P/ligji për barazinë gjinore, klerikët e Shkodrës: Të respektohet tabani i familjes

6 Nëntor 2025, 13:25Sociale TEMA
P/ligji për barazinë gjinore, klerikët e Shkodrës: Të

“Duhet të respektohet tabani i shoqërisë shqiptare”. Ky ka qenë mesazhi i përbashkët i arqipeshkëvit të Shkodrës dhe myftiut të këtij qyteti në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore që është hedhur për miratim në kuvendin e Shqipërisë.

Me shpresën e reflektimit të politikës dy klerikët kanë paralajmëruar se çdo devijim nga tabani i familjes shqiptare, parashikon një katastrofë të madhe.

Imam Muhamed Sytari, Myfti i Shkodrës:“Shpresoj që parlamenti shqiptar dhe klasa politike do të respektojnë tabanin dhe nuk do ta presin në besë tabanin e këtij kombi për agjenda cinike që nuk janë të shqiptarëve. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe na ruajtë nga devijimi e shthurja se ajo është katastrofë!”

Giovani Peragine, Arqipeshkëv i Shkodrës: “Flitet për poltikë e integrim në Euopë. Integrimi nuk do të thotë që duhet të humbim traditat tona. Populli shqiptar ka një traditë sa i përket vlerës së familjes e respektin për njeriun; mashkull e femër. Mirë integrimin, por duhet të mbajmë edhe identitetin shqiptar. Këtë duhet të ketë parasysh politika”.

Këto deklarata u bënë gjatë një vizite që arqipeshkëvi i Shkodrës bëri në xhaminë e restauruar të Plumbit, ku u konfirmua edhe një herë bashkëjetesa vëllazërore mes besimtarëve.

2 Komente

  1. N
    Nardi

    Mire e keni ju po servili I Surrelit per poshtet I ve edhe Lindes bole vetem qe ti beje qefin Sorrosit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TR

      Prifti dhe hoxha te shkerdhehen bashke dhe po deshen te ftojne dhe Baba Mondin e Teqes. Feja s'ka pune ne politike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje