Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave për qytetarët.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren.
Ore po te fresku, per Bar Alna qe eshte lokal ne rruge (ka zene nje korsi rrugice me tavolina dhe vazo lulesh) qe u hoq dhe u be prape, ke ndonje gje per te thene? Apo i ke miq Qefaliajt
Nuk eshte vetem ai. Kudo sundojne vetem miqte e tyre, kurse keta bejne sikur I pastrojne. Thjesht genjejne veten e mashtrojne shqiptaret
Dergo ndonje skuader ketej nga Kashari, sepse shefet e policise te rajonit 6 kombinat, parkojne makinat e tyre mbi trotuare dhe as e rruajn fare....
Ne cdo lagje te tiranes nuk kalon dote,atje ku nuk ka karrike ka makina ne trotuare,i thua policit qe vjen verdall me nje bilbil,te pergjigjet nuk kemi ca te bejme,i kemi gjobitur...
Mir që i prish, o a ke ndonjë plan si do funksionojnë këto biznese( nëse do të vazhdojnë të punojnë prap??) Sepse as punonjësit e urbanistikës vendore nuk po din ça zgjidhje të japin! Konkretisht, dua të vazhdoj punën, në pjesën e mbetur të objektit, po e kam të pamundur të marr një leje për të vendosur një tendë diellore! Tjesht tendë ,as tavolina, as karrige! Një tendë , pa këmbë, që të mos më dëmtojë dielli ose shiu mallrat e dyqanit! Që të mos më bien mbeturinat që hidhen nga katet sipër!!! Shikojeni ktë problem zKryeministër, se kam 30 vite që kontiboj me taksa e tatime për vendin! Dua të vazhdoj punën, por po ma bëni të pamumdur!!! Që mos të pyesim pastaj pse largohen shqiptarët nga vendi!