Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

26 Tetor 2025, 15:06Sociale TEMA
Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë

Kryeministri Edi Rama tha sot aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas do të jetë i pari në Europë me portën digjitale të hyrjes.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua”, theksoi Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim’ në rubrikën “Shënimet e javës”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”.

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit ka njohur viteve të fundit rritje të lartë të numrit të pasagjerëve ndërsa vendi ka përjetuar bum turistik.

4 Komente

  1. P
    Pensionistet qe biletat ua presin femijet

    Ed Rama, te dhjefshim aeroportin ujin i pijshem eshitet €3 shishja plastike 0.5 litra. Kastrati haram parate qe fiton me kete menyre! Futeni ujin e internetin falas ne koston e biletes more maskarenj jo humane. Mund te mbytesh per nje pike uji nese nuk ke para te blesh uje! Thone qe ne aeroporte e Amerikes uji i pijshem dhe internet jane falas.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu na vrau e vodhi, Rama vrau drejtesine e shpr

      Rama perdite gjen te beje lajm per te larguar vemendjen tone nga hallet e verteta te shqiptareve. Jemi pa uje, pa kanalizime, pa drejtesi, e Rama llomotit cdo dite, sikur vetem ai i ben te gjitha. Harron se se pari duhet te administroje mere buxhetin e shtetit, e te mos i beje parate rrush e kumbulla, tynele e rruge per bregdetin e jugut te silat duhet ti kish ndertuar me koncesion sektori privat. Rama sillet si diktator me investimet publike, nderkohe qe bregdeti i Durresit deri ne Shkoder eshte i mbushur me ujra te zeza e mushkonja. Ke genjen Rama se keshtu mund te futet ne BE? Vetem vehten mbase!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ulix

        Ky bandit eshte kapo i karteleve te droges ne Europe. I cili ne bashkepunim me kapon e bandave te Amerikes latine Maduron. Po helmojne femijet e Europes dhe Amerikes.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Vendi i pare me porte hyrese dixhidale, i fundit me porte hyrese per pensionet e hallegjijve. Ja ky eshte Albanistani i i palloshes se ripjelljes. Arritje historike e hajdutit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje