Dalja në pension është shpeshherë e kuptuar si momenti kur individët largohen nga tregu i punës, duke u fokusuar më shumë në aktivitete personale dhe pushim. Megjithatë, në Shqipëri ky fenomen merr një formë ndryshe, duke sfiduar pritshmëritë e zakonshme.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të kryqëzuara me ato të Eurostat, Shqipëria ka një normë të lartë të pensionistëve që vazhdojnë të mbeten aktivë në forcat e punës.
Në fakt, rreth 16.6% e popullsisë shqiptare, ose 1 pensionist në 6 janë ende të angazhuar në marrëdhënie pune, një shifër që e pozicionon Shqipërinë në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të pensionistëve që vazhdojnë të kontribuojnë në tregun e punës.
Sipas të dhënave nga Eurostat, vetëm 13% e pensionistëve në BE vazhdojnë të punojnë pas daljes në pension. E thënë ndryshe, norma e pensionistëve të punësuar në Shqipëri është rreth 3.6% më e lartë se mesatarja e këtij treguesi në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas Eurostat, 36.6% e pensionistëve që vazhdojnë të punojnë në Europë, shprehen se e bëjnë këtë për kënaqësinë dhe dëshirën për të mbetur produktivë, duke e konsideruar punën si një mundësi për të kontribuar në shoqëri dhe për të qenë të angazhuar.
Megjithatë, në Shqipëri, shumica e individëve mbi moshën 65 vjeç vazhdojnë të punojnë për shkak të nevojës financiare, me qëllim që të mbulojnë shpenzimet e përditshme dhe të përballojnë sfidat ekonomike që lidhen me kostot e larta të jetesës.
Pak kohe me pare , lexova diku nje artikull te perkthyer nga nje gazete amerikane , me titull " Pse nuk dalin asnje here ne pension amerikanet ? " U befasova me kete titull , por kur lexova qe ne fillim : . . . Te kutohemi drejt , edhe amerikanet dalin ne pension si kugo ne bote , por pensioni i tyre eshte aq i ulet sa , pervec se tatohet , ai nuk mund te mjaftoje kurre per pjesen derrmuese te popullates ie mbyllin muajin , nda , ne luften per ekzistence , detyrohen te punojne sa te jene gjalle . . . . . " . Keta felliqesirtat tane gazetare flasin sikur ky te ishte nje fenomen shqiptar dhe e tjerrin deri ne detaje dhe fryjne si tullumbace . Keta gazetare jane cfardo por vetem shqiptare nuk jane !
Epo Amerika eshte ashtu siç ju kishte thene Enveri, por ju s'e besuat. Ndryshon puna ne Evrope k u pensionet jane dinjitoze. Plas nga inati tani!
Ketu ne Kanada shifra eshte me larte. Gati 20% e njerezve mbi 65 vazhdojne te punojne akoma
Të punosh pas pensionit kur je i shëndetshëm eshtë kënaqësi, por të punosh për të plotësuar nevojat për të mbijetuar është dënim. Të punosh për të shlyer detyrimet financiare ndaj shtetit, për plotësimin e ushqimit të domosdoshëm, për të blerë ilaçet dhe për të bërë vizita tek mjeku (i thënçin) lëre pastaj kur të janë prishur elektroshtëpiaket. Si frigorifer, ose televizor dhe ka marrë lumi. Një mikja ime në Tiranë një ish arsimtare, grua fisnike mori rrugët e kurbetit pas pensionit vetëm për të blerë lavatriçe dhe frigorifer. Kjo në Tiranë po çfarë mund të ndodh me pensionistët në gjithë Shqipërinë. Rritni pagat e parlamentarëve, i shtoni ata në numër, bëjini si keni bërë me administratën shtetërore dhe kjo është zgjidhja për mirëqenien e qytetarëve. Bukur fort besa!
Shqiptarët kanë 30 vjet që punojnë në të zezë dhe nuk paguajnë kontributet në kasën e pensionit dhe pastaj kërkojnë pension të lartë !!! Edhe në Gjermani po nuk pate paguar kontributet nuk merr pension. Merr vetëm ndihmën sociale . Hajdeni në Gjermani o gazetarë ( investigativ) leshi dhe pyesni në rrugë pensionistët dhe dëgjoni çfarë ju thonë. Këtu në Gjermani ka pensionistë që mbledhin shishe plastike dhe kanace se nuk ju del pensioni.