“Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, por…”, Rama: Divorcet janë më të thjeshta, flas nga përvoja

22 Shtator 2025, 12:13Sociale TEMA
“Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët,

Kryeministri Edi Rama foli dhe për ecurinë e vendit tonë në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online.

“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?

Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.

“Besoj forte se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

 

6 Komente

  1. z
    zoti Shazivar

    keti rrote kari duhet ti bejne analizat per droge nje here ne 4 ore. Ky ka shkare fare nga fiqiri

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      He mo te keqen se jemi shume mangut si shoqeri per experiencen tende ne kete fushe. Pas kesaj duam edhe experiencen tende brilante se si rinia te dale nudo qe ta cojme ne fund nostalgjine e nje te droguari.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tina

        Po leri njerezit ,aman t i lidhin e t i zgjidhin vete martesat, s kane nevoje per ndihmen tuaj! Ju shikoni hallat e tjera te popullit! Kaloni nje here ne Kuzum Baba qe na u coptuan makinat dhe shkojne shume turiste shikoni rrugen.Zbrisni me poshte te rrugica e ish Aluiznit ,qe shkojne femijet shkolla nr1. Balte ,mbeturina etj pislleqe.Keto jane probleme qe ne 2025 eshte turp te diskutohen.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          A ka probleme me serjoze se keto shqiperia!Apo per te tjerat je i paafte?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            nuk e ka fjalen per ju rama, e ka fjalen per popullin e ri qe po mbledh nga azia dhe lindja e mesme. Juve ju ka vene vizen qe me kohe tani...

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edhe femijet do ti bejne

              bejne online.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje