Menaxhimi i flukseve migratore, promovimi i të drejtave të migrantëve dhe integrimi i tyre në shoqërinë shqiptare janë ndër qëllimet kryesore të strategjisë më të fundit mbi migracionin. Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për miratimin e strategjisë kombëtare për migracionin 2024 – 2030 dhe planit të saj të veprimit.
Kjo strategji parashikon zhvillimin e politikave efektive për migrantët që zhvendosen nga një vend në një vend tjetër për arsye punësimi, duke rritur ndikimin pozitiv të migracionit në zhvillimin social-ekonomik kombëtar ose vendor, promovimin e migracionit të rregullt, si dhe mbrojtjen e të drejtave të migrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve.
Migrimi në kontekstin shqiptar vazhdon të karakterizohet më shumë nga emigracioni ndërkombëtar i popullsisë vendase dhe më pak nga imigrimi i të huajve në vend. Strategjia e re synon që të realizojë integrimin e qëndrueshëm të shtetasve shqiptarë të kthyer nga emigracioni deri në vitin 2030, përmes vlerësimit të nevojave dhe vështirësive që ata hasin me qëllim adresimin e tyre në mënyrë efektive.
Strategjia përfshin masa për lehtësimin dhe nxitjen e kthimit të emigrantëve të kualifikuar në Shqipëri dhe maksimizimin e potencialit të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit përmes promovimit të kapitalit njerëzor dhe investues të tyre, krijimit të paketave informuese mbi procesin e kthimit dhe riintegrimit, si dhe kushtet e tregut të punës. Edhe për të huajt, gjithashtu parashikohen masa për informimin mbi format, mundësitë dhe procedurat e migrimit për arsye pune në Shqipëri, si dhe përmirësimin e veprimtarisë së agjencive private të punësimit dhe punëdhënësve, me qëllim zbatimin e standardeve të punësimit etik.
Në kuadër të agjendës kombëtare të integrimit në Bashkimin Evropian, ky dokument është hartuar në përputhje me përmbushjen e detyrimeve të kapitujve të legjislacionit evropian në fushën e azilit, migracionit dhe lëvizjes së lirë.
Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e planit të veprimit të dokumentit strategjik të Migracionit 2024-2030, për periudhën e parë trevjeçare është rreth 727.9 milionë lekë. Për periudhën afatmesme 2024-2026, shpenzimet e planifikuara në buxhetet e institucioneve përgjegjëse janë rreth 391.8 milionë lekë, të planifikuara në buxhetin vjetor dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026.
Po si? Mor Aman me llafe dhe pordhë. Se dhe 5 profesioneve të lira ju vure taksë.... Kështu i favorizon!!
O Mero koketjegulla, po boll ore boll je bere mbeshtetes i mashtrimeve te Ed Droges, ne 11 vite te pushtetit te tij jane larguar pa kthim 1 milion shqiptare e kupton 1 milion, Shqiperia so t eshte me e vogel ne numer se Kosova, jetojne 1,4 milion shqiptare. Mos valle Edi kete nisme e ka per bangladeshas, Nepaleze, indiane, arabe e lloj lloj bajgash etj. Te gjith e mbajme mend ku para 2 vitesh pronarit te nje biznesi ne Shkoder qe iu ankua per fuqi punetore i tha: Merr nga Baladeshi, India etj se nuk dine shqip dhe kur te mesojne shqipp deboj duke ofenduar e sharre rende shqiptaret, me gjithe se eshte i droguar kjo thenie nuk i falet eshte anti shqiptar.