FOTOT/ Qeveria gjermane ndërton sistemin e ri të kanalizimeve në Himarë: investon 42 milionë euro!

12 Nëntor 2025, 19:20Sociale TEMA

FOTOT/ Qeveria gjermane ndërton sistemin e ri të kanalizimeve në

Qeveria gjermane ka investuar ndërtimin e një sistemi të ri të kanalizimeve në bashkinë Himarë, e cila gjatë szonit turistik kthehet në një nga znat më të populluara në vend. Në një njoftim për shtyp për gazetën TemA, ambasada gjermane informon me detaje për këtë investim mjaft të rëndësishëm jo thjeshtë për bashkinë Himarë, pore dhe për ekonominë turistike shqiptaret.

Njoftimi

Një impiant i ri për trajtimin e ujërave të ndotura është inauguruar zyrtarisht në qytetin bregdetar të Himarës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm për rajonin. Ky impiant do të sigurojë që ujë i papërpunuar të mos derdhet në ujërat e pastra të Detit Jon në bregdetin e Himarës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë zyrtarë të lartë, përfshirë Zëvendëskryetarin e Bashkisë së Himarës, z. Pervin Gjikuria, Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), z. Flauer Shoshi, drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (ADF), Drejtoreshën për Shqipërinë në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, znj. Marion Fleuth-Leferink, Shefin e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim në Ambasadën Gjermane në Tiranë, Dr. Iven Schad, Drejtoreshën e Zyrës së KfW në Shqipëri, znj. Mara Drochner, si dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë nga KfW.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura është ndërtuar në kuadër të Programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale IV dhe është financuar nga Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim KfË me një investim prej 42 milionë euro, i plotësuar nga një grant prej 4.2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), i cili gjithashtu menaxhohet nga KfË. Projekti zbatohet në nivel lokal nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (ADF).

Programi për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale IV mbështetet në sukseset e programeve paraardhëse (Programet I-III), të cilat kanë siguruar furnizim me ujë 24/7 për mbi 160 fshatra në gjithë Shqipërinë. Kjo fazë e fundit fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare të Himarës dhe Orikumit, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm për përmirësimin e aksesit në ujë të pijshëm dhe dhe kanalizimeve në rajon.

Përveç impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, programi ka mbështetur ndërtimin e rezervuarëve të rinj të ujit, rrjetet e shpërndarjes dhe instalimin e matësve të ujit në disa fshatra përfshirë Kuç, Buronja, Pilur, Kudhës, Vuno, Jala, Livadh, Himarë, Qeparo dhe të tjera.

Kjo iniciativë thekson angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe autoriteteve lokale për të ruajtur mjedisin e Shqipërisë, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetet bregdetare.

Lini një Përgjigje