Nga Entela Resuli
Jetoj te “Komuna e Parisit”. Për shkak të vajzave të vogla, në punë shkoj me orar të kufizuar. Terreni është dëshira ime më e madhe.
Vetëm brenda këtij muaji nuk e kam pasur fare të nevojshme, sepse ngjarjet më kanë ardhur në lagje.
Nga ballkoni i shtëpisë kam filmuar disa raste: sherre, konflikte mes njerëzve, përplasje me policinë, deri edhe vrasje.
24 shtator — dy djem u përleshën mes tyre, skena të llahtarshme që shkaktuan panik mes banorëve, në mes të ditës, në mes të rrugës!
28 tetor — picieri ther kamerierin me thikë; njëri vdiq, tjetri përfundoi në burg.
12 nëntor — një i ri nuk i bindet policisë; këta të fundit e marrin zvarrë dhe e fusin në furgon, ndërsa dhjetëra burra të tjerë i shkojnë nga pas për ta “shpëtuar”!
Një lagje, kaq shumë ngjarje — të gjitha me tension, dhunë dhe humbje jete.
Një vend me më pak se 2 milionë banorë të mbetur, që çdo ditë prodhon vrasje, aksidente, sherre…
Boh! A ka diçka që nuk shkon këtu? Apo jetojmë brenda një fluske tensioni që vetëm fryhet dhe nuk dihet se kur — e nëse — do të plas ndonjëherë!
A ka një stres të vazhdueshëm, konstant, që po zgjat në kohë, duke i bërë njerëzit më agresivë, më të lodhur, më të demoralizuar?
A po thellohen çdo ditë e më shumë shtresat ekonomike — disa shumë të pasur që e ekspozojnë luksin e tyre, dhe të tjerë që me vështirësi kalojnë muajin?
A shoqërohet kjo me një krizë identiteti, ku krahasimi është i pashmangshëm?
Apo ndoshta duhet që të gjithë bashkë të futemi në ato kurset e motivimit, që çfarëdo të ndodhë rreth nesh ta shohim “me ngjyra”?
S'do ishte keq të shkoje te kurset e motivimit të Ermal (mediokër) Mamaqit. Vetëm se më pas bota nuk të duket me ngjyra, maksimumi do duket me dylbera pordhacër të pasur dhe me të varfër që meritojnë varfërinë.
Tirana qytet I pajetueshem...dicka mes New Sehlit dhe Dakes.
Jetoj edhe unë të Komuna e Parisit. Një zonë që ka mbi 50 mijë banorë. Nuk e di ku jetoni ju. Se Komuna është e madhe. Por unë jetoj në një ndërtesë të rrugës kryesore. Ballkonin e dritaret i kam mbi rrugë . Lajmet për vrasje e zënka i dëgjoj nga televizioni. Ju bëni politike, zonjë, sepse një atmosferë të tillë frikë mund të gjendet edhe në Amerikë. Sigurisht në demokraci njerëzit kanë interesa dhe mendime të ndryshme. Vetëm në diktaturë nuk kishte vrasje në rruge sepse ata që ishin për t'u vrarë i eliminonte shteti. Tani pse na trembni, zonjë.? TV tona nga mëngjesi deri në mesnatë nuk kanë asnjë lajm të bukur. Por vrasje, vjedhje, përdhunime, armiqësi. Nuk e di kujt i drejtoheni. Shtetit? Po ne lagjen tonë kuzhinieri vrau kamarierin. Ishit ju atje? Me siguri jo. As unë. Po çfarë duhet të bëj shteti. T'a bëjmë përsëri diktaturë të proletariatit? Kujdes, zonjë. Të keni më jetë fëmijtë tuaj dhe qëndroni mbi kokën e tyre .
Ti Labi ben mire te vesh emrin tend. Mesa duket nuk je lab por je labuc.