Ligji për barazinë gjinore - Eduard Shalsi: Jam shastitur nga çfarë është thënë, nuk krijohet asnjë gjini e re

7 Nëntor 2025, 09:30Sociale TEMA
Ligji për barazinë gjinore - Eduard Shalsi: Jam shastitur nga

Deputeti Eduard Shalsi, njëherazi edhe nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për ligjin që ka miratuar Kuvendi mbrëmjen e djeshme për barazinë gjinore. 

Shalsi shpjegoi se ligji është për barazinë mes burrave dhe grave dhe se gjatë debateve të këtyre muajve, ka patur shumë dezinformim. 

"Thatë që pastori ka thënë 72 gjini. Po argëtohem… Ligji garanton, mbron dhe promovon arritjen e barazisë gjinore, si një vlerë e zhvillimit demokratik. Duam shoqëri të drejta dhe të begata. 

Nuk krijohet asnjë gjini tjetër. Kemi patur debat, kam dy javë që po merrem si nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë. U shastisa. Isha me disa studentë që kishin nxjerrë çfarë ishin thënë. 99% e “debatit” publik, ishte komplet pa lidhje për çështjen që po diskutojmë.

Kishte një shqetësim për mënyrën si ishin ndërtuar disa fjali. Te përkufizimi i gjinisë, thuhej që gjinia ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdirkiminimit lidhur me identitetin. 

Dëgjuam shoqata dhe grupe interesi, u konsultuam edhe me besimtarë dhe po ju them, çfarë thotë neni që përkufizon gjininë “nënkupton rolet e ndërtuar në kontekstin social, sjelljet, aktivitetin dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat”. Pra kjo është mënyra si formuluam pas disa shqetësimeve nenin. E thotë qartazi, që i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.

Kur lind njeriu ka seksin biologjik mashkull, femër, ose ka një përqindje të caktuar që është interseks. Ligji që përcakton gjininë është ai i gjendjes civile. Ky ligj nuk përcakton gjini dhe nuk ndryshon gjini. Ndoshta një ditë ta bëjmë edhe një debat të tillë.

Po ju jap një shembull, pjesë e ligjeve anti diskriminuese, janë edhe disa koncepte. Përshembull, një grua ka përkatësi të shumëfishtë jo për gjini, por një grua mund të jetë rome e me rradhë.   

Unë vetë personalisht, pas këtyre viteve si deputet, kam kuptuar një gjë, që sa më cilësore të jenë konsulencat me ata që merren përditë me këtë gjë, aq më mirë edhe ne i përmirësojmë ligjet.

Unë jam përfitues direkt i shumë rasteve ku kam patur një bindje tjetër, por pas dëgjimit të grupeve të interesit, kemi ndërhyrë në ligje të ardhura nga qeveria.

Ne i dëgjuam pa paragjykime, pastorin madje e pyeta për kishat dhe aty mësova që nuk kishte lidhje protestantizmi i pastorit tonë me atë të Suedisë, Anglisë, e me rradhë, mësova që këto ishin kisha të pavarura. Pas diskutimit u rakordua dhe u vendos një përcaktim, që hoqi ato pikëpyetjet, apo dyshimet, që komunitete të ndryshme fetare kishin.

Kjo zamallahi, ka ardhur për një çështje që mund të bëhet debat në të ardhmen, por jo për ligjin për barazinë gjinore", deklaroi Shalsi.   

14 Komente

  1. T
    Ton

    Nese pasaporta ka vetem mashkull a femer jemi ok. ..po ky Shalsi nuk besohet

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Kur lind ne maternitet nje femije, ai automatikisht eshte burre ose grua ne certifikaten e lindjes. Cfare gallate. S'kane asnje argument e bejne loje fjalesh. Thoni troc, keshtu na do EU dhe keshtu do ta bejme. Argumente nuk kemi, gjysma e Europes eshte LGBTQ dhe ashtu na do dhe neve????????

      Përgjigjjuni
    2. e
      elton

      Genjen ordineri. Pyeta CHAT GPT duke kopjuar kte qe thote ligji: Ja pergjigjja "Gjini" sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore. Ca do te thote kjo praktikisht? ✅ Kuptimi praktik: Kur thuhet që “gjini” ka kuptim gjithëpërfshirës, do të thotë se ligji nuk e kufizon veten vetëm tek kategoria biologjike mashkull/femër, por përfshin edhe: identitetin gjinor — pra mënyrën si një person e ndjen dhe e identifikon vetveten (p.sh. si burrë, si grua, si jo-binar, etj.), dhe shprehjen gjinore — mënyrën si kjo ndjenjë shprehet në veshje, sjellje, mënyrë të foluri, etj. ⚖️ Praktikisht në zbatim: Kjo do të thotë se: Askush nuk mund të diskriminohet (në punë, shkollë, shërbime publike, etj.) për shkak të identitetit apo shprehjes gjinore. Një institucion publik apo privat duhet të respektojë mënyrën si dikush identifikohet, p.sh. në përdorimin e emrit, trajtimit në dokumente, ose formës së adresimit. Ligji mbulon të gjithë personat, pavarësisht nëse përputhen apo jo me normat tradicionale gjinore. Në thelb, kjo fjali nënkupton që fjala “gjini” nuk kufizohet më në biologji, por përfshin identitetin dhe vetë-shprehjen e secilit person, në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1,2,3,4,5,6,7……..

