Nën petkun e artë të vjeshtës, Rama ndan pamjet mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës

28 Tetor 2025, 08:36Sociale TEMA
Nën petkun e artë të vjeshtës, Rama ndan pamjet

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të marte disa pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës.

Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë shprehet se mali nën petkun e artë të vjeshtës ndodhet mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje