Toni Gogu: Shkrimi i Shenjtë thotë: “Të barabartë." Ligji nuk shpik gjini as realitete të reja gjinore

6 Nëntor 2025, 12:31Sociale TEMA
Toni Gogu: Shkrimi i Shenjtë thotë: “Të

Nga Toni Gogu*

Z. Berisha thotë se ky ligj është ideologjik dhe kundër Shkrimit. Unë po flas me tekstin e ligjit dhe me faktet.

Së pari, ky nuk është një ligj ideologjik; është një akt ligjor dhe europian. Prej vitesh, institucionet europiane kërkojnë kuadër më efektiv dhe të matshëm; projektligji përafron direktivat e BE-së dhe ecën me Kartën e të Drejtave Themelore. Kjo është politikë publike europiane, jo “eksperiment kulturor”.

Së dyti, ligji nuk shpik “gjini të reja” dhe nuk krijon realitete të reja ligjore. Teksti flet qartë për burra dhe gra dhe synon barazi reale mes tyre. Termat “orientim seksual” dhe “identitet gjinor” janë pjesë e ligjit shqiptar që prej 2010-s; ky projekt vetëm forcon zbatimin në punësim, arsim dhe shërbime.

Së treti, familja nuk preket: nuk ndryshohet Kodi i Familjes, nuk preket gjendja civile, nuk riformulohet martesë dhe nuk futet asnjë “program ideologjik” në arsim. Bëhet fjalë për rregulla zbatimi: paga të barabarta për punë të njëjtë, shanse të barabarta, dinjitet në trajtim—me role të qarta për institucionet, median dhe sektorin privat.

Për Shkrimin e Shenjtë. Shën Pali thotë: “Nuk ka më mashkull as femër; të gjithë jeni një ne Shpetimitari” (Gal 3:28), “nënshtrojuni njëri-tjetrit” (Ef 5:21) dhe “as burri as gruaja s’kanë pushtet të vetëm mbi tjetrin” (1 Kor 7:4). Barazia mes burrit dhe gruas që mbron ligji është në një vijë me këtë urtësi biblike: plotesim pa shtypje.

Tani, për akuzuesin. Kur dikush përpiqet të kthejë një reformë ligjore në “luftë kulturash”, shpesh nuk mbron parime, por fsheh llogaridhënien. Retorika neo-konservatore e Z. Berisha për familjen dhe fenë kërkon të mbulojë pikërisht mungesën e përgjegjshmërisë publike: në vend që të flasim për të vërtetën dhe drejtësinë, na fton në një duel flamujsh. Por Shkrimi nuk i jep askujt imunitet moral për të shmangur dritën e llogaridhënies: “Dashuria gëzohet me të vërtetën” (1 Kor 13:6) dhe “mos merrni pjesë në veprat e errëta… por qortojini” (Ef 5:11). Të fshehësh pas parullave “familje” e “besim” ndërkohë që sulmon një ligj që mbron dinjitetin—kjo është të shkelësh mbi Shkrimin, jo ta nderosh.

*Fjala e mbajtur në seancën plenare

9 Komente

  1. X
    XXX

    O legen burre. Po si hidhet poshte besimi per idealin e partise. Mostra qe nga nje ane predikon dhe nga ana tjeter zvarritesh ne batakun e nje politike ordinere qe te hedh poshte gjithshka ti beson. Nuk ke as kellqe te dalesh kunder liderit hajvan dhe partise per gjene qe feja prdikon prej mijevjecaresh, familjen dhe shenjterine e saj. Turp

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban

      Ne cfare kishë je pastor ti mor mut?!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lepires i peshtire

        Ky klloun i dale boje, njeh vec librin e djallit rama.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teme

          Fitimi eshte kredoja e ketij....te kete pushtet e para

          Përgjigjjuni
          1. f
            fredi

            Toni te qifsha gruan.Qenke monster. Ti "pastor" hipokrit,ti krijese e djallit qe shete vajzat dhe gruan per para.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qelbsi Gogu

              Toni familje e degjeneruar marr persiper te dergoj ne nje baze te myslimane per t'a care bythen dhe gojen.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sokol

                Cfare hipokrizie...pastor per rroge e perfitime...ky do heq zvarre nga besimtaret qe i shkonin ne kishe.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ligji

                  Te te vije turp qe hiqesh dhe si njeri besimi. Njeriu nuk mund ti sherbej 2 zoterinjve djallit dhe Zotit. Mos harro se nje dite do dalesh para Zotit, asnje nga justifikimet e mashtrimet e tua nuk do vlejne per asgje.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pis!

                    ket nusen do ta morim partizone!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje