetur si Dajti, i sistemoi Saliu i dyte dhe ne fund fare ato çfare kemi ende i ka prenontuar te gjitha Edi me strategjiket. Banditet qe i kane marre per dy leke nuk duan te dine se sa vlejne per kombin keto pasuri, nuk duan te dine per njerezit qe punojne e ropaten neper pasurite tona "te shitura", neper minierat tona e ne puset e naftes...Na kene vene poshte qente e babezitur. Di njeri si i behet halli?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Do ta planifikoj Sulltani

                                                                Po te shikojme Madheshtine e Bunkerit te Surrelit qe e ka Projektuar vete Lideri I madh I Partise.. ky Vend ka Te ardhme te sigurte.. vetem hidhni nje sy anash te shikoni Progressin dhe lexoni per bemat e Qeverise qe I di te gjitha, Po as Uje nuk kemi, athere do rregullohet dhe Durresi nga oligarket e Kumandarit qe Nami I tij prej shkaravine dhe idioti e te pa cipe po ja kalon dhe bemave te Kumandarit Sali

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. j
                                                                  joel shkodra

                                                                  Kerkoni referendum per prishjen e "Adriatikut"? Po a nuk u prish pa referendum teatri kombetar? E sa te tjera prishen pa referendum? Eshte e kote te shpenzohet per referendume e per zgjedhje, kur dihet fitorja (si ne çdo votim) se e kujt eshte. Qente le te lehin ...

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mbase eshte lajm i rreme !

                                                                    Kure ka ndodhur qe populli te pyetet ! cdo Qeveri popullin e pyet vetem ne ditet e Votimeve ! Me mbas as ju meret mendimi fare ...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      Mbase eshte lajm i rreme !

                                                                      Kure ka ndodhur qe populli te pyetet ! cdo Qeveri popullin e pyet vetem ne ditet e Votimeve ! Me mbas as ju meret mendimi fare ...

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. S
                                                                        Stardust

                                                                        Johana, viti 1957 kur u ndertua hoteli nuk eshte ne fund te viteve 30. Nuk duhet te harrosh qe Adriatiku eshte prone private ,shitur familjes Dudaj me urdher te Sali Berishes . Tani te pelqen ty apo jo ,Dudajt jane pronare te cilet brenda ligjit mund te bejne c'te duan me pronen e tyre. Sa per dijeni e do ti Ramen apo jo, Rama ne kte rast nuk ka lidhje fare. Eshte Berisha qe firmosi e vulosi tjetersimin e pronave kur ishte ne pushtet. Nje nga perfituesit ishte dhe Gafurr Dudaj i cili sa ishte gjalle mbante ne mur foton a Saliut. Te sugjeroj te investigosh ca me thelle kur kerkon te shkruash artikuj qe prekin emocionet dhe nostalgjine e lexuesve.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. R
                                                                          Ramazan Daci

                                                                          bota e kulturuar nuk i shemb por i restauron e i modernizon deri ne kufirin e ruajtjes te asaj qe nje gje eshte, shembuj te mire jane psh. Londra apo Berlini. Vetem babezia shqiptare mund te beje gjera te tilla

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. R
                                                                            Ret

                                                                            Mos li memories fare...zhdukini ...asgje be kembe....pse e prishni? Pak ka ku mund te prishni. Projekti shpipullimit vazhdon....pa memories ska popull.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. A
                                                                              AUTORJA

                                                                              Një komentues vuri në dukje që nuk është ndërtuar në mes të viteve 30 por të viteve 50. Ka të drejtë. Por fyerjet janë pavend. Qëllimi i shkrimit nuk është data. Në versionin origjinal në gazetën ku është shkruar u saktësua, por Tema e ka marrë më herët. Falënderoj Temën për shpërndarjen dhe kërkoj ndjesë për pasaktësinë. AUTORJA

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. I
                                                                                Ilir

                                                                                Te lumte... kjo te nderon! Sharjet e fyerjet jane sporti yne i preferuar kombetar. Po te them une ME FAL, ne vend te dikujt qe... ndoshta nuk e ka ne fjalor kete fjale.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. E
                                                                                Enea

                                                                                Nuk ka nevoje fare per restaurim sepse eshte hotel i mrekullueshem.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. Q
                                                                                  Qeveria e sharlatanëve

                                                                                  O Shqipëri e mjera Shqipëri !

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. s
                                                                                    shori

                                                                                    Nuk thoni shyqyr qe italianet dhe ruset bene ca ndertesa te prokopise, ne kete bajge qe quhet Shqiperi, por kini dhe pretendime... Se po qe per shqipot e shpellave, vetem kasolle me derrasa dhe kulla qe dhjesin ne ajer dhe muti bie ne themele..., kane ndertuar...!!!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. z
                                                                                      zigur

                                                                                      Ka shumë komentus shpellarë që flasin pa asnjë bazë....në radhë të parë ky hotel nuk është monoment kulture që mbrohet nga shteti...e dyta është pronë private dhe po të ketë prova që është privatizuar në mënyrë abuzive duhen denancuar.... Në Shqipëri pak godina meritojnë të mos prishen se kanë një histori sepse shumica kanë qenë me qerpiç dhe qerpiçi të bën të mendosh dhe të flasësh si qerpiç.... Personalisht nuk jam dakort të prishet ashtu siç u tjetërsua por nuk u prish Hotel Dajti në Tiranë që është një vepër e shkëlqyer nga më të bukurat në Shqipëri.... Pastaj po të flasim të politizuar e të infektuar hotel Dajti në Tiranë u shit nga shoku Sali vetëm për 100 miljon sepse këto i duheshin për të fituar zgjedhjet prandaj boll me i holli apo i gjati ju hyftë në b*thë o shpellarë. .

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. Çika mal

                                                                                        Shumë komentues kanë këndvështrim të ndryshëm por predominon pozitivja Dmth që ky hotel edhe pse i privatizuar duhet të ruhet të paktën arqitektura e jashtëme Pse sepse ato janë ndërtesa që kanë histori kanë traditën kanë arqitekturën e 100 viteve të më parëshme ato kanë arkivën e shumë e shumë takimeve mbledhjeve veprimtarive të ndryshme kulturore historike të atij sistemi që lamë prapa por që ky hotel shërben si arkivë e gjallë Të pakta janë sotë ndërtimet e reja që rezonojnë në pikpamje aqiteturore me pallatet shumë katëshe Detyra e shtetit e shoqërisë e institucioneve të trashgimisë është që ta thonë fjalën në qeveri në Ministrinë e ndërtimit në organet e pushtetit vendor dhe qëndror që të ruhe ato pakë ndërtime që janë me vlera kombëtare arqitekturore dhe që janë kujtesë historike e një sistemi që iku por që pak por la dhe vlera që ju shërbejnë brezave Privati e ka marë pronën dhe mirë ka bërë Por për prona të tilla që janë ndërtuar objekte madhore kulturore që trashëgimia kulturore dhe ndërtimore që i ka rezistuar gati shekullit dhe që ka vlerë duhet ti jepet privatit por ti ndalohet të bëjë ndryshime në fasadë e aq më keq të rrafshohet .Po deshi shteti dhe strukturat që meren më këto punë nuk të lejon të bësh si dhe çfarëtë duash duke shkelur ineresin e një shoqërie të tërë Po brenda strukturës së hotelit mundet të bëjnë ndryshime e modernizime të kohës Por të prishësh një hotel me një arqitekturë moderne në buzë të detit dhe të ndërtosh një pallat 12 katësh dhe ta emërtosh kazino kjo sikur bije erë të keqe . Nuk e di sa do të jetë në unison me tërë arqitekturën e zonës së plazhit por një kunjë në buzë të detit sikur stonon . Më e mira u bëftë por qejfit të pronarëve nuk ju lihen këtondërhyrje drastike duke prishur më shumë se sa ndreqin

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. A
                                                                                          Anti

                                                                                          Ore sa bukur mendoni me preket po lotoj. Po historia jone keshtu eshte o qyqare. Po iken u pordhen gjithe ato uzina e fabrika ne emer te demoleshit juve ju vjen keq per nje objekt qejfi, po po qejfi qe fundja per ate sherben pavarsisht se eshte e rralle per nga arkitektura. E mbani mend kur marshuat duke djegur nje librari atehere u ngjirret a thua se kapet qiellin vetem Hitleri kishte bere ne gje te tille ju sa nuk plasnit nga gezimi po zhduknit nje diktator me zjarr ne turren e librave qe ishte lajtmotivi I gjithckaje qe do te vinte me pas. A nuk ishin maloket qe rrethuan Tiranen si Xhonturqit duke rembyerr prona dhe toka dhe askush nga ju nuk pipetiu por me dy gishtat si krrabe llastiqesh na nxirrnit syte? Ne ky popull jemi qe zhdukim dhe presim edhe platacionet frutore se ishin komuniste e beme kete vend si toke te djegur tani na paskan ardhur mend dhe kush e kush te duket me I zjarrt ne mbrojtje te prones. Tani nuk ka asnje vlere zoterinj kur duhej juve kishit te tjera endrra kur te vijne mend nuk ti hane as qente thote nje fjale urte.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. B
                                                                                            Brace Erioni

                                                                                            Do prishin te bukuren te ngrene nje shemti, me siguri. Shikoni qendren e Tiranes c'kane bere, nje qender qesharake, me ca grataciela te shemtuara.

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje