Me 26 vota pro dhe 54 kundër, u rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës.
Pavarësisht mos realizimit të mocionit, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pati një qëndrim për situatën në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës.
Fjala e plotë:
Nuk dua të hyj në debatin e procedurës së Parlametit. Nuk dua të bëj politikë me dhimbjet e pacientëve.
Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe. Sfida nuk është vetëm e qeverisë dhe e imja si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, por mbi të gjitha është sfida ime personale, si mjeke, pasi e kam filluar karrierën time, pikërisht në atë spital onkologjik.
Pikërisht në atë spital, ku këto ditë kam prekur çdo skutë, kam takuar pacientët, familjarët, mjekët, infermierët, sanitarët pa zhurmë dhe pa media. Sfidat ekzistojnë dhe ne jemi duke vepruar.
Vetëm tre ditë më parë Këshilli Administrativ i FSDKSH, ka aprovuar rialokimin e një fondi prej 200 milion lekë, për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjenteve me barna onkologjike në QSUNT.
Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në projekt buxhetin e vitit 2026, i cili pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet i dedikuar, prej 1 miliard lekësh. Kjo është një risi.
Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike, apo duke luajtur me emocionet dhe dhimbjet e pacientëve. Zgjidhen me dedikim punë dhe bashkëpunim.
Angazhimi im ka qenë dhe është i qartë: Çdo pacient që vuan nga sëmundje onkologjikë do të trajtohet me trajtimin e duhur dhe me protokollet bashkëkohore. Ky proces ka nisur dhe nuk ka kthim pas.
Po ti moj zonje Ministre shendetesie vetem per Onkologjikun je apo vetem ate specialitet ke ,atehere shko puno si mjeke ne onkologjike , se Shqiperia ka plot paciente qe vuajne nga plot semundje kronike ??? Ka plot patologji duke e nisur nga KARDIOLOGJIA qe eshte bere e modes ataku kardiak dhe Ai qe shpeton pasojat me mbrapa ,si baj-paset dhe per te zgjatur jeten te mbijetosh duhet mjekim i zgjatur i cili koston dhe per me teper preken pensionistet te cilet kane nje pension baras me ilacet qe kostojne per nje muaj per mos te thene analizat qe duhen bere per te pare parametrat e atyre qe shkaktojne atakun??? Po nga ta dish ti , ke vetem nje profil nuk i njef keto lloj semundje qe tju qash hallin atyre qe vuajne ? Duhet QILIZEM ne shendetesi , duke filluar nga mjeku i familjes e deri tek specialistet te jene te gjithe prane pacientit e jo duke i drejtuar si ajo mjekja e BERATIT Albana qe ju thot pensionisteve te semure kronike , mblidhni leke dhe shko beni analizat ke privati shteti e ka mbyll nuk ka radhe ose ankohuni ne qeveri e jo ke mua nuk jam Une ketu tju trokase ne dere per nevojat tuaja ???? Hajde pergjigje Hajde per nje mjeke FAMILJE pa lere ndergjgjen dhe Humanizmin per keta lloj te semure qe i kane ditet e numeruara turp shume turp ???? Prandaj z. Ministre e ke gabim kur thua vetem per onkologjikun ka shume qe vuajne ,duhet te trajtohen te gjithe sipas nevojes as me shume e as me pak ? Mesa sho nuk je per te gjithe te semuret ,do te jesh me e nderuar te punosh vetem per profilin tend jo Ministre Shendetesie nuk flitet me ate gjuhe qe keni folur ju ???