Nuk ndalet rritja e çmimeve të ushqimeve, INSTAT: Në Prill inflacioni arriti 6.2%

9 Maj 2022, 16:02Sociale TEMA

Nuk ndalet rritja e çmimeve të ushqimeve, INSTAT: Në Prill

Rritja e çmimeve për produktet ushqimore nuk është ndalur as gjatë muajit Prill. Sipas INSTAT, inflacioni arriti 6.2% në Prill, një vit më parë ky ndryshim ishte me 1,9 % .

Kjo është rritja më e madhe e çmimeve në 10 vitet e fundit e madje që nga viti 2001 kur inflacioni ishte 7.6 %.

Rritja vjetore e çmimeve muajin që kaloi është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”me +3,56 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,23 pikë përqindje. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe transportit ka ndikuar në shtrenjtimin e jetesës për shqiptarët.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet tek “vajrat dhe yndyrat” me 24,2 %, pasuar nga “qumështi, djathi dhe vezët” me 17,1 %, ndërsa “buka dhe drithërat” me 16,7 % dhe ëmbëlsirat me 14,3 %, .

Për të frenuar rritjen e çmimeve, pak javë më parë Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit në 1%.

1 Komente

  1. K
    Klimax

    Inflacioni në muajin prill në Shqipëri arriti 6,2%?!!!!! Po atëhere Shqipëria na paska nivelin më të ulët të inflacionit jo vetëm në Europë, por edhe në botë në këtë periudhë! Hahahaha! Mirë që gënjeni, por të paktën pak më me lezet, shtoni ndonjë njësh para gjashtës! 16,2% do ishte më e besueshme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje