Epoka e Diellës/ Profesori: Inteligjenca Artificiale do krijojë profesione të reja, por disa vende pune do zhduken

6 Nëntor 2025, 08:40Sociale TEMA
Epoka e Diellës/ Profesori: Inteligjenca Artificiale do krijojë

Profesori i Teknologjisë së Informacionit, Florenc Hidri, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se Inteligjenca Artificiale do të sjellë transformime të mëdha në strukturën e punësimit.

Sipas tij, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kërkon që sistemi arsimor dhe tregu i punës të përshtaten me nevojat e reja që po krijon Inteligjenca Artificiale.

“Disa pozicione pune do të tkurren, por do të ketë shumë role të reja. Do të ketë nevojë për inxhinierë të teknologjisë dhe për programues.

Ata do të kërkohen akoma më shumë. Programuesit profesionistë do të vazhdojnë të jenë të domosdoshëm, sepse programimi logjik mbetet thelbësor,” u shpreh Hidri.

1 Komente

  1. R
    Rraqi

    Ku është profesor ky Hidri? Se po ja fut kot për programuesit! Ata nuk do duhen se çdo gjë e zgjidh CHATGPT.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje