
Mjekja shqiptare Aurora Dollenbeg ishte e ftuar në një intervistë në Euronews Albania, për të folur rreth ligjit të ri të vendosur për studentët e mjekësisë. Dollenbeg është larguar nga Shqipëria 10 vite më parë për të ushtruar profesionin e saj në Gjermani. Megjithatë ajo tha se nëse kushtet do të kishin qenë të favorshme këtu do të kishte qëndruar.
“Ikja ime para 10 viteve në Gjermani, ka qenë jo vetëm e imja, por ka qenë thuajse një brez i tërë që u largua. Unë kam qenë e para që kam hapur lajmin në Shqipëri që në Gjermani ishte i mundur punësimi. Mund ta quaj veten fajtore për këtë eksod, por pse u bëmë fajtor ndaj vendit tonë?
Në ato kushte që ne ishim në fillim dhe kur akoma nuk ishin hapur konkurrimet për specializim, ishte një konkurrencë e jashtëzakonshme. Shumë breza, nëse fakulteti i mjekësisë prodhon rreth 300 mjekë në vit, ne ishim rreth 5 vite që ishin akumuluar, pra ishte një konkurrencë shumë e madhe për shumë pak vende specializimi dhe kushtet e tjera dihen, rrogat ishin shumë të ulta”,-tha mjekja Aurora Dollenbeg.
E pytur nëse do kishte qëndruar në Shqipëri po t’i ishin dhënë kushtet, mjekja tha se pa dyshim ajo do kishte qëndruar, madje sipas saj ajo do kishte pranuar të punonte edhe më 200 euro, por në atë kohë konkurrenca ishte shumë e madhe, ndaj dhe u largua jashtë vendit.
“Unë do kisha qenë dakord edhe për një vend punë me 200 euro vetëm që të startoja, se si një mjeke e re ti ke nevojë fillimisht që të marrësh eksperiencë, pastaj të bësh karrierë, por në atë periudhë ishte konkurrencë shumë e lartë, ndërsa në këto momente Shqipëria po lufton për t’i mbajtur mjekët”-tha presidentja e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë.
Po moj mjeke po, po 200 euro nuk te dalin te blesh letra higjenike per ne tualet se jane shtrenjtuar. Mos fol brockulla. Jetesa te mer frymen nga shtrenjtesia. Pse nuk kthehesh apo e ke te ndaluar te hysh ne Shqiperi?
Jo vetem ti por te gjithe mjeket mund te punonin me 200 euro, ndoshta dhe pa rroge fare perderisa edhe sot nje pjese e juaja (qe nuk kan ikur jashte shtetit) te shohin ne dore dhe stetoskopin per vizite ta vendosin tek xhepi i kuletes
Po kush e ka zgjedhur kete viktimen presidente, apo kjo zgjedh veten.Ik o viktime se mjeke si puna jote ka me shumice.
Cfare derdellit kjo mjeke kur thote se do rrinte ne Shqiperi edhe per 200 euro ne se do kishte ketu kushte te mira? Po rroga e ulet eshte kushte kryesor pastaj vijne te tjerat! Para 10 vjetesh kryeminister ishte ky Rama,qe as sot nuk I behet vone te reagojne se pse ikin akoma shqiptaret nga vendi! Si mund te qendrojne ketu shqiptaret kur paguhen si skllever,kur mbi 50% e bizneseve jane INFORMALE,pra mijra punonjes te tyre qe punojne ne te zeze,nuk kane kontrata pune si rrjedhoje nuk u paguhet rroga e plote,se per vite te tera atyre nuk u derdhen kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore ,pasojat e te cilave jane katastrofike per familjet e tyre sepse NUK U NJIHEN VITET E PUNES PER EFEKT PENSIONI dhe se NUK PERFITOJNE SHERBIME SHENDETESORE FALAS etj! Keta mijra SKLLEVER nuk ankohen dot se I pushojne nga puna,por edge se Rama I ka mbyllur te gjitha dyert dhe sportelet e zyrave te administrates per t'u ankuar apo denoncuar! Edhe ne administraten shteterore nuk funksionon Kontrata e Punes sepse eprori mund te pushoje nga puna edhe pa motivacion dhe ne se e fiton GJYQIN demshperblimin e paguan shteti dhe jo fajtori qe te pushimi padrejtesisht! Kjo behet se ne administrate nuk ka demokraci as shtet ligjor prandaj pushimit nga puna pa motivacion behen edhe per pastrimin e saj nga opozitaret,nga kritikuesit etj dhe se me pas mund te merren ne pune te tjeret duke dhene mijra euro ryshfet! Djali im punonte para disa viteve ne nje institucion shume te rendesishem shteteror,kishte fituar certification "EKSPERT NDERKOMBETAR" ne fushen e tij dhe ketu paguhen 500 mije leke te vjetra ne muaj dhe kur erdhi PS-ja ime ne pushtet,nje spiun aty I thote drejtorin te ri ne 2013,se ai ishte demokrat,kur ne familjarisht jemi prej 33 vjetesh socialiste,por drejtori I ri,(qe me pas u shkarkua I korruptuar(Benjamin I Rames) donte te mbronte nje njeriun e vet besnik me korrupsion! Djali I'm u largua dhe sot punon ne Kanada ne nje nga Korporatat ne te medha boterore,qe e mbajne ne pellembe te does dhe paguhet 40 here me shume se ketu ne profession e vet! A ka fytyre ky shtet qe t'i thote djalit tim qe te kthehet ketu,per t'i sherbyer SUNDIMIT TE TIJ DIKTATORIAL TE KORRUPTUAR?
E sakte..a mund ta dime si ka ikur ne Kanada djali qe te ikim.te gjithe?
Si nuk ka turp ajo qe flet gjepura dhe gazeta qe e boton TURP TURP TURP