Këshilli Ndërfetar i vendit, i cili mbledh të gjitha komunitetet fetare, ka publikuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me ligjin e barazisë gjinore që ka shkaktuar njaft polemika në Parlament.
Deklarata
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, rithekson edhe një herë qëndrimin e tij zyrtar, të shprehur në letrën dhe deklaratën e mëparshme, lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”.
KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.
E kanē kthyer sheshin Skenderbej nē oborr xhamie, jo vetēm qē hoxha ulērin 5 herē nē dit para dritareve tē hotel tiranēs, por tē premten ngrihen parasolēt, shtrohen tapetat,hapen bokset dhe ndēgjohet literatur kurani.Asnjē vēnd i BE nuk do mysliman ,bektashinj praktikues.Sot po ba heqin veton pasi xhamive tē tyre ju a kan hequr minaret.
Europa po islamizohet me nje shpejtesi te frikshme dhe ti na flet per Europen? Qyteterimi Perendimor eshte ne renie te lire, fatkeqesisht jemi deshmitare te fundit te nje epoke.
ligji u miratu. me ju terheq prej hunde the taulant balla, turp!