Pr.ligji për “Barazinë Gjinore”, Kaon Serjani: Ftoj në debat publik përfaqësuesit e shoqatave apo parlamentarët që votuan pro

7 Nëntor 2025, 15:02Sociale TEMA
Pr.ligji për “Barazinë Gjinore”, Kaon Serjani: Ftoj

Themeluesi dhe drejtori i Institute for Faith and Cultural Engagement (IFCE), Kaon Serjani, në një njoftim për media, ka bërë thirrje për një debat publik me përfaqësuesit e shoqatave që mbështetën projekt‑ligjin “Për Barazinë Gjinore” dhe me deputetët që votuan dje me karton jeshil në parlament.

Debati është planifikuar të mbahet më datë 13 nëntor, në një hotel në qendër të Tiranës, dhe Serjani deklaron se do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e aktivitetit.

Ftesa vjen në ditën kur parlamenti miratoi projekt‑ligjin “Për Barazinë Gjinore” me 77 vota pro, 36 kundër dhe 4 abstenime. Për më tepër, përpara godinës së Kuvendit u zhvillua një protestë ku qindra qytetarë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ligjit, me pankarta ku lexohej “Ka vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”. 

“Ftoj në debat publik cilindo nga përfaqësuesit e shoqatave që ishin pro projektligjit, apo cilindo parlamentar që ngriti kartonin jeshil mbrëmë, të debatojmë në mënyrë civile këtë çështje:

“A është gjinia një konstrukt social apo realitet biologjik?”

Me publik të pranishëm dhe të drejtë për pyetje-përgjigje.

Vendi: Një nga hotelet në qendër të Tiranës.

Data 13 Nëntor.

Shpenzimet e aktivitetit i marr unë përsipër.

Mbetem në pritje,

Kaon Serjani”

2 Komente

  1. X
    XXX

    Mire e ke ti o shok por kush nga deputetet mund te vije. Ata votojne si robot sa i vjen urdheri. Do ju beje edhe nga nje Dielle komandanti suprem qe te mendoje per ta dhe ata vetem kartonin do ngrene. Besoj jemi i vetmi vend ne bote qe ka ne parlament ka zgjedhur te perfaqesohet me me budallenjte e shtetit. Partia ka vendosur si kriter perzgjedhjeje vetem qe ti punoje krahu per lart qe te mundet te votoje. Dhe rezultatet jane keto qe kemi tani.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Duket si ftesë pas pilafit. Të ngopur me pilaf, mund të vijnë të tërë për të ndihmuar tretjen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje