Një rast skandaloz është regjistruar në Qendrën Shëndetsore nr.10 , ku mjeku Sinan M., ka ngacmuar seksualisht një paciente duke i kërkuar të kryejnë marrëdhënie në zyrë.
Gjatë bisedës mes tyre, të regjistruar në kamera nga vetë qytetarja, mjeku i fut duart dhe i shpreh dëshirën e tij duke i thënë “kam qejf të shkoj me ty”.
Qytetarja u takua me mjekun pranë një farmacie ku kishte shkuar për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe më pas ky i fundit e ftoi në qendrën shëndetësore për t’i matur tensionin.
Në vizitën e dytë, i sugjeroi bëjë check-up falas dhe kur pacientja u kthye ditën e tretë, sjellja e tij u kthye në ngacmim seksual të hapur ku mjeku bën komente me përmbajtje erotike.
Madje gjatë bisedës, Sinan M., i thotë se ka patur të dashur një infermiere dhe se ka bërë seks treshe me dy praktikante.
“Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës”, i thotë ai.
Më pas i tregon eksperiencën me dy praktikantet: “I thashë unë, “A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti… Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe”.
Pasi i flet për dëshirat e tij seksuale, ai i afrohet pacientes ndërsa kjo e fundit i drejtohet “Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Hë, se dëgjohemi jashtë!”
Por për Sinan M., nuk përbën asnjë problem se mund të dëgjohet nga pacientët apo kolegët e tij jashtë zyre.
“Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa… vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje”, i thotë ai, në bisedën e publikuar nga emisioni investigativ “STOP”.
Biseda mes tyre:
Qytetarja – Si jeni? Të të pyes, nëse mund të marr ndonjë gjë kështu, se po ndiej si këputje, si aritmi, se këtu po të shkosh te qendra për të bërë vizitë…
Dr. Sinan M – Ta bëj unë vizitën, o goce, s’është problemi aty, se unë jam doktor, po mate njëherë tensionin ta shohim!
Qytetarja – Po ma bëre…!
Në vizitën e parë doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën.
Dr. Sinan M – Po mate tensionin njëherë!
Qytetarja – Ok!
Dr. Sinan M – Sa?
Farmacisti – 12, 8 e gjysmë.
Dr. Sinan M – Tani, këtë këputjen, e ke disa ditë?
Qytetarja – U bë nja dy, tre ditë.
Dr. Sinan M – Ju jeni gocë, jeni e martuar?
Qytetarja – Jam e ve.
Dr. Sinan M – S’ka gjë, s’të pyeta më gjatë. Nga ça rrethi vjen?
Qytetarja – Nga L***!
Dr. Sinan M – 10 me 7 e ke të ulët.
Qytetarja – Është i ulët?
Dr. Sinan M – Regjistroje pak emrin aty kësaj gocës! Vetëm ço të paktën, ço pak këtë këshu! Çoji më rrobat goce, se… Ulu aty, s’ka problem, se s’desha me të shtri! Çoji më rrobat mirë! Ça paske këshu? Si më rrike..! Për momentin, për momentin, nuk shikoj ndonjë gjë. Thjesht të ka ra tensioni. Nëqoftëse do ndihesh keq, po të jap numrin e telefonit edhe bjeri telefonit. Edhe po qe se ashtu, bëj një serum. Nëqoftëse ti ndihesh keq, edhe thuaj, përmend emrin tim. 69xxxxxx
Qytetarja – Doktor?
Dr. Sinan M – Sinani. Nji Sinan ka këtu.
Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.
Dr. Sinan M – Si jeni? Mirë? Të ka ra imuniteti. Do bësh një palë analiza gjaku. A do t’i bësh?
Qytetarja – Do i bëj, se…
Dr. Sinan M – Falas i ke! 12 me 9! Je një çikë frikacake. Shtrihu lart! Tani, sa vjeç ishe ti goce?
Qytetarja – XX!
Dr. Sinan M – XX. Ok! Tani ngjitu pak lart bëj edhe atë check up-in! Për 4 ditë të vijnë në e-Albania. Ti je në punë?
Qytetarja – Po! Po!
Dr. Sinan M – Prapë sot?
Qytetarja – Po në punë, nga puna u shkëputa.
Dr. Sinan M – Si je me problemet e menstruacionet e kështu gjërash?
Qytetarja – Të rregullta i kam pas.
Dr. Sinan M – Në kuptimin, flas, nuk ke pas ndonjë shqetësim, ndonjë diçka?
Qytetarja – Jo, s’është se kam vënë re ndonjë gjë.
Dr. Sinan M – Ngjitu lart aty vetëm me kartë identiteti! Thuaj jam me doktor Sinanin. Dakord? Mos e zgjat më muhabetin, jo kështu, jo ashtu!
Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur.
Qytetarja – Doktor!
Dr. Sinan M – Super korrekte. Të ishe vonu edhe pak…
Qytetarja – Jo, po ngaqë më the pas orës 2 edhe prandaj…
Dr. Sinan M – Kishe marrë…?
Qytetarja – Do flasim për check up-in apo jo? Jo! Jo! Prit njëherë! Po prit, o..!
Dr. Sinan M – Check up-i është ashtu… Tani unë do të them vetëm një diçka.
Dr. Sinan M – Tani, sa kohë ke, që je divorcuar?
Qytetarja – U bënë vite.
Dr. Sinan M – Unë, kur të ftoj, ti e di. Unë nuk të ftoj kot. Unë të ftoj plot. Thjesht, ti m’u duke si e pafajshme, në kuptimin tamam të fjalës. Kur fillove fole pastaj, kuptova, që je për mu. Ja për shembull, tani të ka filluar aritmia menjëherë.
Qytetarja – Doktor! Të lutem! Prit!
Dr. Sinan M – Jo! Jo! Jo, se do pres unë. Unë desha vetëm për aritminë, se të ka filluar pak rrahja e zemrës.
Qytetarja – Po ndoshta nga sikleti tani.
Dr. Sinan M – Hë më, se ça sikleti do kesh ti?! Unë e ti dhe dhoma. Një sekondë! Ulu pak këtu!
Qytetarja – Hë, jo, jo, s’ka gjë! Ja, se unë po ulem këtu!
Dr. Sinan M – Dakord! Atëherë ke një diçka domethënë…
Qytetarja – Po prit!Më lësho dorën!
Dr. Sinan M – Ke ndonjë lidhje?
Qytetarja – Ncuq!
Dr. Sinan M – Nuk ke?
Qytetarja – Jo!
Dr. Sinan M – Sa u skuqe më… Ç’pate?
Qytetarja – Po tani pata siklet. Nuk e di, se unë erdha për vizitën, thashë do flasim për vizitën, për check up-in, që më the, se s’kisha kohë.
Dr. Sinan M – Jo unë…Flasim pastaj, se check up-in e bëjmë nesër!
Qytetarja – Po sot?
Dr. Sinan M – Sot do e bëjmë, të marrësh veten dhe do ta bëjmë. Dëgjo ti je, je me një moshe, që e kuptojmë njëri-tjetrin. Besoj, që ti, nuk është se të ik gjë. Të ka ik gjë domethënë nga ajo pjesa? Nuk të ka ik gjë. Më përpara dhe mund të ketë rrëshket nai gjë.
Doktori i bën komente me përmbajtje erotike, e ngacmon fizikisht, i bën ftesa me nënkuptime seksuale dhe mundohet të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale.
Dr. Sinan M – Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës.
Dr.Sinan M – Ishin nja dy goca, të betohem, ishin shumë të reja. Ishin praktikante. Unë vetëm, ato të dyja. Po ju?
Dr.Sinan M – Praktikante. Po shumë mirë, ça viti jeni? – i thashë unë. A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti…
Pacientja – Të zuri halli ty, doktor?
Dr.Sinan M – Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe, dmth. Tani u qetësove, që t’i mas prapë të rrahurat?
Qytetarja – Hë, s’ka gjë e jemi mirë. Tani do shtrihem unë të vizitohem aty, apo ti tashi…?
Dr. Sinan M – A t’i heq pak kartelat?
Qytetarja – Jo! Jo! Tani, o doktor, tashi..!
Dr. Sinan M – Po mirë! Ulu pak, se s’ka nai gjë!
Qytetarja – Tani, këtu jemi në zyrë.
Dr. Sinan M – Zyrë vari lesht’, se zyrë shteti!
Qytetarja – Qendër shëndetësore!
Dr. Sinan M – Po ça qendër leshi?! Vetëm këtu, andej kemi këta… I kemi të monitorume.
Qytetarja – Tani të flasim për vizitën, se për vizitën erdha!
Dr. Sinan M – Unë dhe t’u afrova, për vizitën.
Qytetarja – Po ti m’u afrove, por ajo nuk është vizitë. Jo! Jo! Të lutem! Jo! Jo! Doktor! Jo!
Dr. Sinan M – Po më shtyn kështu!
Qytetarja – Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Normal, që po të shtyj. Normal, që po të shtyj. Hë, se dëgjohemi jashtë!
Dr. Sinan M – Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa… vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje.
Qytetarja – Jo! Jo! Doktor, të lutem!
Doktori – Mirë!
Në bisedat e mëtejshme doktori shfaq gjuhë të papërshtatshme, ofendon kolege femra dhe flet hapur për dëshira seksuale.
Dr. Sinan M – Mos ke qejf ndonjë kështu, gotë?
Qytetarja – Ça gote?
Dr. Sinan M – Pimë ndonjë duhan dhe pak raki!
Qytetarja – Eh, ç’na stresove doktor!
Dr. Sinan M – Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!
Qytetarja – Vij për vizitë e më thotë doktori, “dua të shkoj me ty”…
Dr. Sinan M – S’e ke bezdi ta heq pak. Zhvishu doktor! Ja, sa t’i fus çelësin derës! Do ta ngresh çikë?
Qytetarja – Jo! Unë piva, s’pi dot më. Jo! Jo! S’pi dot më!
Dr. Sinan M – Hë moj, se s’është ndonjë gjë ça…
Qytetarja – Nejse, se sot ke pi një çikë ti…
Dr. Sinan M – Jo! Piva, se të prita ty, me thonë të drejtën.
Qytetarja – O doktor! Të lutem! O doktor! Të lutem! Të lutem! Se po e mora situatën në dorë, do zhvishesh aty, ku je pastaj!
Dr. Sinan M – Normal, që do zhvishem!
Qytetarja – Jo! Jo! Ik te vendi jot! Dil, dil te vendi jot! Jo! Jo! Jo, jo, jo, jo, jo mor doktor..! Seriozisht e more?
Dr. Sinan M – Jo ti…
Qytetarja – Jo, jo doktor! Doktor, jo! Të lutem! Jo,jo,jo..!
Dr. Sinan M – Mirë! Ka ndonjë gjë? S’ka ndonjë gjë!
Doktor Sinani thotë se ka patur të dashur një infermiere, ndërsa me dy praktikante njëherësh ka kryer raport. Ai i ofron pacientes raki dhe duhan, i bën propozime seksuale të drejtpërdrejta dhe tenton ta prekë fizikisht.
Dr. Sinan M – Megjithatë dëgjo! Unë mendoj këshu!
Qytetarja- Hë!
Dr. Sinan M – Më mirë ta bëjmë! Mos e zgjat kot, sepse është më e këndshme ta bëjmë, se mos ta bëjmë!
Qytetarja – O doktor!
Dr. Sinan M – S’ka gjë edhe ato do i bëjmë. Megjithatë, tani unë ta kërkova. Tani më thuaj po, jo!
Qytetarja – Jo doktor, se s’kam ardhur për atë punë!
Dr. Sinan M – Jo sot moj! Hahahahha..! Hajt ta mat dhe njëherë tensionin! Fati im është, që të njofta! Pse ma çoi Zoti!
Qytetarja – Jo! Jo!
Dr. Sinan M – Jam i keq!
Qytetarja – I keq? Të lutem! Doktor të lutem! Tani më lësho, se më…! Tani, të lutem! A po e mat, apo s’po e mat tensionin tashi? Do ma heqësh këtë?
Dr. Sinan M – Po ti e din, që në fund hiqet ai…
Qytetarja – Ti, për çfarë je i prerë tani?
Dr. Sinan M – Që do të zë, që do jemi bashkë!
Qytetarja – Që do më zësh? Po nuk më zë, o doktor!
Dr. Sinan M – S’ka ndonjë gjë, moj!
Qytetarja – Raki mos pi më, për sot njëherë!
Dr. Sinan M – Këtë, po e pi për ty faktikisht. E piva vetëm për ty. Ulu! S’ka gjë. Ulu, se kam q… ,se pastaj po m’u ngrite, mua ma heq trurin me atë barkun! Edhe me thënë të drejtën aty… Do të them vetëm një diçka!
Qytetarja – Pa më prekur!
Dr. Sinan M – Po mirë, se doktori edhe të prek!
Qytetarja – Po doktori të prek, kur bën vizitën. Në këtë rast, nuk po bëjmë vizitën tani.
Dr. Sinan M – Mirë! Me thënë të drejtën, këtë prerjen këtu, kët’, jo!
Qytetarja – Po mirë pra tashi, po shtyhu tani, se…!
Dr. Sinan M – Mirë! Dak..! Dak..! Dakord!
Qytetarja – Vetëm shtyhu! Të lutem!
Dr. Sinan M – Mirë!
Qytetarja – Vetëm shtyhu, të lutem! Mos më prek tani! Të lutem, mos më prek doktor!
Dr. Sinan M – E di, që femrën, po e preke…
Qytetarja – Jo! Mos më…, mos më..! Të lutem, mos më prek!
Dr. Sinan M – Mirë! Dakord! Hiqe dorën!
Qytetarja – Do ma hapësh derën të lutem tani?
Dr. Sinan M – Derën?
Qytetarja – Çohu! Të lutem!
Dr. Sinan M – Unë të kuptoj, që…?
Qytetarja – Që çfarë?
Dr. Sinan M – Ça dëshire ke…?
Qytetarja – Fakti, që unë po të refuzoj, do të thotë, që kam dëshirë?
Dr. Sinan M – Edhe komplimente për look-un! Po unë i kam shumë qejf brekët, me thënë të drejtën. Që i ke të zeza, atë e pashë. Po aman, po i ule pak, vetëm pak kështu përpara..! Se nuk jam prej…, prej…, prej druri unë…
Qytetarja – Po ça të bëj unë?!
Dr. Sinan M – Rob jam dhe unë…
Qytetarja – Po doktor! S’kam faj unë, mo doktor, se unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit!
Vampir...
Ti cqihet verra turkoshakut sunit or shiit Sinan,madje ne prani te Hanomes qe ka ne shtepi... allah uakbar!
Yyyyt kurvar i ndyre. Plehre e keqe. Gjithe mostrat kane mbetur ne kete vend. Futeni ne burg kete kerrme se na eshte qelbur vendi me kurvare. Ky vend ka marre fund. Kane ikur gjithe njerezit normal dhe kane mbetur karat me zile.
Habahahahahahhahahahaha tring tring tring
Rraseni ne burg kete shkerdhate ta praktikoje atje treshen me pahir. Ja mjeket e Shqiperise. Horra dhe kurvar
Po dhe ju te Temes keni shkruar gjithe kete carcaf.. na ca me nder trapin se do nje palo doktor te qelbur qe do te q..... si nuk pertoni more te uruar... po sa halle ka ky palo vend atje gjetet te veni...po kujt I ha le ta kruaj.. kujt I interesojne keto palo muhabete... te tilla kane ndodhur e do ndodhin ne perjetesi!!! MERUNI ME HALLET E RENDA EKONIMIKE!!!!
Qytetarja (kurva) i ka vene gjobe mjekut i cili se ka paguar dhe ja ku doli video. Duhet hetuar kush ka bashkepunuar me kete Alma K 2 dhe te arrestohen. Videot shpesh here mund te jene jashte kontekstit.
Cfare lesh konteksti te mungon ktu ty mor rrote? Ky eshte kokrra e kurvarit. Do doje te vizzitohej jot eme e jot moter nga ky zagar?
Gjakdhjeri gerki akademiki afrikani ......vari ka.......
Tredheni dhe futeni ne burg per 30 vjet. Ndyresise!
Skandal eshte, por eshte nje rast i veçuar i nje psikopati ne Shendetesine e Bablokut. Skandali i vertete eshte braktisja nga mjeket qe po i behet Atdheut çdo dite per shkak te pageses qesharake dhe trajtimit perbuzes, ne nje kohe kur Kosova sot i paguan gati 2-fishin mjeket e saj ne krahasim me Shqiperine
Legena Muhabet kurvash e kurvaresh qe jane lidhur me hajdute medjesh. Histori e njohur. Je me makine dhe po udheton per qejf apo pune tende. Del dikush femer e bukur a pa bukur qe te ben autostop. E merr ne makine dhe ne udhetim te provokon te ndjell dhe .... Nderkohe kurva regjistron . Ku di ai i shkreti kurthin. Pasi ka regjistruar fillon presioni, Dua kaq apo aq ndryshe te bej gjemen. Pasi nuk merr cfare i kane thene gjobevensit ( dhe emisioni stop nje gjobevenes eshte se nuk i rr.... per fenomenin) te ben seri i botes Qyqetarje ( personi i quajtur qytetarja qe eshte nje kurve me licence ) e cila i vardiset deri ne kriminalizim doktorit nuk mbetet pa gje, perfundimisht muhabet KURVASH E KURVARESH dhe STOP qe luan rolin e PROTEKTORIT. I njoh pa e them kete
Avash mor rrocke se ky vemje nuk eshte ndonje i pafajshem qe e provolone gjithe doktoreshat dhe pacientet femra. Eshte kokrra e kurvarit qe duhet qeruar nga posti si shume zagare te tjere. Mos na bej sikur nuk ka derra kurvar perdhunues qe i bien ne qafe femrave se kane karuc ne vend te trurit.
O Tema po ca ka per tu dhene me detaje,te gjithe kete bejne sot ne kete palo kohe.Kane qene e do jene. Kurvat sheshit jane sot,po burrat si burrat .Ja u shkaterua dhe nje familje ,ky eshte rezultati se ai qe e ka bere kaq here ate do bej akoma.. femra e duhur I thote nje stop e shikon hallin e saj
O loqe, ai kari mban pergjegjesi per sjelljen e tij njelloj si ajo qe e quan ti kurve. Ai nuk eshte burre eshte kurvar I ndyre.
Eshte kryefelliqesire fshatari I Dibres S. Manjani Ti hiqet licence e mjekut nga Urdheri i mjekut. Te beje burg dhe kur te dali te punoje per pastrimin e kanalizimeve te unjrave te zeza
Mjere kush ka mbetur ne kete vend kurvaresh te ndyre
tradita turke, sa kopila kane lene turqit ketu ne kte menyre.
Shkerdhejani robt ketij shkerdhate mjek, le te beje ca vjet burg dhe heqje licence te mjekut per nja 15 vjet dhe tredhje loqeve, keshtu i do mushka drut.
Zagar horr muti.
Xxxx. Ti hiqet licence e mjekut ketij Sinan Manjanit ketij kokrres se qelbesires, fshatarit te Dibres. U be ky te perdhosi Blumenthal e bardhe e ti vere bojen e zeze Q.Shendetesore 10 dhe gjithe personality qe punon aty. Sa per dijeni kete fshatarin Sinan Manjani e emruab dhe drejtor te Qendres shendetesore ne 2006 2010 kur nxoren ne pesion dr. Benusin. Hajde hajde zevendesoi Benusin( qytetar, me komunikim shembullor, njeri I lexuar, djale mjeku) me Sinan fshatarin. Eshte per tu ruajtur nga keta fshataret dibrane qe nuk kane pare detin me sy pa mbushur 20 vjec
Manjanet un di qe jan nga Mati.
Ketij ti presesh koqet, bastard..monster..
Gopi te ha melcine
Mjeku maskara,duhej të ishte në burg pas denoncimit,Ministria e Shëndetsis ku po kullot?Policia pse nuk e arreston apo të përdhunoi dhe ca gra të tjera e shohim e bëjmë.
Nga biseda zhvilluar me pacienten kuptohet që dr Sinanit qënka për t'ja përdhunuar deri në vdekje fisin!