        Barazia ëshë me kushtetutë zoti politikan, ajo çka duhet të dini është se teksti juridik i nenit, mbështetet mbi faktin shkencor biologjik anatomik të njeriut për të përcaktuar në është mashkul apo femër, përse duhet të shkelim shkencën se për traditën dhe familjen ju nuk ju plas, për ca që ndihen ndryshe, dhe njerëzve sot nuk ju pkas se çfar janë e bëjnë. Këshu i nderuar.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rripjellja transgjinore

          Ky transgjinori Ed Shalsi sapo ka implantuar 6 gjëndra qumshti me thitha dose në barkun e tij. Nga sot ai e njeh vehten si dosë qumshti. Kjo I shërben në bisnesin e tij të qumshtit pluhur. Nga sot në çdo market do të gjeni qumësht pluhur transgjinor. ( ymer aktivizo çensurimin transgjinor multivaginal)

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mirditor cun per shpi

            Tentativ e politikes per te larguar vemendjen nga VARRIMI politik dhe social qe po i behet Penicilines Hu JINTAO 80 vjecar qe po bie cdo dite nga pushteti ne pikiade, gjithashtu te qifsha mirela keqbaron dhe Hajvan Maznikun me ze gruaje

            Përgjigjjuni
            1. Çelo Mezani

              KY qe do vidhte me pak dhe me stil se ata te PD...

              Përgjigjjuni
              1. S
                S'iku shalsi

                Vemje eshte, e mban Partia per dokument

                Përgjigjjuni
              2. A
                Ardiani

                Qenka shastis ky i famshem ''Vjedhesi me lezet" i shastisur qe ne lindje.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapajane hesapi

                  Termine gjini percakton mashkull femer, burre, grua. Jo sic e ndjen bythqire dhe lesbiku, por sic e percakton biologjikisht termine gjini, dhe ligji I ri, burre - grua, pra mashkull-femer. Eshte Saliu juaj qe ka mbeshtetur dhe perfshire si legale bytheqirjen dhe lesbikerine si è drejte e njeriut. Prandaj shikoni pederaste dhe lesbiket Ne anen tuaj, psh gazbardhistet.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edi

                    Ik te qifsha rrobt se u merzite ti . Ca i tha :: je bythqir kaq ::: ai bythqir eshte, genjeu gje Saliu...

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjosa

                      Orjentimi i ndryshuar seksual është një anomali biologjike ,ose thënë ndryshe një kusur prej zotit .Këtë problem duhet me kujdes secili ta menaxhoj e ta kaloj vet me shumë kujdes edhe për faktin që ndikon në shpqërinë tonë në mënyrë jo të pranushme .Kjo kategori duhet të mbrohet nga ligji me çdo forcë ,por nuk duhet të ligjërohet . Familja është themeli i shoqërisë njerzore dhe është e shënjtë .Familja përbëhet nga NËNA ,BABAI dhe fëmijt.Në një familje që baban e quajnë Bedri nuk mund tl flasim BEDRIE dhe nënën që e quajë Fatmira ti themi Fatmir ,kjo nuk shkon .Do ndjekim rrugën e Zotit ,ndryshe do na hajë dreqi më keq se ç'na ka ngrënë deri tani.Xhaxhi e kishte 7 vjet për Fatmirën dhe 12 vjet për Bedri(un -jen) dhe i veçonte nga shoqëria se e dinte çfarë e ligë jemi.Po ça kujtoni ju se ata që dalin në protestë duan demokraci ? Jo ore jo! janë këta ,hajdutët të pa kënaqurit ,interesaxhinjtë e të tje.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Logjika fiton

                        Ka edhe hermafrodite qe zgjedhin vete te konsiderohen meshkuj ose femra. Pra, anomali apo atavizma! Kjo nuk permendet askund! Jane te vetmit qe e kane nga halli… ata qe e kane nga qejfi duhet te rrine mire dhe mos na tregojne cbejne ne dhomen e gjumit; normalet nuk po dalin e te tregojne qe jane normale dhe pro ligjeve te natyres, ligjeve te Zotit dhe ligjeve/parimeve te shoqerise dhe moralit…

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          pyetje tjeter ka?

                          Shal-si... ca emri ke mer plak.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje