Petro Koçi humbet të vëllain: Luftoi me kancerin 1 vit e gjysmë

8 Nëntor 2025, 12:06Sociale TEMA
Petro Koçi humbet të vëllain: Luftoi me kancerin 1 vit e

“Beni ynë nuk ja doli dot”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin.

Ish-ligjvënësi tregoi se vëllai i tij u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehet se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar.

“Shendeti i lig i bëri pritë të pabesë”, Petro Koçi  Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”, shkroi ai.

Postimi i Koçit

Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.

Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.

8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. 

Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. 

Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.

Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.

Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.

Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!

7 Komente

  1. T
    Tellalli

    Ngushëllime !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      E njoh nga afer familjen e mrekullueshme te Vangjel Kocit me te cilin punova mbi 20 vjet ne seizmike si edhe pese djemve te tij. E di mire si I rriti I ndjeri keta djem dhe ndjej keqardhjete thelle pas nje lajmi te tille, por edhe krenari per keta njerez qe nuk e ulen kurre koken. Ngushellime Petro. Jeta ecen para e jo prapa.Ju jeni nga ata qe e justifikoni ardhjen ne jete ku shumica bijne e ikjn kot.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pretorian

        Ngushellime per vellane socialist i paster, i ndershem, i vertete,

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjushi

          Ngushellime juve ,Familjes dhe te afermeve tuaj e te tij!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shoke Klase me Fredin

            Ngushellime te Sinqerta Familjes Koci....e Njoh Nene dhe Qytetaren e nderuar te ketyre Djemeve ..Librashitese....

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kinom

              Ngushellime Familjes.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                Ngushellime familjes te Petro Kocit per ndarjen nga jeta te vellait te tije.Respekte per kete familje te nderuar.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje