Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në faqen e vet në Facebook tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.
Rama theksoi se pensionistët do të kenë vëmendjen më të madhe në buxhetin e vitit të ardhshëm me 100 milionë euro shtesë, shifër që do dyfishohet në 2027 dhe në vijim.
“Në projektbuxhetin e vitit 2026, që sapo ka shkuar në Parlament, padyshim pjesën e luanit e zënë pensionistët. Ata e fillojnë vitin e ardhshëm me 100 milion euro shtesë, përveç indeksimit. Në 2027 e dyfishojmë shtesën: 200 milion euro, plus indeksimi 45 milion euro. Në 2028 e trefishojmë: 300 milion euro, plus indeksimi 46 milion euro. Në 2029 e katërfishojmë, plus indeksimi, dhe në 2030 e pesëfishojmë, plus indeksimi.
Pra, janë rreth 1.7 miliard euro më shumë që pensionistët do të marrin, një shumë e konsiderueshme nga investimi ynë gjatë këtij mandati të katërt qeverisës.
Nga 1 janari 2023 do të rritet paga minimale për 307,850 punonjës, të cilët do të marrin shumë premtuar prej 500 eurosh, ndërsa në këtë mandat paga minimale do të arrijë në 700 euro. Siç kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë me 90 milion euro dhe shtesën e kostove për 9 muaj në sektorin privat.
Ky jam unë dhe këta jemi ne; themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Dhe ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin tonë të katërt, për ta ulur në tryezën e Bashkimit Evropian si të barabartë ndër të barabartët, janë 83 arsye më shumë sesa deri dje për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’ju kthyer ju me gjithë pasionin, vullnetin, këmbënguljen, durimin dhe dashurinë e mundshme, për të nderuar besimin e jashtëzakonshëm që na dhatë – një privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Rama.
Zoro zhgenjeu ne nje drejtim, teston shqiptaret per nje jete mbas kesaj qe jetohet sot, sikurse me bilionat artificiale qe ka musk dhe e nxori nasa si figurant per te cuar njerzit ne mars. Askush nuk i kerkoj rames te beje armaten me te forte te ballkanit, as te marre borxhe te paguaj cyryket te shullohen me alcol apo bixhos. Me e pakta njerzore qe duhet te bente dhe ka mundesine ta bej… paret e vjedhura nga ahmetaj qe pin vere me cim peken, tja shperndante pensionisteve. Bonus 50 mij lekesh i ideuar nga nano i ndiere para 20 vitesh, sot me kohen mbas kovid e inflacion eshte pes mij leke. Pra pesedhjejta sot me e pakta per nje pensionist qe pret finishin e jetes per te kapercyer dhe nje vit te ri do duhej 500 mij leke bonus. Thjesht parate e sekuestruara tja ktheje mbrapa te vjedhurve, asgje me teper. Se te marresh borxh te mbash shtetin ne kembe? Greku nuk felliqet, as Serbi. Po ne bare hame dhe nuk ja shtrime doren kujt? Kemi humbur sensin te kemi nje avokat shtet te fuqishem ne perendim, te thote shqiperine e kam ne patronazh vete. Jam askush ti jap mend zoros, thjesht sepse nuk eshte berisha i sugjeroj jo meshiren, po te kete miresine ne zemer ti bej pensionistet nje here te ndien njerez.
Rroftë Palloshi Dallkauk!
Lajm shume i mire ....por fatekeqesisht Cmimet jane ngritur dhe mbas 4 vietev kure rroga do te behet 700 Euro ! po Cmimet sa do te ngrihen ? nje gezim per njerezit qe do te jene gjalle , do ti gezohen rroges te ngritur ..... por boshlleku ne barazi me ngritjen e Cmimeve ! Normal shume qindra here me mire se dikur ! por perseri varferia do te mbizoteroje ! sidomos tek Pensionistet dhe Femijet .... Ne shqiperi, vetem nese sekuhetrohen pasurite e vjedhura nga ish te djeshem dhe te sotem politikane dhe zyrtare te thjeshte ! mbase Buxheti i shtetit ka mundesi edhe me teper te permiresoje rritjen e rrogave dhe te pensioneve !

Bravo Pallosh.
Euro ra me lekun o kar.
Po ilk ore pallosh ke 15 vite qe na genjen. Do ti besh nga burgu 700 euro pagat. Robt ku ti kesh
aha, nuk te pine uje me kto video-prralla per zgjedhje