
Në Shqipëri, çmimet e plehrave kimikë që përdoren në buqësi janë rritur pothuajse me 50 për qind. Fermerët thonë se kjo është e papërballueshme për ta, ndërsa të tjerë kanë gjetur mënyrë alternativa për të zëvendësuar plehrat kimikë duke përdorur mbetjet e kafesë.
Fermerët në Shqipëri kanë nisur të përdorin mbetjet e kafesë si plehra kimikë. Çmimet e larta të plehrave që përdoren në buqësi, i kanë detyruar fermerët të gjejnë burime alternative.
Alban Cakalli ka një tokë në veriperëndim të Shqipërisë ku kultivon perime. Ai po eksperimenton edhe me bimë ekzotike si frutat e pasionit, ndërsa tregon se shkon në lokalet e zonës për të mbledhur mbetjet e kafesë.
“Ideja erdhi për shkak të rritjes së çmimit të plehrave dhe pesticideve të tjera të përdorura në bujqësi”, thotë ai.
Albani tregon se çmimet e plehrave që bërdoren në bujqësi janë rritur me 50 përqind kohët e fundit. Pasi lexoi disa studime se mund të përdorte edhe mbetjet e kafesë si alternativë, ai vendosi ta provojë. Tani Albani është i lumtur që po përdor një nënprodukt që do të hidhej.
“Është mirë të riciklosh gjithçka në bujqësi. Toka dëshiron të ushqehet herë pas here dhe mënyra më e mirë është që të gjitha frutat, të gjitha mbeturinat në bujqësi, të kthehen në tokë sepse kohët e fundit kemi vuajtur nga erozioni”, thotë zoti Cakalli.
Çdo ditë ai shkon në kafenetë e zonës ku banon për të marrë mbetjet e kafesë.
I përzien mbetjet e kafesë me barin e korrur dhe pret tre muaj përpra se ta përdorë tek frutat e pasionit. Por kjo zgjidhje që ai ka gjetur ka shkaktuar një konkurrencë të fortë, pasi edhe banorë të tjerë kanë filluar të mbledhin mbetjet e kafesë.
Fermerë si Albani gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë për mbështetje, pasi sipas tyre ata kontribuojnë 20 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Bersia e Kafese eshte nji nder lendet qe bejne me shume efeket kunder instekteve e kermillave gjithe demtueseve te bimeve te sapo mbjella ,dhe kjo eshte nji Metode e cila ndiqet ne mase te gjere ne Kopeshte e Fusha te mjella ne Europe dhe naturishte bio ,pa perdorimin e helmeve ne bime . Krijoni nji pike grumbullimi te Bersive te Makinave Espresso te cdo Lokali dhe shperndaheni .Ja dhe nji vend pune i ri per te papunet ,Nji Makine ca thase per ta grumbulluar dhe dhuruar Baristeve ne Klube etj dhe gjithcka shkon per se mbari .
Këto janë lajme për klikime. Çmimet rriten dhe kjo sjell perfitime për ata që shesin. Edhe fermerët besoj këtu futen,tek ata që shesin. Janë rritur plehrat por e dini sa vajti gruri, misri, jonxha etj të cilat prodhohen e shiten nga fermerët? Pra pak a shumë keshtu vërtiten gjërat. Sa për kafenë !!!!! Çtë thuash, bujqësia do plehra aq shumë sa edhe llumi i kafes së gjithë botës nuk mjafton për gjithë Shqipërinë. Dhe mos mendoni se eshte vërtet pleh që ka çdo element të nevojshëm.