Një debat i ashpër me protagonistë artistin Robert Aliaj dhe aktivistët Mirela Arqimandriti e Altin Hazizaj ndodhi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, teksa diskutohej mbi projektligjin për gjinitë.
“Ka mundësi ta qepi gojën ajo kush është aty”, iu drejtua Aliaj aktivistes, e cila i ndërpreu fjalën dhe kaq mjaftoi që në debat të përfshihej edhe Hazizaj, i cili e quajti të turpshme gjuhën e përdorur nga artisti.
Sipas Hazizajt, Aliaj tregoi pikërisht pse duhet votuar në Kuvend ligji i ri për barazinë gjinore, pasi në gjykimin e tij artisti i trajton gratë si plehra.
Robert Aliaj: Nuk do bëjmë debat. Unë të lash rehat dhe ajo zonja që është aty ta qepi gojën pak.
Mirela Arqimandriti: Ore je në vete ti apo jo. Mbaro aty ça ke për të thënë, hajde vazhdo.
Robert Aliaj: Më lini të flas mo se po më acaroni. Kjo është strategjia juaj. Le të jem unë gabim mo zotëri po më lini të flas. Ore këtë du me dit unë si shqiptar more, çfarë doni ju mo zotëri. Lërini shpjegimet e ligjeve dhe filozofirat e ligjeve. Ju jeni më keq se komunizmi. Ju s’keni të drejtë të imponoheni.
Altin Hazizaj: Ti këndoje atje dhe merrje edhe çmime. Po mos të ishe i lidhur me sistemin komunist nuk merrje çmime ti.
Robert Aliaj: Ju doni të imponoheni. Asgjë si bëri familjes xhihadizmi më shumë se ju.
Altin Hazizaj: Nuk e bën dot artisti debatin e ligjit. S’duhet të kishe ardhur këtu i dashur. Këtu është debat për ligjshmërinë. Fakti që këtu janë tre burra dhe po keqtrajtojnë një grua publikisht, është shfaqja më e shëmtuar misogjiniste në këtë vend. Dhe keni guximin ti thoni një gruaje mbylle gojën. Ti sapo e the mbylle gojën. T’ju vijë turp. Ja burra si puna jote që supoizohet sikur jeni intelektual dhe sot e kësaj dite i trajtoni gratë si të jenë plehra., Ja ndaj duhet ligji dhe ndaj keni dalë kundër ju. Kjo është e vërteta. Doni të mbani pabarazinë ju. Doni të mbani gra të shtypura se ky është realiteti i Shqipërisë. Ça familje, kur po i vrisni gratë.
Robert Aliaj: Le të flasim me terma këtu. Qetësohu mo. Ku është kjo barazi duke shkuar nëpër shkolla dhe duke i mësuar fëmijët si të bëhen homoseksualë. Ça lidhje ka kjo me barazinë ligjore me zotëri?
Altin Hazizaj: Ky ligj ka vetëm këtë lidhje, barazinë burrë grua.
Robert Aliaj: Barazi gjinore ka pasur që në kohën e Enver Hoxhës.
Altin Hazizaj: O Berti të lutem se këtu na ofendove. Se ai sistemi komunist ka 10 mijë të vdekur, burra e grua. Ça barazie ishte ajo Berti. Rrini tani se po flisni broçkulla.
Po cfar artisti i thone ketij Aliajt mo dy kenge ka kenduar i veshur me kostum, apo pse lyen thonjte dhe ve kto palo zyzet
Ka shum intelektual si keta ai vend?? Fjalori i ketyre lë shum per të deshiruar. Diplômat fallco po japin efektin. Kjo grop e zezë ka per te len hijen e saj mbas shum vjetesh.
Po cfare artistic eshte ky Robert qori,nje cope rrote ka@ri eshte
Që Roberti është i rrjedhur kjo dihet dhe shihet. Por këtu më duket se nuk e ka gabim. Barazi gjinore do të thotë barazi ndërmjet burrit dhe gruas, mashkullit dhe femrës dhe asgjë tjetër.
Ky Robert cimcakizi eshte trap kete e dine te gjithe, por kjo zonja nuk paska dallim me kafshet per ate qe kerkon. O derdimene , ka burre dhe grua , kaq te tjerat shko I gjej ne boten tjeter , budallacke e shekullit "modern",,,,,. Po ju nuk keni faj ju fundrina , faji eshte I atyre qe ju ftojne neper studio per te mare klikime nga te cmendurit....
Kemi një shekull në tranzicione politiko-shoqërore ku sistem mbas sistemi promovohen politikanë, intelektualë, artistë filozofë etj. mediokër dhe të dështuar, ku një ndër këta eshtë i ashtuquajturi Robert Alia i cili nga punëtor vinçi në Kombinatin Josif Pashko, më pas piktor dhe sot mender filozof. Mjerë Shqipëria, mjerë populli.
Ky debili me dylbi eshte psikopat! Pse e therrasin neper studio!?
10 mije te vdekur nga sistemi komunist shume pak per 40 vjet , vetem ne 1997 Berrisha vrau mbi 7000 mije shqiptar.....haaaa o analist i marre mendesh I perkase shtreses qe sistemin komunist i privonte te drejten e shkolles , punes , dhenien e shtepise ..... por ai sistem ndertoje shtete ,ushtri , polici , uzina , fabrika, rruge, elektrifikimi vendit , lufta kunder analfabetizmit , zhduku dallimet krahinore , ndertoje hekurudha, porte ,thau keneta, hidrocentrale kishte ligj. Kush e ndertoje universitétin , kush e ndertoje piramiden , kush e ndertoje pallatin e kultures kush e ndertoje muzeun historik, kush e ndertoje kunostidion , . Per 5 vite barazohen vitet e qendrimit ne pushtet te dy sistemeve dhe bilani eshte ai sistem ndertoje ky sistem prishi vodhi shkateroje . Krahasim i thjeshte shikoni pasurin e femijeve te diktatorit Hoxha dhe te Berrishes sot . Isha i kenaqur qe ai sistem ra por qe sistemin tjeter qe erdhi te ishte me i mire ...... Kush e ndertoje