Ndërhyrje në urat që rrezikohen

2 Tetor 2023, 21:50Sociale TEMA
Ndërhyrje në urat që rrezikohen

Ura e Viroit, ajo e Beshirit në Ndroq dhe një urë e re mbi lumin Vjosë do të jenë 3 projektet e para që do të zbatohen nga një kredi prej 51.6 mln euro, që po diskutohet aktualisht në komisionet parlamentare. Detajet u bënë me dije nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, pas një vlerësimi të qëndrueshmërisë së 100 urave ekzistuese në vend, pas tërmetit të vitit 2019.

Kreu i ARRSH foli edhe për parashikimet e reja ligjore në drejtim të rritjess së shpejtësisë së lejuar në rrugë, duke theksuar se kryesisht ato vlejnë për rrugët që do të projektohen për t’u ndërtuar.

Kredia për ndërtimin e urave do të merret nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkohë që, gjatë diskutimeve në komision theksi u vu edhe te urat e përkohshme që vendosen nga Forcat e Armatosura e që kanë nevojë të zëvendësohen, ndonëse nuk përfshihen në këtë hua.

2 Komente

  1. D
    Drita

    Po ura e baçallekut ne shkodet ,edhe ajo ka nevoje urgjente per rikostruksion total. Dhe te behej mje e re afer saj

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Ne fakt ura e Bahçallekut u ndertuar ne nje kohe kur kalonin 300 makina ne dite dhe te tonazhit me te ulet se ngarkesat e trajlerave sot,por me duket se ka dale nje projekt qe lidhet me autostradë qe shkon deri ne Milot.Skodra dhe Lezha jane dy qytete shume te rendesishme te veriut per te kaluar Europe,si nga Hani i Hotit si nga rruga e re qe do te kaloje nga delta e Bunes ku do filloje ura e re.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje